Autor: Suad Avdiu

Ambasada e Maqedonisë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ka lëshuar një njoftim duke i informuar qytetarët e RMV-së në Bahrein se një autobus do të niset nga Bahreini për në Riad të mërkurën, nga ku do të kthehen në vend me një fluturim special. “Ju informojmë se të mërkurën, më 11 mars, në orën 06:00 të mëngjesit, një autobus i Flynas do të niset nga Bahreini (Manama) për në Riad – Aeroporti Ndërkombëtar King Khaled, nga ku do të ktheheni në vendin tonë me një fluturim special të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë”, thuhet në njoftim. Vendi i nisjes…

Read More

Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ka deklaruar se ish zv.kryeministri, Artan Grubi është i pafajshëm, derisa nuk vërtetohet fajësia ndaj tij për veprën për të cilën akuzohet. “Jo vetëm Bashkimi Demokratik për Integrim, por vetë rendi juridik i vendit e konsideron të pafajshëm, për shkak se prezumimi i pafajsisë është një nga principet kryesore jo vetëm në systemin tonë të drejtësisë, por në të gjitha sistemet bashkëkohore që do të thotë se çdo kush konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia nuk vërtetohet”, tha Ademi, në podcastin “Rishtazi”, të gazetës KOHA.

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 12 deri në 18 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të bjerë në 0, ndërsa maksimale do të arrijë 17 gradë. Deri të premten moti do të jetë me…

Read More

Nisma për realizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, i ka unifikuar parlamentet studentore nga tre universitetet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. “Qëllimi i këtij takimi ishte zyrtarizmin unifikimit, mobilizimi i studentëve për çështjen e provimit të jurisprudencës dhe diskutimi i çështjeve me interes për studentët dhe koordinimi i përbashkët”, deklaroi një nga nismëtarët, Mevlan Ademi. Takimi u zhvillua sot në Universitetin e Tetovës, ku përveç Parlamentit studentor nga ky universitet, morën pjesë edhe Parlamentet Studentore nga Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti “Nënë Tereza”. “Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit studentor dhe…

Read More

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka ironizuar zhvillimet rreth koalicionit VLEN, duke thënë se nuk i intereson nëse ky subjekt do të funksionojë si parti apo do të shkrihet. Rexhepi u ndal edhe te vizita e përfaqësuesve shqiptarë në Prekaz, duke theksuar se secili shkon atje me qëllimet e veta. “Mua personalisht nuk më bëhet vonë për mënyrën e funksionimit të VLEN-it. Vizita e shqiptarëve në Prekaz bëhet për arsye të ndryshme: dikush shkon për të lavdëruar punën e madhe të familjes Jashari, dikush për të promovuar veten, e dikush për…

Read More

Një njësi logjistike e lidhur me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara pranë aeroportit të Bagdadit në Irak është vënë në shënjestër të një sulmi iranian. Sipas raportimeve objektivi ishte kampi i mbështetjes logjistike që shërben për Ambasadën amerikane në Irak. Sulmi dyshohet të jetë kryer nga forca të lidhura me Iranin. Pas sulmit, sistemet e mbrojtjes ajrore të kampit logjistik u aktivizuan për të neutralizuar kërcënimin. Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi incidentin.

Read More

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, duke deklaruar se pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga Ankaraja, Irani po vazhdon të ndërmarrë hapa të gabuar dhe provokues. Duke folur pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, kreu i shtetit turk theksoi se prioriteti kryesor i vendit mbetet mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe stabiliteti i qytetarëve turq. “Qëllimi ynë kryesor është ta mbajmë vendin tonë larg këtij zjarri. Garantimi i sigurisë së Turqisë dhe paqes së 86 milionë qytetarëve tanë është prioriteti më i madh në këtë proces. Nuk duam që as edhe një fije floku…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të shpërndarë Kuvendin e Kosovës. Ankesën në Kushtetuese e kishte dorëzuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në emër të Qeverisë së Kosovës. Ai kishte kërkuar të vlerësohet kushtetutshmëria e dekretit të presidentes për shpërndarjen e Kuvendit si dhe vendosjen e masës së përkohshme. Sipas masës së përkohshme e cila vlen deri më 31 mars, ndalohet “çdo veprim i Presidentes së Republikës Kosovës në lidhje me Dekretin [nr. 24/2026] të 6 marsit 2026, si dhe të ndalojë çdo veprim të Kuvendit të Republikës së Kosovës,…

Read More

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka bërë një deklaratë publike në të cilën ka shprehur vlerësim për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një reagim të fundit, Majko ka përdorur një gjuhë mjaft të drejtpërdrejtë dhe entuziaste për të përshkruar punën dhe qëndrimin politik të Kurtit. Ai u shpreh shkurt, por me një mesazh të fortë simbolik: “Me plot gojën themi: Albin Kurti, ta lumsha.” Deklarata e ish-kryeministrit shqiptar është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale dhe në qarqet politike, pasi Majko është një figurë e njohur e politikës shqiptare dhe një nga zërat me përvojë në raportet mes Tiranës dhe…

Read More

Rritja e çmimit të naftës me 14.5 denarë nuk është thjesht një ndryshim i zakonshëm në tabelat e çmimeve të pikave të karburantit. Ky ndryshim mund të shënojë fillimin e një efekti zinxhir që me kalimin e kohës do të ndihet në jetën e përditshme të të gjithëve. Ajo që sot shihet si një problem vetëm për shoferët dhe kompanitë e transportit, nesër mund të prekë çdo familje që blen ushqime, paguan transport, ndërton, merr me qira një banesë ose përpiqet të ruajë të njëjtin standard jetese përballë presionit të ri të çmimeve. Nafta nuk është thjesht një karburant; ajo…

Read More