Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

28 Nëntor, 2026

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rasti “Lotaria”: Grubi në arrest shtëpie, Prokuroria pa detaje për hetimin

Suad AvdiuBy Suad Avdiu9 Mars, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Prokuroria Themelore Publike është e mbyllur hermetikisht kur bëhet fjalë për çështjen e Artan Grubit, ish zëvendëskryeministrit të parë i cili pas 14 muajsh arrati më 23 shkurt u rikthye në Maqedoni. Organi i akuzës nuk ofron të dhëna nëse e ka njoftuar Artan Grubin me të gjitha provat që i posedon dhe kur pritet që hetimi të përfundojë apo të ngrihet akuza. Pyetjes së Alsat nëse do të bëhet vlerësim i ri për çështjen e sigurisë së Grubit, Prokuroria i përgjigjet me fjalët “nuk mundemi të ndajmë detaje në këtë fazë”.

Grubi prej mbrëmjes së 23 shkurtit ndodhet në arrest shtëpie, pasi me propozim të Prokurorisë, Gjykata pranoi masën për sigurimin e pranisë. Për këtë pati reagime të ashpra në opinion, duke kritikuar autoritetet pse nuk kanë caktuar masë paraburgimi efektiv, duke e pasur parasysh se Grubi ka qenë në arrati. Arsyetimi i organit të akuzës ishte se Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Ministria e Punëve të Brenda disponojnë me informata se Grubit i rrezikohet siguria nëse dërgohet në burgun e Shutkës edhe pse drejtori i Burgut asokohe theksoi se siguria është në nivelin më të lartë të mundshëm.

Prej dhjetorit të vitit 2024 Grubi zyrtarisht ndiqet për veprën penale “Mashtrim në shërbim” së bashku me drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami dhe disa persona të tjerë për furnizimin e VLT aparateve për Lotarinë Shtetërore edhe pse të njëjtat fare nuk kanë qenë të nevojshme dhe asnjëherë nuk janë përdorur. Dëmi sipas Prokurorisë është mbi 8 milionë euro, ndërsa për veprën parashikohet dënim me burg prej së paku 4 vjet. Hetimet në lotari u hapën pasi SHBA, e futi në listë të zezë Artan Grubin së bashku me gjyqtarin kontrovers Enver Bexheti të cilët sipas autoriteteve amerikane kishin marrë ryshfet për ta shpëtuar nga ndjekja penale ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov.

Lexuar: 44

Lajme te ngjashme

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

Lajmet e fundit

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.