Kopshti “Rrezja” në fshatin Orizare, Komuna e Likovës, ka pranuar një donacion të vlefshëm të siguruar nga Fadil Alili, i cili ka dhuruar doreza mbrojtëse për duar me mbështetjen e Spitalit të Cyrihut.
Ky donacion synon përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare dhe rritjen e sigurisë për fëmijët në këtë institucion parashkollor.
Në transportimin e donacionit kanë kontribuar familja Alili nga fshati Likovë, z. Mesud Sanin, shtetas turk, si dhe z. Agron Selimi dhe z. Ismail Selimi nga fshati Orizare.
Nga çerdhja shprehin mirënjohje të sinqertë për të gjithë kontribuuesit, duke vlerësuar lart mbështetjen dhe humanizmin e treguar ndaj fëmijëve.


