Autor: Suad Avdiu

Një furgon që transportonte punëtorë mëngjesin e sotëm ka dalë nga ura mbi lumin Balatili në autostradën Shtip–Radovish. Sipas informacioneve të para, ka persona të vdekur dhe të plagosur. Aktualisht në terren ndodhen dy automjete të Ndihmës së Shpejtë, një ekip zjarrfikësish nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve në Shtip dhe oficerë policie nga Stacioni Policor në Shtip. Gjatë ditës priten detaje për këtë aksident të rëndë trafiku.

Read More

Kundërkandidati im thotë se Bujar Osmani asnjëherë nuk e ka përjetuar Çairin si shtëpinë e vet, por vetëm si një hap drejt një karrigeje në Qeveri. Për të, Çairi asnjëherë nuk ka qenë qëllim, por mjet. Kështu tha sonte kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani para qytetarëve të Çairit, ndërsa sfidoi kundërkandidatin e tij me një propozim të qartë. “Hajde të bëjmë një marrëveshje. Unë sot do të nënshkruaj, madje edhe te noteri nëse duhet, që nuk do ta lë komunën e Çairit deri sa ju të mos më ndërroni me votë. Asnjëherë, për asnjë funksion, pa marrë…

Read More

VLEN ka akuzuar BDI-në se n0ë, grusht njerëzish të saj janë pasuruar me djersën e qytetarëve dhe se tani kjo epokë ka përfunduar. “Me vendimin e Qeverisë, në krye të Këshillit kombëtar për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë është vendosur një nga liderët e VLEN-it, zëvendëskryeministri Arben Fetai. Ky është institucioni më i lartë që do të garantojë se askush nuk do të mund ta mbajë pasurinë e fituar me korrupsion dhe krim. Për herë të parë, shqiptarët udhëheqin mekanizmin që ua merr pasurinë hajdutëve dhe e kthen për interes publik. Ky është dallimi mes atyre që i mbronin…

Read More

Moti sot paradite do  të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 26 deri në 33 gradë, shkruan TVNEWS. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 32 gradë Celsiusë.

Read More

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë njëherazi një nga lideret e VLEN, Arben Fetai bashkë me lideret e tjerë të VLEN, ka marrë pjesë në hapjen e Shtabit në Studeniçan ku promovuan kandidatin për kryetar të komunës. “Sonte në Studeniçan bashkë me krerët e VLEN-it hapëm shtabin e VLEN dhe promovuam kandidatin tonë për kryetar, Sedat Bislimi”, tha Fetai. Ai beson fuqishëm se çdo komunë ka nevojë për njerëz që udhëheqin me vizion si Sedati, “me përkushtim dhe zemër për qytetarët”. “Ndryshimi fillon këtu, me secilin prej nesh. Studeniçani me Sedatin, VLEN me Studeniçanin”, shkruan në postimin në Facebook, Arben Fetai.

Read More

Kryetari i Alternativës, njëherësh njëri nga liderët VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, në fjalën e tij me rastin e hapjes së shtabit zgjedhor në Studeniçan dhe promovimit të kandidatit VLEN-it për këtë komunë, tha se VLEN-i, por edhe banorët e kësaj komunë, janëme fat që ka një kandidat të ndershëm si Sedat Bislimi, shkruan alfax.mk. Sipas Ibrahimit, kryetari aktual i komunës së Studeniçanit por edhe kandidati BDI-së, e kanë pasur shansin për 20 vjet që t’i zgjidhin problemet elementare për banorët e komunës, por nuk e kanë bërë. “Jemi në vitin 2025, e në qoftë se ata vinë e flasin se do…

Read More

Pata kënaqësinë të vizitoj fshatin Ropalcë, ku u takova me aktivin e VLEN dhe banorët e këtij vendbanimi. Biseduam hapur për nevojat dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët, duke vënë theks të veçantë te përmirësimi i infrastrukturës së kanalizimit dhe ujësjellësit, si dhe tek investimet e tjera të domosdoshme që do të rrisin cilësinë e jetës së banorëve të fshatit. Si kandidat për kryetar të Komunës së Likovës, jam i vendosur të punoj me përkushtim për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm, për të siguruar kushte më të mira jetese dhe për të ndërtuar një komunë më funksionale për të…

Read More

Çdo ditë që kalon, vizioni ynë për një Çair të ri po merr gjithnjë e më shumë kuptim. Njerëzit kanë filluar të kuptojnë se kush duhet t’i prijë kësaj komune, kush është i gatshëm të marrë përgjegjësinë dhe ta kthejë Çairin në shembull të zhvillimit, transparencës dhe shërbimit ndaj qytetarit. Kjo është arsyeja pse karvani i përkrahësve po rritet çdo ditë. Nuk janë vetëm simpatizantët tanë të përhershëm që po na mbështesin, sot shohim edhe votues të palës tjetër që po rreshtohen pranë nesh, sepse e kuptojnë se fryma e re është më e fortë se çdo interes i ngushtë…

Read More

Lëvizja Arbëria me ish-deputetin Orhan Ibrahimi i është bashkuar takimeve të koalicionit VLEN në komunën e Likovës. “Bashkimi ynë është garancia për fitore! Bashkohuni edhe ju me ne për një Likovë më të zhvilluar dhe më të drejtë”, theksoi Iljasa Abazi, përfaqësues i VLEN-it dhe kryetar i degës së Alternativës në Likovë. Ai lidhur me këtë takim ka njoftuar si më poshtë: “Sonte zhvilluam një takim me strukturat e VLEN në komunën tonë. Në këtë rrugëtim për ndryshim, na u bashkua edhe Lëvizja Arbëria me ish-deputetin Orhan Ibrahimi, duke forcuar edhe më shumë vizionin tonë të përbashkët. Bashkimi ynë është…

Read More