Autor: Suad Avdiu

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin Top Tema në TV Telma. Sali, duke komentuar raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, ka bërë me dije se raporti i ardhshëm do të jetë më i mirë. Pasi që shihet përkushtimi i Qeverisë në procesin eurointegrues. Ai ka bërë me dije se janë duke punuar intenstivisht në Agjendën Reformuese. “ Ne jemi duke punuar në zbatimin e reformave. Të njëjtën e them edhe unë. Ndoshta shprehemi ndryshe. Më shumë jemi të përkushtuar në reformat. Jemi duke punuar intensivisht në…

Read More

Para hyrjes në fuqi të çmimeve të reja të karburanteve nga mesnata, në disa pika të shitjes së derivateve në Maqedoninë e Veriut është vërejtur ndërprerje ose kufizim i shitjes së karburanteve, duke shkaktuar reagime te qytetarët, përcjell INA. Vendimi për rritjen e çmimeve është marrë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë i Maqedonisë së Veriut (KRRE). Sipas këtij vendimi, benzina EUROSUPER BS-95 do të tregtohet me 79.50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 me 81.50 denarë, që paraqet rritje prej 5 denarësh për litër. Rritjen më të madhe e ka pësuar dizeli, i cili shtrenjtohet me 14.5 denarë dhe arrin…

Read More

Prokuroria Speciale ka iniciuar rast lidhur me kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani. Prokuroria njoftoi se rasti penal u iniciua në drejtim të veprës penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës”. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik, se sot ka iniciuar rast penal në lidhje me kërcënimet ndaj presidentes së Republikës së Kosovës znj.Vjosa Osmani-Sadriu, në drejtim të veprës penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës, nga neni 121 lidhur me nenin 119 paragrafi 1 , nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës””, thuhet në njoftim. Prokuroria Speciale tha se…

Read More

Prokuroria Themelore Publike është e mbyllur hermetikisht kur bëhet fjalë për çështjen e Artan Grubit, ish zëvendëskryeministrit të parë i cili pas 14 muajsh arrati më 23 shkurt u rikthye në Maqedoni. Organi i akuzës nuk ofron të dhëna nëse e ka njoftuar Artan Grubin me të gjitha provat që i posedon dhe kur pritet që hetimi të përfundojë apo të ngrihet akuza. Pyetjes së Alsat nëse do të bëhet vlerësim i ri për çështjen e sigurisë së Grubit, Prokuroria i përgjigjet me fjalët “nuk mundemi të ndajmë detaje në këtë fazë”. Grubi prej mbrëmjes së 23 shkurtit ndodhet në…

Read More

P Postimi i kryetarit te komunes se Likoves  kryetari i Komunes se Likoves Erkan Arif :Sot prita në takim zyrtar Ambasadorin e Zvicrrës, përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së dhe Ministrin e vetëqeverisjes lokale, ku dhe i falënderova për kontributin e tyre lidhur me projektin “Fuqizimi i këshillave komunal”, ku Komuna e Likovës ishte e përzgjedhur në këtë projekt me çka e përfituam dhe investimin e përbashkët për vazhdimin e shtratit të lumit në Sllupçan, ku Komuna ishte me financim prej 40%, ndërsa UNDP-ja me 60%. Uroj bashkëpunime të tilla të kemi çdo herë.

Read More

Kryetari i deritanishëm i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, konfirmoi se brenda koalicionit VLEN janë zgjidhur dilemat dhe se ai bashkë me Bilall Kasamin do të jenë bashkëkryetarë. Si mysafir në Tv Alsat, Mexhiti ka theksuar se subjekti do të funksionojë me konsensus, e jo në mënyrë autoritare dhe konfirmoi se Bekim Sali do të jetë sekretar i përgjithshëm, kurse Bekim Qoku nënkryetar. Një emër që ende mbetet në pikëpyetje është nënkryetari i VLEN-it nga radhët e ASH brenda këtij koalicioni. Sipas Mexhitit vendimin do ta sjellë vetë subjekti, mes deputetëve Ilir Demiri dhe Mimoza Musa./Lideri

Read More

Nga “Nëna e Whistler-it” te Nëna e Arsimit Shqiptar: Mësuesja Regaibe 08/03/2026 11:56 Kur piktori James Whistler portretizoi nënën e tij, ai nuk pikturoi vetëm një grua, por simbolin e sakrificës që i dha dritë jetës së tij. Sot, kjo pikturë është një ikonë botërore, e cila ruhet ruhet në muzeun e famshëm në Paris: Musée d’Orsay në Paris, njofton agjencia e lajmeve INA. Edhe më ikonike për ne mbetet figura e Mësueses Regaibe – nëna që nuk rriti vetëm fëmijët e saj, por edhe breza të tërë nxënësish në rajonin tonë. Pikërisht për 7 Marsin, mësuesja mori dhuratën më…

Read More

Ministria Turke e Mbrojtjes tha sot se një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore turke u neutralizua nga mjetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor. Në një deklaratë të ndarë në kompaninë amerikane të mediave sociale X, ministria tha se disa mbeturina nga municionet ranë në tokë të zbrazët në Gaziantep, duke shtuar se nuk ka patur viktima ose të plagosur. Ministria shtoi se Turqia u kushton “rëndësi të madhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal”, duke theksuar se “të gjitha masat e nevojshme do të…

Read More

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, të shpallur nga presidentja Vjosa Osmani. Këtë e bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar e VV-së, Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook. “Sapo kemi dorëzuar kërkesën e nënshkruar nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Gjykatën Kushtetuese, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit nr. 24/2026, të datës 06.03.2026, të Presidentes së Republikës së Kosovës, lidhur me shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht kemi kërkuar nga Gjykata që të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e këtij dekreti, deri…

Read More

Sindikata e Kulturës informon se të mërkurën, në një konferencë për shtyp para Zyrës së Prokurorit Publik Themelor, do të njoftojë ngritjen e kallëzimit penal kundër Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov. Në konferencën për shtyp, siç thonë, do të njoftohet publikisht ngritja e kallëzimit penal kundër Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, për shkak të, siç thonë ata, ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm se ai ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal dhe “Shkelje e të drejtave që rrjedhin nga punësimi” sipas nenit 166 në lidhje me nenin…

Read More