Autor: Suad Avdiu
Kryeministri i vendit, Albin Kurti pak më parë ka zhvilluar një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se përgjatë këtij takimi, Kurti i ka kërkuar Abdixhikut që t’i bëjë kuorumin Glauk Konjufcës, si kandidat për president të vendit. Takimi Kurti- Konjufca u mbajt në ambientet e Kuvendit. Të dy udhëheqësit e partive janë takuar qe tri herë në një javë, në përpjekje për arritjen e një dakordimi për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Pas takimit Kurti-Abdixhiku, LDK-ja është mbledhur për të diskutuar lidhur me këtë çështje, transmeton IndeksOnline. Nënkryetari i kësaj partie, Kujtim…
Ministri i Mbrojtjes i RMV-së Vlado Misajlovski priti në aeroportin e Shkupit Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në vend. “Është nder të mirëpresim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte. Në kohë sfidash serioze të sigurisë, është me rëndësi të veçantë që të kontribuojmë së bashku për sigurinë, paqen dhe stabilitetin”, shkroi Misajlovski në Facebook. Nga aeroporti i Shkupit, Rutte dhe delegacioni i tij u nisën për në Vilën në Vodno, ku do të pritet nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Sekretari i Përgjithshëm do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe…
Një hap gjigant në Ortopedi – Dy kërdhokulla (kuka), një operacion, një sukses i mjekëve -Për herë të parë në Klinikën Universitare për Sëmundje Ortopedike “Nëna Terezë” – Shkup realizohet me sukses ndërhyrja e zëvendesimit të tëdy nyjeve te kerdhokullave (kuka) ne nje akt të vetëm operativ. Ky shtë një hap i rendësishëm në avancimin e kirurgjisë ortopedike në vendin tonë. Beneficionet e ndërhyrjes në një akt të vetëm: • Nje anestezi e vetme • Një hospitalizim i vetëm • Rehabilitim i përbashket dhe më i shpejtë • Rikthim më i shpejtë në aktivitetet e përditshme • Më pak stres…
Britaniku, Jonathan Mark Harrison, i njohur si Jon Harrison veteran i luftës në Kosovë, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku paralajmëron për rrezikun e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës së sigurisë në Kosovë.Në mesazhin e tij në Facebook, ai flet për një moment të ndjeshëm gjeopolitik, duke përmendur luftën në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe rolin e NATO-s, ndërsa sugjeron se Serbia mund ta shfrytëzojë këtë situatë për veprime ushtarake, përcjell “Bota sot”. Harrison u bën thirrje institucioneve të sigurisë në Kosovë që të jenë në gatishmëri të shtuar, duke përmendur Forcën e…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se “nuk ka plot Aleanca”. “Nuk ka plot Aleanca, ka vetëm një pjesë e drejtorëve të Aleancës që kanë mbetë me VLEN-in. Ato janë VLEN. Sela ka të drejtë të thotë sepse ka qenë ish-kryetar i partisë, e ka udhëhequr partinë një kohë, dhe ndarja mes Aleancave ajo ka qenë. Edhe aty mund të ketë një kontest. Këto janë një shoqatë aksionare, që janë në VLEN. Asgjë më shum. Nuk mund të ketë plot Aleanca. Ka nëse thuani fraksione mund të thuani fraksioni i Taravarit dhe fraksioni…
Një tërmet u regjistrua këtë mëngjes në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë me magnitudë prej 2.2 ballë sipas shkallës Rihter. Sipas informacioneve, tërmeti ndodhi në orën 05:21. Epiqendra ishte e vendosur rreth nëntë kilometra në jugperëndim të Tetovës, në një thellësi prej pesë kilometrash. Ky është një tërmet me intensitet të ulët, i cili zakonisht nuk shkakton dëme materiale, por mund të ndihet nga qytetarët në afërsi të epiqendrës. Aktualisht nuk ka informacion në lidhje me pasojat e mundshme.
Kryeministri Albin Kurti edhe sot po zhvillon takim me Kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku. Takimi po mbahet në ambientet e Kuvendit, ndërsa palët nuk janë deklaruar për media. Pas takimit të djeshmëm, Abdixhiku deklaroi se nuk është arritur asnjë marrëveshje për çështjen e presidentit. Madje ai theksoi se nuk ka marrë asnjë propozim nga Kurti për kandidatin për president. /Insajderi.org
Adnan Merovci, ish-bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës ka treguar me shifra, rrogën që atëkohë merrte Rugova si President i Kosovës. I pyetur se sa ishte rroga e presidentit Ibrahim Rugova në vitet e 90-ta, ai tha se nuk i kujtohet saktë se sa ka enë, sepse ka lëvizur. “Më lejo të them se nuk po më kujtohet saktë, por sigurisht ka qenë një rrogë që i ka kaluar 500 ose 600 marka, ndoshta kah fundi i është afruar 1000 markëshit me krejt shpenzimet. Rrogën e fundit prej 1 mijë markash, thotë se Rugova e ka arritur në vitin 1997-1998. “Sepse po…
Kryeministri, Albin Kurti, është takuar mbrëmë me presidenten, Vjosa Osmani për të diskutuar rreth çështjes së presidentit. Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Insajderi në takim prezent kanë qenë vetëm presidentja Osmani, dhe kryeministri Kurti. Kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri. Partitë politike parlamentare ende nuk kanë arritur marrëveshje për të siguruar 80 votat e nevojshme. 5 marsi është dita e fundit kur deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta zgjedhin presidentin.
Ministria e Kulturës ka njoftuar agjendën e plotë të aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars. Më 5 mars, në ora 08:00, ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së. Në ora 09:00 do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërsa në ora 10:00 do të zhvillohen seanca solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në kuvendet komunale. Në mesditë, në ora 12:00, do të bëhet rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa në…
