Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Policia e Maqedonisë parandalon vetëvrasjen e një të mituri pas postimit në rrjetet sociale

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Mars, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sektori i Krimit Kibernetik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme informon se gjatë 24 orëve të fundit, në suaza të aktiviteteve të rregullta për monitorimin e hapësirës digjitale, u detektua një postim në një rrjet social me përmbajtje e cila tregonte për synimin e mundshëm të vetëvrasjes nga një përdorues i mitur.

Siç thonë nga MPB, menjëherë pas marrjes së informacionit, u ndërmorën veprime urgjente dhe të koordinuara, me ç’rast u morën të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për të konstatuar identitetin dhe vendndodhjen e personit.

“Brenda një kohe të shkurtër u gjet përdoruesi, është kryer intervistë me të dhe është konstatuar se personi është i sigurt dhe në gjendje të mirë. Për ngjarjen janë njoftuar edhe prindërit, të cilët janë të njohur me situatën e përgjithshme dhe hapat e mëtejshëm. Kjo ngjarje thekson edhe një herë rëndësinë e monitorimit të kujdesshëm të sjelljes së të rinjve në hapësirën digjitale. U bëjmë thirrje prindërve të mbajnë komunikim të rregullt dhe të hapur me fëmijët e tyre, të tregojnë interes për aktivitetet e tyre në rrjetet sociale dhe të reagojnë menjëherë kur vërejnë tërheqje, ankthe, postime kërcënuese ose shqetësuese dhe sjellje të tjera të pazakonta”.

“Njëherësh, u bëjmë thirrje miqve, shokëve të shkollës dhe të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale: nëse vërejnë postime me përmbajtje që i referohen vetëlëndimit, mungesës së shpresës ose njoftimeve për vetëvrasje, të përdorin menjëherë mekanizmat e raportimit të kësaj platforme dhe nëse e dinë identitetin e personit, të njoftojnë prindin, kujdestarin, mësuesin, ndonjë person tjetër më të.moshuar ose stacionin më të afërt të policisë”, thonë nga MPB.

“Reagimi në kohë mund të shpëtojë jetë njerëzore. Përgjegjësia e përbashkët, vëmendja dhe kujdesi janë thelbësore në parandalimin e tragjedive. Sektori i Krimit Kibernetik mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e qytetarëve në hapësirën digjitale dhe do të vazhdojë me aktivitete të intensifikuara që synojnë zbulimin e hershëm dhe parandalimin e fenomeneve të rrezikshme”, theksojnë nga MPB.

Lexuar: 40

Lajme te ngjashme

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Lajmet e fundit

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.