Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

28 Nëntor, 2026

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

28 Nëntor, 2026

VLEN: Një flamur, një histori. Gëzuar 28 Nëntorin!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI-ja, Mickovskit: Zbatimi i Kushtetutës s’është problem i trashëguar

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Mars, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit lidhur me çështjen e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke e cilësuar atë si përpjekje për shmangie të përgjegjësisë institucionale. Nga kjo parti thonë se deklarimi i kryeministrit se bëhet fjalë për një “problem të trashëguar” nuk qëndron, pasi sipas tyre bëhet fjalë për një të drejtë që buron drejtpërdrejt nga Kushtetuta dhe nga Ligji për përdorimin e gjuhëve. “Deklarata e Kryeministrit se çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është ‘problem i trashëguar’ është një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për moszbatimin e një të drejte që buron drejtpërdrejt nga Kushtetuta dhe nga Ligji për përdorimin e gjuhëve”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga kjo parti theksojnë se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se ky status nuk është çështje interpretimi politik, por një realitet kushtetues dhe ligjor që duhet të respektohet nga të gjitha institucionet. “Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky nuk është interpretim politik, por realitet kushtetues dhe ligjor që duhet të respektohet nga çdo institucion shtetëror”, thuhet më tej në reagim. BDI rikujton se Ligji për përdorimin e gjuhëve është miratuar pikërisht për të garantuar barazinë gjuhësore dhe për të përforcuar karakterin multietnik të shtetit. “Përpjekjet për ta paraqitur këtë ligj si ‘problem’ apo për të transferuar përgjegjësinë tek të tjerët nuk i shërbejnë as së vërtetës dhe as stabilitetit institucional të vendit”, thekson partia. Në reagim thuhet gjithashtu se studentët shqiptarë nuk kërkojnë privilegje, por zbatimin e ligjeve ekzistuese. “Studentët shqiptarë nuk po kërkojnë privilegje.

Ata kërkojnë vetëm zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi”, thekson BDI. Nga kjo parti shtojnë se Qeveria ka detyrim ligjor të sigurojë zbatimin e të drejtave gjuhësore dhe se çdo vonesë në këtë drejtim përbën një hap prapa për standardet demokratike. “Qeveria ka obligim të zbatojë ligjin, jo ta relativizojë atë përmes arsyetimeve politike. Çdo vonesë apo pengesë në realizimin e kësaj të drejte përbën një hap prapa për barazinë dhe për standardet demokratike të shtetit”, thuhet në reagim.

Në fund, BDI rikujton se Republika e Maqedonisë së Veriut është ndërtuar mbi parimin e barazisë ndërmjet komuniteteve dhe respektimit të të drejtave gjuhësore. “Republika e Maqedonisë së Veriut është ndërtuar mbi parimin e barazisë ndërmjet komuniteteve dhe respektimit të të drejtave gjuhësore. Këto parime nuk janë të negociueshme dhe nuk mund të trajtohen si ‘probleme të trashëguara’, por si obligime që duhet të zbatohen”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Lexuar: 36

Lajme te ngjashme

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

Lajmet e fundit

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.