Autor: Suad Avdiu
Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt hapësirës ajrore turke, tha Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare. Raketa u lëshua nga Irani dhe kaloi nëpër hapësirën ajrore irakiane dhe siriane përpara se të kapej, raporton Türkiye Today. Një deklaratë e ministrisë u tha se një raketë balistike e lëshuar nga Irani u kap dhe u neutralizua në kohën e duhur. Fragmente të raketës interceptuese ranë në rrethin Dortyol të provincës Hatay pasi kërcënimi u shkatërrua në ajër. U konfirmua se mbeturinat i përkisnin një rakete mbrojtëse, jo një…
Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe SHBA-ve kundër Iranit ka përhapur shqetësime edhe te qytetarët e Maqedonisë së Veriut për rritjen e mundshme të çmimeve ushqimore dhe jo vetëm, megjithatë ministri i Ekonomisë thotë se ende është herët të thuhet nëse do ketë ndikim të tillë, shkruan Portalb.mk. Disa qytetarë të pyetur nga Portalb u shprehën të shqetësuar se lufta në Lindjen e Mesme mund të ndikojë rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe çmimeve tjera “Normal se kemi frikë, jetojmë në një vend ku gjithnjë kemi pasiguri, të them të drejtën presim që të rriten çmimet si e…
Kryeministri u konfirmoi anëtarëve të Kuvendit të Maqedonisë se ligji për përfaqësim të barabartë ka kaluar filtrat e Komisionit të Venecias dhe pret që ai të paraqitet në seancën plenare dhe të miratohet së shpejti. “Ligji ka kaluar filtrat e Komisionit të Venecias dhe vërejtjet janë përfshirë në ligj. Shpresoj dhe pres që anëtarët e parlamentit ta mbështesin këtë ligj, i cili, sipas bindjes sonë të thellë, është në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare dhe presim që nuk do të ketë probleme me kushtetutshmërinë, siç ndodhi me disa zgjidhje ligjore të kaluara. Me këtë ligj, kriteri i parë do…
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se deri më sot, gjithsej 632 shtetas të RMV-së kanë kërkuar informacion në lidhje me evakuimin nga rajonet e prekura të Lindjes së Mesme. Nga këta, 136 persona janë raportuar në Doha, ndërsa numri në Abu Dhabi është vazhdimisht në rritje dhe aktualisht është rreth 477 persona, njoftoi MPJ. Lidhur me shtetasit e RMV-së në Izrael, numri mbetet i pandryshuar. “Për disa prej tyre (gjithsej 6 persona), evakuimi u krye me ndërmjetësimin e Ministrisë dhe ata vendosën të nisen për në Shkup me shpenzimet e tyre me fluturime komerciale. Gjashtë…
Ministria turke e Mbrojtjes: Municioni balistik i lëshuar nga Irani u neutralizua nga NATO mbi hapësirën ajrore turke Stamboll Një municion balistik i lëshuar nga Irani drejt hapësirës ajrore turke u kap dhe u neutralizua nga njësitë e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s në Mesdheun Lindor sot, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu. Ministria tha në platformën turke të mediave sociale NSosyal se predha, e zbuluar pasi kaloi nëpër Irak dhe Siri, u parandalua me sukses nga mbrojtja ajrore. Fragmentet që ranë në rrethin Dortyol të provincës jugore Hatay i përkisnin interceptorit të përdorur për të shkatërruar…
Komuna e Prishtinës ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, të cilat do të mbahen më 5, 6 dhe 7 mars 2026. Njoftimi i plotë: Kryeqyteti ju fton të merrni pjesë në aktivitetet përkujtimore të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat do të zhvillohen sipas programit më poshtë: Me datë 05.03.2026 08:00 – Orë ligjërate për Epopenë e UÇK-së në shkollën e mesme “Xhevdet Doda”. Ligjërata do të mbahet nga: Kryetari i kryeqytetit Përparim Rama, Udhëheqësi i Sektorit për çështjet e kategorive të…
Maqedonia është ndër vendet në botë ku shtetësia merret më lehtë, sipas një raporti të ri nga International Living që analizon vendet që ofrojnë mënyrat më të shpejta dhe më të lehta për të marrë shtetësinë në vitin 2026. Interesi për pasaportat e dyta nuk është i ri. Ekzistojnë mënyra të ndryshme për të marrë shtetësinë, duke përfshirë shtetësinë me prejardhje dhe të ashtuquajturat “viza të arta”, të cilat shpesh janë të shtrenjta, veçanërisht në vendet evropiane si Greqia, transmeton Portalb.mk. Në vitin 2026, vëmendja përqendrohet gjithnjë e më shumë në një opsion tjetër: shtetësinë me investim. “Ekziston një alternativë…
Izet Mexhiti ka komentuar ndarjen në Aleancën për Shqiptarët brenda VLEN. I pyetur se kush e përfaqëson ASH-në në VLEN, respektivisht nëse ASH-ja përfaqësohet nga Azir Aliu apo Arben Fetai, Mexhiti tha se me rëndësi është që të dy kanë marrë vendim që të shkrihen në VLEN si subjekt politik. “Është çështje e brendshme e ASH-së, mirëpo mendoj se çështje më e rëndësishme është VLEN-i, për shkak se ASH-ja , LD-ja, Besa, Alternativa, do të mbesin një javë-dy. Pas shkrirjes, pas formimit të VLEN-it, më e rëndësishme është VLEN-i. Pak e rëndësishme se kush do të jetë edhe një javë…
Shtetas të Serbisë, si dhe disa nga Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kroacia, të cilët u evakuuan nga Izraeli, mbërritën rreth orës dy pas mesnate në Beograd me një fluturim special të Air Serbia nga Sharm el-Sheikh, i organizuar nga Qeveria e Serbisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Fluturimi special, i cili u nis nga Beogradi dje rreth orës 17:00, mbërriti në Sharm el-Sheikh rreth orës 21:00 sipas kohës lokale dhe u kthye me 67 shtetas të Serbisë të evakuuar nga Izraeli, mes tyre edhe fëmijë të vegjël, raportoi “RTS”. Fillimisht ishte organizuar kalimi…
Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka njoftuar se Universiteti “Nënë Tereza” ka siguruar lejen për ndërtimin e kampusit të ri universitar, njofton gjurme.info. Sipas saj, projekti me vlerë 42 milionë euro synon krijimin e një kompleksi modern me standarde evropiane për studentët dhe stafin akademik. Ajo theksoi se ky investim pritet ta shndërrojë UNT-në në një nga qendrat universitare më moderne në rajon. Zekolli njofton se kampusi i ri do të përfshijë amfiteatro bashkëkohore, objekte mësimore me standarde të larta, salla sportive dhe pishinë për studentët, duke krijuar një infrastrukturë të plotë universitare. Shkrimi i plotë: Universiteti “Nënë Tereza”…
