Autor: Suad Avdiu
Pas zëvendës drejtorit të Fondit Pensional, i cili ditë më parë mori pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes me “Republika Sërbska”, tani një funksionare tjetër e VLEN-it po shkon edhe një hap më tej duke fuqizuar investimet e drejtëpërdrejta sërbe. Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 65-të të kryesuar nga kryetarja e KKV-së, znj. Bujare Abazi, mori vendim me të cilin i jepet leje “ALTA BANKËS” SHA Beograd, Republika e Serbisë, për dhënien e ofertës për marrjen e “Stopanska Banka” SH.A. Manastir. Kujtojmë se VLEN gjatë fushatës së fundit parazgjedhore premtoi Bankën Shqiptare,…
Profesoresha e gjuhës shqipe Ajtene Qamili Hajdari, në një deklaratë për gazetën KOHA, shpjegoi se në afatin e parë të regjistrimit në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup janë paraqitur vetëm 15 studentë Anëmsha SHABANI Shkup, 12 shtator – Në vend, interesimi për studimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe po shënon rënie të dukshme. Migrimi masiv i të rinjve, pasiguria ekonomike dhe pagat e ulëta të profesorëve të gjuhës duket se po ndikojnë që gjeneratat e reja të mos e shohin këtë profesion si një perspektivë të sigurt. Kjo situatë po reflektohet dukshëm edhe në universitetet e Shkupit.…
Në rajonin e Qytetit të Shkupit ka filluar dezinfektimi ajror kundër formave të rritura të mushkonjave, i cili do të realizohet më 12 dhe 13 shtator, në orët e hershme të mëngjesit. Sipas njoftimit të Qytetit të Shkupit, pas dezinfektimit ajror, do të vijojë edhe dezinfektimi tokësor, i cili do të zhvillohet nga data 16 deri më 19 shtator, në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 03:00 të mëngjesit. Ky aksion do të përfshijë trajtimin e formave të rritura të mushkonjave, por edhe larvat e tyre. Nga Komuna kanë bërë me dije se nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë realizimin…
Që nga veprimi i parë i Henry Dynant në Solferino e deri më sot, ndihma e parë ka qenë një ndër aktivitetet kryesore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe. Për një njohje më të mirë të publikut me ndihmën e parë në mbarë globin, shërben dhe Dita botërore e Ndihmës së Parë, e caktuar të zhvillohet çdo vit, në të shtunën e dytë të muajit shtator. Ndryshimi i vazhdueshëm demografik, me të cilën po ballafaqohet shoqëria, ngre shumë pyetje dhe kërkon të japë përgjigje në lidhje me rolin aktiv të njerëzve të moshuar brenda…
Një aksion i Policisë, në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin e Punës, ka rezultuar me arrestimin e një gruaje nën dyshimin për ndërmjetësim në ushtrimin e prostitucionit. Bëhet fjalë për personin G. Sh. (41) nga fshati Bojanë në rajonin e Shkupit. “Më 11.09.2025, në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 14:00, pas informacioneve operative të marra paraprakisht dhe dyshimeve për ndërmjetësim në ushtrimin e prostitucionit, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, kryen një aksion kontrolli në disa…
Tre të vdekur dhe dy të lënduar rëndë është bilanci i aksidentit të rëndë të trafikut që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Shtip-Radovish, ku një furgon i cili transportonte punëtorë ra nga ura mbi një lumë pranë, në afërsi të fshatit Llakavicë të Shtipit, përcjell TV21. Drejtori i ISHP Shtëpia e Shëndetit “Pançe Karagjozov”, Goran Andonov për MIA-n tha se ekipi mjekësor i Ndihmës së shpejtë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e dy personave, punëtori i tretë është reanimuar, por u është nënshtruar plagëve të marra. Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për punëtorë të huaj nga Bangladeshi,…
Arkitekt Skender Osmani ka shpallur kandidaturën e tij për këshilltar në Kumanovë, ku do të garojë si bartës i listës së këshilltarëve të koalicionit VLEN. Në njoftimin e tij, Osmani falënderoi kryesinë e degës së Alternativës në Kumanovë dhe koalicionin VLEN për mbështetjen, duke theksuar se angazhimi i tij do të jetë i drejtuar për të mirën e qytetarëve dhe për një proces zgjedhor korrekt e demokratik.(Televizioni News) Alma Shahin
Ta dini që të gjithë fajtorët do të dalin para drejtësisë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me zjarrin në deponinë Drislla, përcjell TV21. Mickoski tha se pas bisedave me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, është siguruar që së shpejti situata do të vihet nën kontroll. “Do të thosha që Vardarishtja është siguruar, ka mbetur Drislla, Drislla gjatë ditës së djeshme, do të thosha që ka qenë gati se e sanuar, por nga disa arsye të çuditshme, gjatë fundit të natës, sërish u ndez dhe me këtë sot do të merret MPB-ja.…
Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së ka përcaktuar edhe katër kandidatë të rinj për kryetarë të komunave, theksohet në komunikatën e LSDM-së. “Me vendim të Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së në seancën e djeshme të pasdites, është dhënë pëlqim për katër kandidatura të reja për kryetarë të komunave për zgjedhjet e ardhshme lokale: Edis Hasan – kandidat për kryetar të Shuto Orizarit. Zhika Stojanovski – kandidat për kryetar të Komunës së Ilindenit. Igor Hristov – kandidat për kryetar të Komunës së Koçanit. Isuf Sinani – kandidat për kryetar të Komunës së Dollnenit. Me këtë, LSDM ka shpallur tashmë 64 kandidatë për kryetarë të…
VLEN ka akuzuar BDI-në se një, grusht njerëzish të saj janë pasuruar me djersën e qytetarëve dhe se tani kjo epokë ka përfunduar. “Me vendimin e Qeverisë, në krye të Këshillit kombëtar për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë është vendosur një nga liderët e VLEN-it, zëvendëskryeministri Arben Fetai. Ky është institucioni më i lartë që do të garantojë se askush nuk do të mund ta mbajë pasurinë e fituar me korrupsion dhe krim. Për herë të parë, shqiptarët udhëheqin mekanizmin që ua merr pasurinë hajdutëve dhe e kthen për interes publik. Ky është dallimi mes atyre që i mbronin…
