Autor: Suad Avdiu
Duhet të dihet për çfarë personaliteti është fjala kur komentohet çdo fjalë e tij. Me sa duket, dikush është çmendur dhe nga mllefi nuk e di as çfarë flet, as në çfarë baze akuzon ose shpif ndaj një personi. Shpesh ndodh që duke u munduar të kritikojnë, në fakt lavdërojnë dhe e forcojnë bindjen se vërtet për këta njerëz ia VLEN. Ne jemi shqiptarë dhe myslimanë dhe nuk e fshehim këtë, përkundrazi krenohemi me identitetin tonë kombëtar dhe fetar. Në Çair, njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, në hapjen e shtabit mori dy shembuj simbolikë konkretë që shpjegonin saktë…
Firefighters and locals work at a site where wildfire continues to burn near Delvina, Albania, August 12, 2025. REUTERS/Florion Goga Vesellka Stefanovska, jeton në lagjen Aerodrom të Shkupit. Që herët në mëngjesin e sotëm, ajo ishte drejtuar për në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” për të kërkuar ndihmë mjekësore. Shqetësimet shëndetësore si, dhimbje koke, marramendje, kollitje dhe përzierje stomaku, kanë qenë simptomat që sipas Stefanovskës, janë shkak i ndotjes së ajrit në Shkup, nga tymi nga deponia “Drislla”. ”Në mëngjes nuk ishte edhe aq keq por më herët nuk dilej jashtë, aq që ishte i ndotur ajri, mbante erë djegie, thua…
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke u thirrur në të dhëna nga Sistemi Shtetëror i Monitorimit Automatik të Cilësisë së Ajrit Ambiental (SSHMACAA) në dy ditët e fundit, njoftoi se nuk ka pasur tejkalime të vlerave kufitare të cilësisë së ajrit në Shkup, përveç, siç thekson, një tejkalimi të vogël në Lisiçe. “Sipas të dhënave të Sistemit Shtetëror të Monitorimit Automatik të Cilësisë së Ajrit Ambient – (SASHMCAA), në periudhën nga 10 deri më 12 shtator 2025 nuk janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare për SO₂, NO₂, CO dhe O₃.Tejkalim i vlerës kufitare ditore për PM₁₀ (50 μg/m³)…
Qytetarët për vite panë si një grusht njerëzish vidhnin dhe pasuroheshin mbi djersën e tyre, ndërsa BDI u rrinte rojë dhe u siguronte karrige. Kjo epokë ka marrë fund. Kështi e nis njoftimin për media koalicioni VLEN, ndërsa informojnë se me vendimin e Qeverisë, në krye të Këshillit kombëtar për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë është vendosur një nga liderët e VLEN-it, zëvendëskryeministri Arben Fetai. “Ky është institucioni më i lartë që do të garantojë se askush nuk do të mund ta mbajë pasurinë e fituar me korrupsion dhe krim. Për herë të parë, shqiptarët udhëheqin mekanizmin që ua…
Kandidati i AKI-së për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani premtoi se do të krijojë hartë digjitale të komunës, ku qytetarët do të mund të kontrollojnë lejet për ndërtimet e objekteve në territorin e komunës, përcjell TV21. Osmani gjithashtu thotë se do të miratohen PDU-të aty ku mungojnë. “Fillimisht një revizion të plotë, do të shqyrtohet çdo dokument, çdo leje, dhe çdo rast i dyshimtë. Secili që ka shkelur ligjin, do të përgjigjet. Do të bëjmë hartë digjitale publike, çdo leje dhe çdo ndërtim, do të jenë të qasshme me një klik. Qytetari kur do të evidenton se ku…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme plenare miratoi Deklaratën për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike për anëtarë të këshillave komunale dhe kryetarë të komunave dhe të Qytetit të Shkupit. Kjo deklaratë është e para e llojit të tillë që miratohet në Kuvend. Me këtë veprim historik, siç bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për informim të Kuvendit, Kuvendi riafirmon unitetin e tij jopartiak dhe përkushtimin për garantimin e standardeve demokratike dhe europiane në procesin zgjedhor, duke ofruar mbështetje të plotë për institucionet përgjegjëse, për monitorimin e pavarur dhe për një…
Sot (12.09.2025), me urdhër gjykate, policët nga SPB e l Kumanovës kryen bastisje në shtëpitë e personave D.H. (47) dhe D.G. (51), të dy nga Kumanova, si dhe në ambientet e personit juridik pronë e D.G., në lidhje me nenin 149 dhe nenin 152 të Kodit Penal. Konkretisht, duke vepruar në bazë të video-incizimeve të publikuara në rrjetet sociale, të regjistruara me dron në fillim të gushtit, ku ndërtesa e Sektorit të Punëve të Brendshme të Kumanovës, automjetet zyrtare, si dhe sigurimi fizik i një ngjarjeje me rastin e festës së 2 gushtit janë filmuar pa autorizim, dhe për shkak…
Me vendim të Kryesisë së Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, është përzgjedhur arkitekti Isuf Seferi si bartës liste në kuadër të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim për Zgjedhjet Lokale 2025. Nga ASH theksojnë se biografia, përgatitja profesionale dhe aktiviteti i tij publik janë garanci se ky koalicion ofron përfaqësimin më të mirë për qytetarët e Kumanovës. “Na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e degës së ASH-së në Kumanovë.(INA)
Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku ka dalë me një sqarim për opinionin ku ka bërë të ditur se është keqinformim se ka ndonjë donacion për kishën në Tetovë. “Nuk ka asnjë donacion të tillë dhe ky është një fakt i verifikueshëm. E vërteta e verifikueshme është se ka pasur një donacion për rindërtimin e një shkolle dhënë nga një firmë e regjistruar në territorin e Maqedonisë së Veriut”, ka qartësuar Qoku. Ai ka thënë se nuk mund të anashkalohen bashkëpunimet e ngushta të BDI-stëve dhe satelitëve me struktura kriminale serbe si në rastin e Daka Davidoviqit të cilit Teuta Arifi…
Sipas reagimit, deri te pezullimi ka ardhur për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e qeverisë në detyrë të cilat kanë rritur tensionet dhe pasigurinë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar se Uashingtoni ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e qeverisë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti. “Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e qeverisë kujdestare, të cilat kanë rritur tensionet dhe pasigurinë, duke kufizuar aftësinë e…
