Autor: Suad Avdiu

Izraeli ka nisur një valë të re të bombardimeve në Teheran dhe Bejrut, në ditën e katërt të sulmit ndaj Iranit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Amerikë në Riad është goditur nga dy dronë të Iranit në kundërpërgjigje. Sipas Iranit, edhe një objekt i bazës ajrore amerikane në Bahrejn është shkatërruar. Një zyrtar i lartë iranian ka kërcënuar me hedhjen në erë të çdo anije që tenton të kalojë nëpërmjet Ngushticës së Hurmuzit – rrugë kyçe për naftë dhe gaz. Në anën tjetër, sekretari i Shtetit amerikan, Marcio Rubio, ka paralajmëruar se goditja më e madhe ende nuk ka…

Read More

Një prokuror publik në detyrë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kreu inspektimin e vendit të ngjarjes në Karposh të Shkupit, ku një grua dhe një fëmijë i mitur vdiqën pasi ranë nga një ndërtesë shumëkatëshe. Prokuroria Publike njoftoi se prokurori publik ka urdhëruar autopsi të trupave të të ndjerëve, si dhe mbledhjen e gjurmëve dhe provave të tjera materiale me qëllim që të hidhet dritë e plotë mbi ngjarjen. “Po zhvillohen intervista me disa persona që mund të kenë informacione rreth shkaqeve të ngjarjes”, bën të ditur Prokuroria Publike. Prokuroria njofton më shumë detaje mbi veprimet gjatë ditës së…

Read More

Tre persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kalim illegal të kufirit në Han të Elezit. Sipas policisë, dy nga të ndaluarit janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa tjetri është kosovar. “Policia gjatë patrullimit ka ndaluar tre të dyshuar meshkuj dy prej tyre shtetas të Maqedonisë Veri ndërsa tjetri kosovar, të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni V. –R. Kosovës”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt  hetimore, transmeton Klankosov.tv.

Read More

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, kjo për shkak siç thonë nga MPB për shkak të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte. “Më 03.03.2026 (e martë), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, SH.T. z. Mark Rutte, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për shkak të vizitës, Njësiti për Siguri në Trafikun Rrugor do të marrë masa për vendosjen e një regjimi të posaçëm trafiku në zonën qendrore të qytetit të Shkupit”. “SPB Shkup u…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 6, ndërsa maksimale do të lëvizë nga 14 deri në 20 gradë. Në Shkup me diell me vranësira të pakta deri në mesatare. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë…

Read More

Në Maqedoninë Veriut gjatë muajit shkurt janë regjistruar gjithsej 19 066 kundërvajtje në komunikacion. Këto raste janë regjistruar nga projekti “Qyteti i Sigurt”. Muajin e kaluar ka pasur mesatarisht 706 kundërvajtje në ditë, ndërsa këtë muaj 680, transmeton Portalb.mk. “Në periudhën nga 01.02.2026 deri më 28.02.2026, nga sistemi “Qyteti i Sigurt” në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë vendosur kamerat, janë regjistruar gjithsej 19,066 shkelje Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të regjistruara”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut. Më së shumti kundërvajtje janë për tejkalim të shpejtësisë, ashtu që ky lloj i dënimeve ka arritur deri 95 përqind…

Read More

Mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, mediat raportojnë se Irani po shqyrton mundësinë e një sulmi iranian ndaj bazës Ashraf-3 në Manzë të Shqipërisë, ku ndodhet selia e organizatës opozitare iraniane të njohur si MEK (Muxhahedinët e Popullit). Sipas njoftimeve të publikuara në Telegram nga shërbimi i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), objekt i mundshëm i veprimeve mund të jetë një strukturë që Teherani e konsideron të lidhur me aktivitete armiqësore. Burime të cituara nga media të huaja pretendojnë se pas goditjeve të fundit iraniane ndaj objektivave në Qipro, Irani nuk po kufizohet vetëm brenda rajonit kur…

Read More

Hoteli i ish kreut të DSK-së Sasho Mijallkov në Ohër siç duket këtë verë do t’i presë mysafirët e parë. Edhe pse aktivistët për mbrojtjen e mjedisit kundërshtojnë ashpër ndërtimin e tij, hoteli i cili ndërtohet në lokacion atraktiv në lagjen Goricë në afërsi të bregut të liqenit, ka hyrë thuajse në fazën përfundimtare. Nga “Ohri SOS” theksojnë se shqetësim përbën mosrespektimi i rekomandimit të Komitetit për Trashëgimi Botërore për ndalim të përkohshëm të aktiviteteve ndërtimore, deri në përgatitjen e një vlerësimi strategjik mbi ndikimet ndaj mjedisit jetësor. „A po mbrohet me qëllim përmes një përgjigjeje të tillë interesi privat…

Read More

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka kritikuar ashpër koalicionin VLEN, duke e cilësuar atë si një “moçal politik”. Taravari në “Debat në Shenja” tha se situata brenda koalicionit është e papranueshme dhe e mbushur me përplasje të vazhdueshme mes eksponentëve të tij. “Mua VLEN-i më duket një moçal politik, realisht. Është e gërditshme kur e sheh çfarë ndodh brenda. Janë përplasje të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Ne s’kemi asnjë lidhje me ta dhe as që më intereson kush do të jetë në krye – qoftë Azir Aliu, Arben Fetahu, Fatmir Limani apo Bilall Kasami,” deklaroi Taravari. Ai shtoi se…

Read More

Ministrat e koalicionit VLEN, bashkë me kryeparlamentarin Afrim Gashi dhe Kryetarin e Komunës së Bogovinës Feti Abazi, kanë marrë pjesë në një darkë iftari të organizuar nga Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas. Iftari është organizuar me iniciativë nga Ambasadori Rokas, në shenjë respekti për besimin e ministrave shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të muajit të Ramazanit.

Read More