Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mexhiti: Shqiptarët me VLEN-in po marrin hisen e vet, nuk ka më vrasje e burgosje politike

29 Qershor, 2026

Burhan Aliti zgjidhet kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Humb jetën një motoçiklist në një aksident në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Katër persona përfundojnë në spital pas një përleshjeje grupore në Kumanovë

29 Qershor, 2026

“Emrat e rrugëve në Tetovë”, Azizi: BDI proteston për problemet që vetë nuk i ka zgjidhur 20 vite

29 Qershor, 2026

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të Tetovës

29 Qershor, 2026

Emrat për ristrukturimin e qeverisë do të dihen nesër në mbrëmje, njoftoi Mickoski

29 Qershor, 2026

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 30 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Vuçiç kërcënon shqiptarët dhe Kosovën: E dimë mirë çfarë kanë në kazermat e ushtrisë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu18 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cili gjatë një vizite në fabrikën e industrisë mbrojtëse “Milan Blagojeviç” deklaroi se eksportet e armëve “po ecin përpara”, duke shtuar gjithashtu se nevojat e Forcave të Armatosura Serbe po rriten.

Aleanca ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ka shtuar bindjen tek Vuçiç se një aleancë e till drejtohet kundër Serbisë duke i dhënë më shumë preteks për tu armatosur, përcjell A2.

“Nëse nuk do të ishim mjaftueshëm të fortë, askush nuk do të na respektonte, do të na shtypnin dhe nuk do t’u interesonte fare. Është detyra jonë të ruajmë paqen, por mund ta bëjmë këtë me forcë më të madhe. Çdo gjë që bëni këtu përmirëson sistemin mbrojtës të Serbisë. Nuk mund të pretendojmë të jemi naivë dhe të mos kuptojmë se çfarë po ndodh në botën përreth nesh. Dhe për këtë arsye do të përpiqemi të rrisim nivelin teknologjik, duke përdorur sa më shumë inteligjencë artificiale, digjitalizim dhe gjithçka tjetër në të gjitha fabrikat tona, për të pasur një menaxhim më modern, por edhe për të pasur teknologji më moderne. Dhe jemi të gatshëm të paguajmë çmimin për këtë”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë deklaroi se Serbia ka një mbrojtje serioze dhe shumështresore të hapësirës së saj ajrore dhe se, me qëllim forcimin e mëtejshëm të Forcave të Armatosura Serbe, në të ardhmen do të ketë takime të rëndësishme në lidhje me prokurimin: “Është shumë e vështirë të hysh në qiellin e Serbisë, kemi një mbrojtje shumë serioze shumështresore dhe ende po punojmë për të, nga bllokimi elektronik deri te gjithçka tjetër. Nesër kam takime të rëndësishme për të siguruar diçka të re, nuk është më naive. Dua vetëm që njerëzit të ndihen të sigurt dhe tani po mbrojmë zona të mëdha, qytete të mëdha dhe nuk po mbrojmë vetëm Beogradin dhe Novi Sadin, por edhe Nishin dhe Kragujevcin, por po mbrojmë edhe zonat periferike”.

Serbia renditet e 37-ta në botë për importin e sistemeve komplekse të armëve, përpara disa anëtarëve të BE në rajon, si Kroacia dhe Bullgaria. Shumica e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor tradicionalisht mbështeten tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia si furnizuesit dhe donatorët kryesorë të pajisjeve ushtarake. Blerje të tilla shpesh shërbejnë edhe për të forcuar marrëdhëniet politike me aleatët e NATO-s. Serbia ndërkohë ka kohë që i ka kthyer sytë nga Kina dhe Turqia.  (A2 Televizion)

Lexuar: 211

Lajme te ngjashme

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Lajmet e fundit

Mexhiti: Shqiptarët me VLEN-in po marrin hisen e vet, nuk ka më vrasje e burgosje politike

29 Qershor, 2026

Burhan Aliti zgjidhet kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Humb jetën një motoçiklist në një aksident në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Katër persona përfundojnë në spital pas një përleshjeje grupore në Kumanovë

29 Qershor, 2026

“Emrat e rrugëve në Tetovë”, Azizi: BDI proteston për problemet që vetë nuk i ka zgjidhur 20 vite

29 Qershor, 2026

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të Tetovës

29 Qershor, 2026

Emrat për ristrukturimin e qeverisë do të dihen nesër në mbrëmje, njoftoi Mickoski

29 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.