Autor: Suad Avdiu
Koalicioni VLEN thekson se përdorimi i gjuhës shqipe është e drejtë themelore dhe detyrim kushtetues. Sipas VLEN, çdo njoftim, paralajmërim apo masë ndaj qytetarëve përmes sistemit “Safe City” duhet të bëhet edhe në gjuhën shqipe. Partia paralajmëron se do ta mbrojë këtë parim me të gjitha mjetet juridike dhe institucionale. Në reagim, VLEN gjithashtu kritikoi përbërjen aktuale të Gjykatës Kushtetuese. “Si legalistë, duam ta respektojmë parimin normativ se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk komentohen, sidomos jo nga partitë politike, sepse kjo automatikisht mund të interpretohet si presion politik. Megjithatë, para së gjithash si njerëz, e pastaj edhe si parti, nuk…
Qeveria vazhdon të jetë e shurdhër ndaj paralajmërimeve dhe të injorojë rreziqet që kërcënojnë standardin jetësor të qytetarëve, duke mos ndërmarrë masa për t’i mbrojtur ata nga goditjet e reja të çmimeve, theksohet në kumtesën e BDI-së. Të gjitha parashikimet profesionale dhe lëvizjet në bursat ndërkombëtare të energjisë tregojnë se nga e hëna e ardhshme pritet një rritje e re dhe e ndjeshme e çmimeve të derivateve të naftës. Kjo rritje rrezikon të shkaktojë një valë të re të shtrenjtimit të produkteve dhe shërbimeve, duke rënduar edhe më tej barrën mbi familjet dhe bizneset. Bashkimi Demokratik për Integrim edhe një…
Deputeti Rijad Shaqiri ka reaguar ashpër ndaj drejtimit të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, duke akuzuar kreun e saj për veprime të papërgjegjshme dhe për devijim nga roli kushtetues i institucionit. Sipas Shaqirit, kur në krye të Gjykatës Kushtetuese ndodhet një person që vepron “me instinkte dhe jo me përgjegjësi institucionale”, interpretimi i Kushtetutës rrezikon të kthehet në një akt arbitrar. Ai thekson se në vend që të mbrohet rendi kushtetues, ai mund të shkelet pikërisht nga ata që kanë detyrë ta mbrojnë atë. “Në momentin kur Kushtetuta nuk respektohet nga ata që kanë detyrë ta mbrojnë, shteti ligjor…
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka kërkuar dorëheqje nga kreu i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski. Osmani thotë se shovinizmi nuk mund të tolerohet në krye të institucioneve të shtetit. “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të japë dorëheqje menjëherë.Me deklaratat e tij të fundit ai ka humbur çdo kredibilitet për të udhëhequr edhe institucionin më të vogël në një shtet multietnik, e jo më institucionin që duhet të jetë garant i Kushtetutës dhe i barazisë.Shovinizmi nuk mund të tolerohet në krye të institucioneve të shtetit.Nëse nuk ndërpritet në fillesë, nesër mund të jetë shumë vonë”, ka shkraur Osmani.…
Kreu i ASH-së Ziadin Sela, ka reaguar sot ndaj vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, për të mos marrë në shqyrtim nismat rreth sistemit “Safe City”. Ai ishte njëri nga iniciuesit e nismave në Kushtetuese. Sipas Selës, vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese është vetëm edhe një dëshmi shtesë, pas shumë rasteve të ngjashme të mbivotimit etnik dhe vendimeve të padrejta të cilat sillen sipas vullnetit personal të shumicës së gjykatësve maqedonas, e që majorizojnë shqiptarët dhe të gjitha bashkësitë e tjera etnike në vend”, përcjell Alsat. Në reagimin e ASH-së thuhet se ky rast vetëm se konfirmoi nevojën urgjente…
Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me pak vranësira lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare e ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 15 deri në 21 gradë. Në Shkup, do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të dobët të ndryshueshme. Temperatura minimale do të bjerë në -1, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 20 gradë. Të premten do të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm dhe me diell me pak vranësira deri në…
Bajram Gecaj, zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), përmes thashethemeve që ka dëgjuar ka pretenduar se Glauk Konjufca ishte dërguar në AAK si “agjent i SHIK’ut”. Gecaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ shtron pyetjen nëse edhe në Lëvizjen Vetëvendosje “u dërgua me të njëjtin mision”. Gecaj citon zyrtarë të lartë të PDK-së, pa përmendur emra, që sipas tij, e kanë pranuar se PDK’ja ka ndihmuar në formimin e Vetëvendosjes, shkruan Insajderi. “Sipas disa zërave që qarkullojnë në prapaskenë, historia e Glauk Konjufcës mund të mos jetë aq e thjeshtë sa duket në sipërfaqe. Përflitet se dikur ai…
Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Tetovë, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën, mëson Tema.mk. Sipas burimeve tona zjarri ka shpërthyer në orët e mëngjesit, dërsa ekipet e zjarrfikësve dhe policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të vënë situatën nën kontroll dhe për të hetuar rrethanat e incidentit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet pritet të dalin me informacione më të detajuara pas përfundimit të hetimeve./Tema.mk/
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë kantonin Fribourg të Zvicrës, ku një autobus me udhëtarë u përfshi nga flakët. Mediat zvicërane raportuan se gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit, dhe disa të tjerë u plagosen. Incidenti ndodhi rreth orës 18:25 në qendër të Kerzers, teksa autoritetet po hetojnë mundësitë nëse zjarri u vë qëllimisht. Lidhur me rastin, ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, deklaroi për IndeksOnline se ende nuk kanë asnjë informacion nëse në mesin e viktimave ose të lënduarve – ka shqiptarë. “Nuk kemi ende asnjë informacion. Policia nuk i ka identifikuar viktimat” pohoi shkurtimisht Latifi.…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.Nga 15.11.2025, filloi detyrimi…
