Autor: Suad Avdiu
Kryeministri Hristijan Mickoski sot kreu inspektimin e punimeve për ndërtimin e stacionit të filtrimit në vendbanimin Kuçevishka Bara, në Komunën e Çuçer Sandevës. Vlera totale e këtij projekti kap shifrën prej 129.717.440 denarë. Pas inspektimit, kryeministri dha deklaratë për mediat, ku gjithashtu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me rritjen aktuale të çmimeve të naftës. „Fakti është se si shtet kemi bindshëm çmimin më të ulët të naftës dhe kjo për momentin është ndoshta mirë nga një aspekt, por nga ana tjetër po krijohet presion në pikat e karburanteve në disa komuna kufitare. Për shkak se një numër i madh…
Çmimet e karburanteve në shtet prej sot janë më të larta, por edhe më tutje janë në mesin e më të ulëtave në krahasim me ato në vendet fqinje dhe vendet nga rajoni më i gjerë evropian, me përjashtim të Bosnjës e Hercegovinës dhe Turqisë, tregon krahasimi i të dhënave për çmimet e karburanteve nga sajti Fuelo.eu. Pas rritjes së çmimit të naftës në botë, benzinat në shtet u shtrenjtuan për pesë denarë për litër, ndërsa dizeli për 14,5 denarë për litër, me çka çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS- 95 është 79,5 denarë për litër…
Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, raportohet se do ta anulojë vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend. Për RTK-në, zyrtarët e Komisionit Evropian thanë se komisionerja Kos tashmë e ka informuar kryeministrin Albin Kurti për vendimin e saj, transmeton Klankosova.tv. Sipas Radio Televizionit të Kosovës, Kos synon të udhëtojë për në Prishtinë sa më shpejt të jetë e mundur. Vizita e Kos ishte paraparë për mesin e kësaj jave. Zyrtarët evropianë, ndërkohë, kanë shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Pas dokumentimit të rasteve, kundër disa shoferëve do të ngriten akuza për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm”. Dje dhe pardje, policia arrestoi katër shoferë në vende të ndryshme në rajonin e Pellagonisë, pasi kontrollet e trafikut përcaktuan se ata drejtonin automjete pa leje drejtimi. Pardje në mëngjes, në rrugën “Marshall Tito” në Demir Hisar, oficerët e policisë ndaluan një automjet pasagjerësh “Audi” me targa të Manastirit, të drejtuar nga N.P. (20) nga Manastiri. Gjatë kontrollit, u përcaktua se shoferi nuk kishte leje drejtimi të vlefshme, pas së cilës u arrestua. Po atë ditë në mëngjes, në rajonin e Prilepit, policia…
Mexhiti: Modeli më i përshtatshëm për VLEN është të jetë me bashkëkryetarë, bashkë me Bilall Kasamin
Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti, në një intervistë për Alsat-M ka thënë se partia është dakorduar për modelin me bashkëkryetarë, për të organizuar më mirë strukturën e saj si parti politike. “Pas shumë debateve dhe argumentesh, pro dhe kundër, u dakorduam që modeli më i përshtatshëm për VLEN është të ketë bashkëkryetarë, bashkë me Bilall Kasami,” tha Mexhiti. Ai shtoi se janë dakorduar rreth ideologjisë së VLEN, që do të jetë më shumë qendër e djathtë. “Është zgjedhur modeli i lidershipit që është një risi. Karakteristikë e VLEN është dialogu dhe jo vendimet autokrate. Edhe pse është modeli…
Shkup, 10 mars – Situata me furnizimin dhe çmimet e derivateve të naftës në vend ka nxjerrë në pah, sipas Bashkimit Demokratik për Integrim, dështimin e qeverisë për të menaxhuar një krizë që ishte paralajmëruar prej javësh. Kështu deklaroi Albanë Mustafa nga BDI-Dega e Çairit në një konferencë për media, duke theksuar se qytetarët po përballen me pasiguri dhe rritje të menjëhershme të çmimeve. Sipas saj, nga mesnata e mbrëmshme çmimi i derivateve është rritur për 15 denarë për litër, një rritje që, siç tha ajo, përbën goditje të re për ekonomitë familjare dhe për bizneset në një kohë kur…
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se gjatë procesit për zgjedhjen e kreut të shtetit kishte zhvillime që ajo nuk i kishte pritur nga aleatët e saj politikë. Në një intervistë televizive, Osmani tregoi se gjatë negociatave për votimin në Kuvend, kryeministri Albin Kurti i kishte kërkuar që të përpiqej të bindte deputetët e opozitës që të qëndronin në sallë, në mënyrë që të plotësohej kuorumi për zhvillimin e votimit. Sipas saj, ideja ishte që të shihej nëse do të kishte numrin e nevojshëm të deputetëve në sallë për të vijuar procesin e zgjedhjes së presidentit. Osmani tha se…
Çmimet e naftës ranë të martën pasi presidenti amerikan Donald Trump e paralajmëroi Iranin të mos bllokojë një rrugë transporti detar thelbësore për furnizimet globale me energji. “Nëse Irani bën diçka që ndalon rrjedhën e naftës brenda Ngushticës së Hormuzit, ai do të goditet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës NJËZET HERË MË FORTË sesa është goditur deri më tani”, tha ai në mediat sociale. Në tregtinë e vonë të mëngjesit në Azi, nafta e papërpunuar Brent ishte 6.5% më e ulët në 92.46 dollarë dhe Nymex Light Sweet ra 7% në 88.15 dollarë. Nafta kishte arritur pothuajse 120 dollarë…
“Një qeverisje e tillë duhet të bije sa më shpejtë”, tha Ziadin Sela në Click Plus duke theksuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, shkruan TV21. Siç tha Sela, qeverisja aktuale është e dëmshme dhe si e tillë nuk duhet të vazhdojë tutje. Por çfarë pas zgjedhjeve? Sela tha se do të shihet nëse do të rivendoset balanci në kampin politik maqedonas dhe se “zgjedhjet e parakohshme do të prodhojnë politikanë shqiptarë të vendosur që do të dinë të përballen me një VMRO të fortë”. “Unë jam në opozitë dhe opozita është ajo që çdo herë kërkon…
Emri i tij lidhet drejtpërdrejt me dy kompani në vend: njëra është likuiduar prej kohësh, ndërsa tjetra ndodhet në proces falimentimi – të dyja kanë pasur një qarkullim të papërfillshëm para se të mbyllen. Në të njëjtën kohë, ai zotëron edhe aksione në një kompani në Bullgari, e cila është joaktive në treg, ndërsa bashkëshortja e tij është bashkëpronare e një kompanie vendase që operon me humbje. Dosja e pasurisë familjare përfshin pasuri të paluajtshme, por edhe armë. Përveç aksioneve në kompani, pasurive të paluajtshme dhe bizhuterive, kryetari i komunës së Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it në pushtet, Maksim Dimitrievski,…
