Autor: Suad Avdiu

Bulevari “3-MUB” gjelbërohet me drunj të rinj – qyteti drejt një pamjeje më të bukur dhe më të freskët Bulevari 3-MUB po merr pamje gjithnjë e më të mirë , u mbollën drunjë të ri përgjat rrugës- trotuareve. Edhe shumë rrugë të qytetit së shpejti do ta marin këtë pamje. Shpesoj të kujdesemi gjithë qytetarët për to që të mos dëmtohen ,që ta ndjejmë përherë kënaqësinë e këtyre pamjeve . Besoj se me kalimin e kohës këta drunj do të bëhen pjesë e pandashme e qytetit tonë dhe do i japin qytetit bukuri, freski dhe jetë

Read More

Ushtria izraelite ka publikuar një video që tregon një pilot aeroplani luftarak të Forcave Ajrore Izraelite, duke shmangur një raketë iraniane të mbrojtjes ajrore gjatë operacioneve mbi Iranin. “Ka një tjetër lëshim, duke u drejtuar mbi retë”, dëgjohet piloti duke thënë në video. Sipas IDF-së, aeroplani kishte kryer sulme në Teheran. Ushtria thotë se aeroplanët luftarakë izraelitë kanë kryer mbi 1,000 fluturime mbi Iranin që nga fillimi i konfliktit të shtunën. Madje kanë goditur objekte të rëndësishme që shërbenin si strehë për eprorët e lartë ushtarakë iranian.

Read More

Fidan Peci, 27-vjeçar, dhe Ardian Avdyli, 21-vjeçar, janë dy të rinj që humbën tragjikisht jetën pas një aksidenti në Itali të premten. Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar me dhimbje dhe u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve, miqve dhe të gjithë atyre që i njohën. Ai tha se humbja e jetëve të reja është dhimbje e madhe për familjet, por edhe për mbarë qytetin tonë dhe Kosovën. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të dy të rinjve mitrovicas, Fidan Peci (27 vjeç) dhe Ardian Avdyli (21 vjeç), të cilët humbën jetën në një aksident…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin në Shkup, ku një nënë dhe vajza e saj e mitur humbën jetën pasi u hodhën nga një ndërtesë banimi. Familjarët e viktimave shprehen se ato janë “viktima të sistemit”, duke akuzuar institucionet për mosveprim pas denoncimeve të vazhdueshme për dhunë në familje. Në një reagim publik, vëllai i gruas së ndjerë deklaroi se prej vitesh ishin bërë kallëzime për dhunë fizike dhe psikologjike, kërcënime dhe raste të tjera serioze, por sipas tij, institucionet nuk kishin ndërmarrë masa të mjaftueshme për t’i mbrojtur ato. “Edhe pse e kam të vështirë, dua të flas…

Read More

Në historinë e rezistencës shqiptare në Kosovë, beteja e marsit 1998 në Prekaz mbetet një nga momentet më të dhimbshme dhe më të lavdishme. Aty, krahas komandantit legjendar Adem Jashari, qëndruan edhe shumë anëtarë të familjes së tij, mes tyre edhe djali i vëllait, i riu Besim Hamëz Jashari, përcjell INA. Besimi ishte ende fëmijë vetëm 16 vjeç, por dëshmitë e asaj kohe tregojnë se ai nuk qëndroi i fshehur. Në ditët e rrethimit të familjes Jashari nga forcat serbe, ai doli në pozicion mbrojtjeje përkrah babait të tij, Hamëz Jashari, dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Sulmi ndaj familjes…

Read More

Ministria e Mbrojtjes e Katarit thotë se ka rrëzuar dy avionë SU24 që vinin nga Irani. Gjithashtu thotë se ka kapur shtatë raketa balistike dhe pesë dronë “të cilët shënjestruan disa zona në shtet sot”, raporton BBC. Të gjitha raketat u rrëzuan para se të arrinin objektivat e tyre, shton ajo.

Read More

Një lehonë e lindur në vitin 1991 ka ndërruar jetë të shtunën në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri, disa orë pasi i ishte nënshtruar një operacioni cezarian. Lajmi u bë i ditur nga “Sloboden Peçat”, duke u thirrur në burimet e veta. Ministria e Shëndetësisë e ka konfirmuar informacionin dhe njoftoi se ka marrë njoftim nga spitali se rasti është shqyrtuar sot nga komisioni për cilësi. Autoritetet paralajmëruan se informacione më të detajuara do të bëhen të ditura gjatë ditës së nesërme.

Read More

Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka përfunduar procedurën para-hetimore në rastin e vdekjes së 32-vjeçarit Vedat Ademi në spitalin e Kumanovës. Prokurorja Teuta Bediu Ramadani informoi sot se është kryer një ekzaminim shtesë mjeko-ligjor, është hapur rast kundër dy mjekëve dhe një infermiere, përcjell “Faktor”. “Procedura para-hetimore për atë rast ka përfunduar, është kryer një ekzaminim shtesë mjeko-ligjor, është hapur rast kundër dy mjekëve dhe një infermiere, ndërsa Prokurori Publik Isa Sulejmani është duke vepruar. Rasti është për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve me pasojë të rëndë vdekjen, rasti po punohet dhe po veprohet, të gjithë mjekët që mund të…

Read More

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin ndaj gazetarit të Nacionales, Burim Pacolli, i cili është sulmuar fizikisht nga disa persona pasditen e sotme, gjë të cilën e ka njoftuar mediumi ku punon. AGK-ja ka ftuar policinë për gjetjen dhe kapjen e autorëve, duke thënë se liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. “AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm që ka cenuar integritetin fizik të Pacollit, dhe e fton Policinë e Kosovës për gjetjen dhe kapjen e autorit/autorëve, pas denoncimit që Pacolli ka bërë. Liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është…

Read More

Si hakmarrje për bombardimet, Irani po sulmon vazhdimisht bazat amerikane në shtetet e Lindjes së Mesme. E faqe të ndryshme të serbëve në rrjete sociale, raportojnë se shumë serbë po ua dërgojnë shërbimeve të ndryshme të Iranit koordinatat e kampit ushtarak Bondsteel në Kosovë. Kjo bazë është amerikane dhe sipas serbëve, edhe ajo duhet të jetë cak i sulmeve të Iranit. “Ja një bazë tjetër amerikane! Faleminderit paraprakisht”, thuhet në një postim në rrjetin social “X”.

Read More