Autor: Suad Avdiu

Takimi mes kreut të Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministrit Albin Kurti ka përfunduar, pa ndonjë dakordim konkret lidhur me çështjen e presidentit. Abdixhiku tha se nëse LVV dhe PDK vendosin të ketë garë për këtë pozitë, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje. Sipas tij, veç nëse arrihet një marrëveshje dhe ka konsensus, atëherë mund të zgjedhet i pari i shtetit “Nëse VV dhe PDK vendos të ketë garë, atëherë shkojmë në zgjedhje sipas të gjitha gjasave, se nuk e di si do t’i bëjnë 81 vota. Konsensusi bën president. LDK ika qenë e angazhuar të gjejë…

Read More

Një incident i rëndë ka ndodhur pak më parë pranë ndërtesës “Alumina” në lagjen Karposh të Shkupit. Banorët e kësaj zone raportojnë për prani të shtuar të forcave policore në vendin e ngjarjes. Sipas burimeve të A1on, një nënë dhe një fëmijë janë hedhur nga një ndërtesë pranë “Alumina” në Shkup. Ekipet e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar menjëherë në vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme për A1on kanë konfirmuar se rreth orës 14:15 në SPB Shkup është raportuar se nga një ballkon në një ndërtesë në lagjen Karposh ka kërcyer një nënë së…

Read More

Pas vërtetimit të vrasjes me mbytje të viktimës së parë nga 25-vjeçari Trajko Bojkovski, nga fshati Mllatino i Kumanovës, Prokuroria Publike në Kumanovë ka zgjeruar hetimet nën dyshimin për një tjetër krim mizor. Sipas prokurorit Ljubomir Lape, i dyshuari mes datave 16 dhe 17 janar ka hyrë në shtëpinë e viktimës 35-vjeçare, Marija Marinkovska nga Kumanova, dhe e ka vrarë atë me goditje në kokë, fakt ky i konfirmuar nga gjurmët mjeko-ligjore. Bojkovski dyshohet gjithashtu se në periudhën mes 27 janarit dhe 12 shkurtit, në fshatin Çellopek të komunës së Staro Nagoriçanit, ka vrarë me paramendim dhe në mënyrë mizore…

Read More

Kryetari i komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se, së bashku me Zëvendës Ministren e Transportit dhe Lidhjes, znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri, kanë përuruar Rrugën 14. “Rekonstruimi i kësaj rruge është realizuar me gjatësi prej 1,020 metrash dhe gjerësi 5 metra, ndërsa në kuadër të projektit është ndërtuar edhe shteg për këmbësorë me gjatësi rreth 500 metra, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe sigurinë e lëvizjes në këtë zonë. Është ndërtuar gjithashtu edhe infrastruktura nëntokësore, përfshirë kanalizimin fekal dhe atë atmosferik, duke ofruar zgjidhje afatgjate për banorët. Kostoja e projektit, e miratuar nga Ministria e Transportit, kap vlerën prej 9.757.196,00…

Read More

Në një kohë sfidash të shumta globale, siguria dhe stabiliteti ndërkombëtar mbeten vlera themelore që kërkojnë vendime të përgjegjshme dhe lidership të qartë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar historikisht rolin e tyre si garantuese të paqes, stabilitetit dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Si aleate e përhershme dhe partnere strategjike e SHBA-së, Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të përbashkëta që na lidhin: demokracisë, lirisë, sigurisë kolektive dhe mbrojtjes së paqes. Partneriteti ynë me SHBA-në nuk është thjesht politik, por është partneritet vlerash dhe orientimi strategjik. VLEN thekson se vendi ynë, si anëtar i NATO-s,…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë mbledhjes së Këshilli Ekonomiko-Social i Maqedonisë së Veriut, deklaroi se paga minimale do të rritet dhe se punëtorët do të marrin paga më të larta duke filluar nga muaji prill informon Tetovasot. Sipas Mickoskit, Qeveria ka rregulluar marrëdhëniet e punës me shumicën e institucioneve përmes marrëveshjeve kolektive, të cilat do të vlejnë deri në vitin 2028. Ai njoftoi gjithashtu se është arritur marrëveshje me sindikatat UPOZ dhe SADU për rritjen e pagave të administratës, ndërsa në marrëveshje janë përfshirë edhe sindikata të tjera. “Sot në rend dite është informata për lartësinë e…

Read More

Një skandal i rëndë ka tronditur Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), ku një inspektor policie, i punësuar gjatë mandatit të ish-ministrit Oliver Spasovski, dyshohet se ka drejtuar për vite me radhë helikopterin e policisë duke përdorur një leje të falsifikuar. Sipas informacioneve, që ka siguruar portali „Skopje INFO“ gjatë kësaj periudhe, me këtë helikopter janë transportuar edhe figura të larta politike dhe ministra. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale pranë MPB-së ka dorëzuar padi penale kundër personit të punësuar si kryepilot në Departamentin e Njësive Ajrore. Ai dyshohet për veprën penale “Falsifikim i dokumentit” sipas…

Read More

Kopshti  “Rrezja” në fshatin Orizare, Komuna e Likovës, ka pranuar një donacion të vlefshëm të siguruar nga Fadil Alili, i cili ka dhuruar doreza mbrojtëse për duar me mbështetjen e Spitalit të Cyrihut. Ky donacion synon përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare dhe rritjen e sigurisë për fëmijët në këtë institucion parashkollor. Në transportimin e donacionit kanë kontribuar familja Alili nga fshati Likovë, z. Mesud Sanin, shtetas turk, si dhe z. Agron Selimi dhe z. Ismail Selimi nga fshati Orizare. Nga çerdhja shprehin mirënjohje të sinqertë për të gjithë kontribuuesit, duke vlerësuar lart mbështetjen dhe humanizmin e treguar ndaj fëmijëve.

Read More

Sipas njoftimit  nga Ministria e Punëve të Brendshme), më 28.02.2026 në ora 19:20 në SPB Shkup, I.J. (21) nga Shkupi ka raportuar se më 27.02.2026, në zonën e Gazi Babës, pas një keqkuptimi në komunikacion, është sulmuar fizikisht nga N.J. (56) dhe Xh.J. (26), të dy nga Kumanova. Sipas policisë, gjatë sulmit janë përdorur edhe mjete të forta. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse./Kumanovski Muhabeti

Read More

Bota si duket në kërkim të paqes po sjellë konflikte të reja. Krejt në mënyrë të papritshme në mediat sociale vërshuan lajmet e pamjet teksa hidheshin raketa e sulmet kishin filluar mbi qiellin e Iranit. Me çka konflikti mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit ka hyrë në një fazë dramatike. Por, çfarë pasojash prodhojnë këto ngjarje për vendin tonë? shkruan Zhurnal. SHBA, Izrael – Iran, çfarë ndodhi? Ky është momenti më i rrezikshëm në marrëdhëniet SHBA–Iran që prej dekadash, me pasoja të menjëhershme për stabilitetin global. Vrasja e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei shënon tentimin për të t’i dhënë…

Read More