Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare “Bllato”, kërkohej nga Interpoli

5 Mars, 2026

Vetëm me votat e PS, miratohen ndryshimet në kabinetin qeveritar

5 Mars, 2026

Epopeja e UÇK-së: 28 vjet nga rënia heroike e Jasharëve

5 Mars, 2026

VLEN: Kampusi i ri i Universitetit “Nënë Tereza” hap faqe të re për arsimin shqip

5 Mars, 2026

Epopeja e UÇK-së, Kurti: Në Prekaz, historia u shkrua me zjarr e gjak

5 Mars, 2026

Bekim Hamëz Jashari rrëfen bisedën e fundit me familjen në Prekaz

5 Mars, 2026

Bullgaria pret që lidhja hekurudhore me Maqedoninë të përfundojë deri në vitin 2030

5 Mars, 2026

MPJ: Shtetasit e RMV-së që ndodhen në Izrael do të evakuohen sot

5 Mars, 2026

72 cm shtresa e borës në Kodrën e Diellit

5 Mars, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

5 Mars, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 5 Mars
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s mbërrin në Shkup, do të takohet me krerët shtetëror

Suad AvdiuBy Suad Avdiu3 Mars, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri i Mbrojtjes i RMV-së Vlado Misajlovski priti në aeroportin e Shkupit Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në vend.

“Është nder të mirëpresim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte. Në kohë sfidash serioze të sigurisë, është me rëndësi të veçantë që të kontribuojmë së bashku për sigurinë, paqen dhe stabilitetin”, shkroi Misajlovski në Facebook.

Nga aeroporti i Shkupit, Rutte dhe delegacioni i tij u nisën për në Vilën në Vodno, ku do të pritet nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Sekretari i Përgjithshëm do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në Zyrën e Presidentit, e më pas do të ketë takim kokë më kokë dhe takim plenar të delegacioneve të RMV-së dhe të NATO-s. Është planifikuar gjithashtu konferencë e përbashkët për shtyp nga Presidentja Siljanovska-Davkova dhe Rutte.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të takohet gjithashtu me kryeministrin Hristijan Mickoski, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, pas së cilës do t’u drejtohet deputetëve në Kuvend.

Rutte do të vizitojë gjithashtu kazermën Ilinden, ku do të marrë pjesë në prezantimin e Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (LPBG) të Ushtrisë dhe disa nga pajisjet e kësaj njësie.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Sashko Lafçiski, gjeneralë në Ushtri dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes.

Kjo është vizita e parë e Rutte si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në Shkup. Ai ishte në vend në nëntor 2021 si kryeministër i atëhershëm i Holandës./Telegrafi/

Lexuar: 56

Lajme te ngjashme

Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare “Bllato”, kërkohej nga Interpoli

VLEN: Kampusi i ri i Universitetit “Nënë Tereza” hap faqe të re për arsimin shqip

Bullgaria pret që lidhja hekurudhore me Maqedoninë të përfundojë deri në vitin 2030

MPJ: Shtetasit e RMV-së që ndodhen në Izrael do të evakuohen sot

72 cm shtresa e borës në Kodrën e Diellit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Lajmet e fundit

Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare “Bllato”, kërkohej nga Interpoli

5 Mars, 2026

Vetëm me votat e PS, miratohen ndryshimet në kabinetin qeveritar

5 Mars, 2026

Epopeja e UÇK-së: 28 vjet nga rënia heroike e Jasharëve

5 Mars, 2026

VLEN: Kampusi i ri i Universitetit “Nënë Tereza” hap faqe të re për arsimin shqip

5 Mars, 2026

Epopeja e UÇK-së, Kurti: Në Prekaz, historia u shkrua me zjarr e gjak

5 Mars, 2026

Bekim Hamëz Jashari rrëfen bisedën e fundit me familjen në Prekaz

5 Mars, 2026

Bullgaria pret që lidhja hekurudhore me Maqedoninë të përfundojë deri në vitin 2030

5 Mars, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.