Autor: Suad Avdiu

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut sot pritet të vendosë nëse ligji që rregullon sistemin e monitorimit “Safe City” (Qyteti i Sigurt) është në përputhje me Kushtetutën. Në Gjykatën në fjalë janë ngritur katër raste në lidhje me ligjshmërinë e sistemit në fjalë, raporton Portalb.mk. Gjyqtarja kushtetuese, Ana Pavllovska Daneva, konfirmoi se institucioni ka pranuar tre iniciativa të ndryshme që kontestojnë këtë sistem: Aleanca për Shqiptarët (krahu i Arben Taravarit); Aleanca për Shqiptarët (krahu i Ziadin Selës); Një iniciativë nga një student i Fakultetit Juridik. Të tria këto kërkesa janë bashkuar në një lëndë të vetme, e cila do të…

Read More

Grupi i dytë i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të evakuuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka mbërritur pasditen e sotme në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit. Sipas njoftimeve zyrtare, qytetarët janë nisur në mënyrë të sigurt nga Dubai, duke u larguar nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe. Në këtë fluturim ndodheshin gjithsej 150 pasagjerë, prej të cilëve 125 shtetas të Maqedonisë së Veriut, 7 shtetas të Serbisë, 11 shtetas të Kosovës, 2 shtetas të Bosnjë dhe Hercegovinës, 2 shtetas të Shqipërisë, si dhe nga një shtetas i Gjermanisë, Armenisë dhe Malit të Zi.Fluturimi u organizua nga Ministria e Punëve…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të lehta lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të lëvizë nga -4 deri në 1 gradë, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë nga 14 deri në 20 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta lokale, me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 0 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 19 gradë. Sipas parashikimit, mot i qëndrueshëm dhe i qetë do të mbetet deri në…

Read More

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur lidhur me pretendimet për negociata të mundshme me presidenten Vjosa Osmani. Haziri tha se partia e tij nuk është e përfshirë në bisedime me presidenten për çështje të tilla politike. Ai nënvizoi se posti i presidentit kërkon respekt institucional. “E vërteta e vetme është se Vjosa Osman-Sadriu është në zyrë si Presidente deri më 5 prill të këtij viti, me autorizime të plota dhe i takon vetëm asaj që gjatë kësaj kohe të bëjë vlerësime, zbardhje apo me shkaktu procese politike që i ka në autoritet dhe në vendimmarrje”. “LDK-ja…

Read More

Aktori i njohur kosovar Vedat Bajrami ka udhëtuar drejt vendit të shenjtë në Mekës, ku gjatë muajit të bekuar të Ramadan ka vendosur të kryejë Umrah. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një publikimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit e tij edhe disa momente nga vizita pranë Qabeja. Në përshkrimin e postimit, Bajrami ka shprehur mirënjohjen ndaj Zotit për mundësinë që t’i vizitojë vendet e shenjta, duke përcjellë edhe një mesazh urimi dhe lutjeje për të gjithë besimtarët. “Elhamdulilah (الحمد لله)! Falënderimi i takon Allahut! Nga vendi i shenjtë i Mekës, pranë Qabes, lutem…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Adrim Gashi organizoi iftar për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, në të cilin morrën ojesë krerët më të lartë shtetëror dhe fetar. “Muaji i Ramazanit është një muaj që na fton të reflektojmë, të afrohemi më shumë me njëri-tjetrin dhe të forcojmë ndjenjën e solidaritetit”, ka shkruar Gashi në Facebook. Ai falënderoi të gjithë ata që iu përgjigjën ftesës dhe që, me praninë e tyre, e bënë këtë iftar edhe më të veçantë. “Uroj që kjo mbrëmje të na bashkojë në frymën e respektit, paqes dhe vlerave që na mëson Ramazani”, ka shkruar Gashi.

Read More

E veçanta e kësaj nate qëndron në zbritjen e fjalës së Zotit përmes profetit Muhamed për mbarë njerëzimin. Nata e Kadrit është një natë shumë e veçantë për besimtarët myslimanë. Lutjet dhe falja në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe mirësitë e vitit të ardhshëm. Është bërë traditë tashmë që në këtë ditë nuk agjërojnë vetëm praktikuesit e fesë islame, por edhe njerëz të tjerë në të gjitha vendet e botës. Zoti e veçoi dhe e ngriti këtë natë mbi të tjera edhe për faktin se në Kuran ka një sure të veçantë me këtë emër, suretul Kadër. Ajetet e para…

Read More

Pasardhësit e familjeve të shpërngulura në Turqi pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, përfshirë ato shqiptare po shfaqin një interes në rritje për t’u rikthyer në vendlindjen e të parëve të tyre. Sipas të dhënave të siguruara, gjatë dy dekadave të fundit (2006-2026), vërehet një trend i fuqishëm i migracionit nga Turqia drejt Maqedonisë së Veriut, përcjell TV News. Shifrat e rikthimit Sipas portalit Kurir, gjatë periudhës 20-vjeçare, në Maqedoni janë vendosur 16,589 persona nga Turqia, ndërsa nga Maqedonia drejt Turqisë janë shpërngulur vetëm 1,244 qytetarë. Kjo llogarit një bilanc pozitiv prej 15,345 personash më shumë në favor të…

Read More

Emisari presidencial për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar pas deklarimeve të mbrëmshme të presidentes Vjosa Osmani se Administrata Trump është Administrata për pro-kosovare që kur vendi ka shpallur pavarësinë. Grenell ka thënë se “Osmani po gënjen”, duke thënë se ajo bashkë me Kurtin kanë qenë një “ekip i tmerrshëm”. Sipas Grenell, Osmani do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike. “Ajo po gënjen.Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, ka shkruar Grenell. Albin Kurtirichard grenelltrumpVjosa Osmani

Read More

Me 75 vota “për” dhe asnjë “kundër”, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme përcaktoi nevojën për miratimin e Projektligjit për Prokurorinë Publike, me ç’rast zgjidhja ligjore kaloi fazën e parë të procedurës parlamentare. Në ditët në vijim, do të mbahet debat publik mbi projektligjin në kuadër të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, transmeton Portalb.mk. Në shpjegimin e tij para deputetëve, ministri i Drejtësisë Igor Filkov theksoi se zgjidhja e re ligjore parashikon modernizim gjithëpërfshirës të organizimit, kompetencave dhe funksionimit të sistemit prokurorial. “Me këtë ligj, po krijojmë kushte për funksionim më efikas, transparent dhe të përgjegjshëm të…

Read More