Autor: Suad Avdiu
Autostrada e gjatë 57 kilometra filloi të ndërtohet në vitin 2014, dhe deri më tani janë hapur rreth 40 kilometra, përkatësisht seksionet Vrbjani-Botun dhe Klimeshtani-Ohër, ndërsa pjesa tjetër është ende në ndërtim e sipër. VMRO-DPMNE në pushtet ka premtuar gjatë dy viteve të fundit se i gjithë segmenti i autostradës do të përfundojë deri në fund të vitit 2026. Por sipas njoftimeve të fundit, kjo nuk do të ndodhë këtë vit. Ndryshimet ligjore të miratuara në Parlament parashikojnë një aneks të ri të Marrëveshjes, i cili zgjat afatin për përfundimin e autostradës deri më 31 maj 2027. Ky dokument parashikon…
Zyrtarë izraelitë kanë publikuar një hartë të rrezes së raketave iraniane, ku pretendohet se mund të “arrijnë” edhe deri në Evropë, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Rreziku i një lufte në Lindjen e Mesme mori një kthesë shqetësuese. Ajo që filloi si sulme të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit është shndërruar në një nga krizat gjeopolitike më serioze të dekadave të fundit, me pasoja që tejkalojnë kufijtë e rajonit. Zyrtarë izraelitë dhe perëndimorë thanë se raketat balistike iraniane kanë kapacitet që të arrijnë qëllime jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe thellë në Evropë. Në një deklaratë, Ministria e Punëve…
Sonte në hotelin “Holiday Inn”, Izet Mexhiti pritet të zyrtarizojë shkrirjen e Lëvizjes Demokratike (LD), përkatësisht shpërbërjen e të gjitha organeve partiake dhe strukturave drejtuese të saj, shkruan Zhurnal.mk Ky hap vjen në kuadër të procesit të unifikimit të subjekteve opozitare shqiptare, me qëllim krijimin e një force të përbashkët politike. Me këtë vendim, Lëvizja Demokratike e Mexhitit, së bashku me Aleancën për Shqiptarët (krahu i Arben Fetait), Lëvizja Besa dhe subjektet e tjera pjesë e koalicionit “VLEN”, do të ecin drejt formalizimit të një partie të vetme politike. Burime partiake bëjnë të ditur se procesi përfshin shkrirjen e organeve…
Një vetaksident i rëndë ka ndodhur sot në Shkup, ku një veturë ka dalur nga autostrada afër fshatit Radishan, ku si pasojë një person ka mbetur i vdekur. Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, ndërsa për rrethanat e plota të ngjarjes pritet të dalin detaje shtesë nga autoritetet kompetente.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, u takua me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, në të cilin morën pjesë: koordinatorët dhe zëvendëskoordinatorët Nikolla Micevski, Jovanka Trençevska, Bekim Qoku, Rina Ajdari dhe Boban Karapejovski; shefi i Delegacionit Parlamentar në AP të NATO-s, Dragan Kovaçki dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska. Kryetari Gashi, duke e uruar mirëseardhjen në Dhomën Ligjvënëse, e njoftoi mysafirin me situatën aktuale në vend, në dritën e tensioneve gjeopolitike aktuale në Lindjen e Afërt dhe luftës në Ukrainë. E theksoi politikën e përkushtuar të…
Më datë 02.03.2026, në ora 21:20 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria shtetasen A.L. (18 vjeçe) nga Tetova. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor në rrugën “Marshall Tito”, punonjësit e policisë kanë ndaluar një traktor me targa të Tetovës, të cilin ajo po e drejtonte. Pas marrjes së masave, u konstatua se A.L. nuk posedonte patentë shoferi. Traktori është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet padi përkatëse./Tetova1
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e RMV-së njofton se po punon intensivisht për të siguruar kushte për evakuimin e duhur dhe të sigurt të qytetarëve të Maqedonisë nga zonat e prekura, përfshirë edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe. “Aktualisht po zhvillohen plane për kthimin e qytetarëve të Maqedonisë nga Izraeli nëpërmjet Egjiptit, duke përdorur fluturime komerciale dhe, nëse është e nevojshme, avionë qeveritarë. Për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, po shqyrtohet mundësia e punësimit të një fluturimi komercial ose çarter, varësisht nga kushtet e sigurisë dhe logjistike”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Në periudhën…
NATO nuk është i përfshirë në ngjarjet në Lindjen e Mesme, por do të angazhohet për mbrojtje të plotë nëse ndonjë vend anëtar sulmohet nga Irani. Këtë e theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, në Shkup, në takimin me presidenten dhe komandanten e përgjithshme të shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova. Siljanovska konfirmoi se prezenca e Rute në Maqedoninë e Veriut tregon mbështetjen e NATO-s ndaj vendit. “E dimë që Irani është eksportues i kaosit dhe përgjegjës për dekada për sulme terroriste dhe tentativa atentatesh. Nga përvoja ime personale dhe nga vendi im, ku ekziston diaspora iraniane e rrezikuar nga regjimi…
Dënime maksimale prej 400 mijë eurove për marketet që nuk do ta respektojnë ligjin për tregti korrekte (lojale), paralajmëron zëvendësministri i Ekonomisë Marjan Ristevski, duke u thirrur në ndryshimet e reja në Ligjin për praktika tregtare jokorrekte. Ndryshimet e ligjit, pritet shumë shpejt të të miratohen dhe fillojnë të zbatohen gjatë këtij viti. Aktualisht, gjoba maksimale për mosrespektimin e këtij ligji është 20 mijë euro. (plusinfo)
Një ngjarje e rëndë sot ka ndodhur në Tetovë, pasi një 10-vjeçar ka rënë nga ballkoni i apartamentit në të cilin jetonte dhe ka ndërruar jetë. Nga SPB Tetovë thonë se denoncimin për këtë rast e kanë marrë në orën 09:25, ndërsa 10-vjeçari ka pasur probleme shëndetësore. “Sot (03.03.2026) në orën 09:25, Departamenti i Policisë së Tetovës mori një njoftim se një djalë 10-vjeçar nga Tetova i ndjerë është sjellë në Spitalin Klinik të Tetovës”.”Sipas njoftimit, fëmija, i cili kishte probleme shëndetësore, ka rënë nga ballkoni i apartamentit ku jetonte në Tetovë, dhe prindërit e tij janë njoftuar për incidentin…
