Autor: Suad Avdiu

Ekzistojnë dy modele të një jave pune të reduktuar. Njëri përfshin punën katër ditë në javë, por me të njëjtin numër ose më të reduktuar orësh pune. Modeli i dytë përfshin ruajtjen e një jave pune pesë-ditore, por me më pak orë pune dhe të njëjtën pagë, sigurisht, nëse produktiviteti mbetet në të njëjtin nivel    Fisnik PASHOLLI Shkup, 15 shtator – Javë pune e shkurtuar, dhe më pak orë pune në ditë. Ky është trendi që ka përfshirë botën në vitet e fundit. Gjithashtu po kryhen shumë analiza dhe disa vende kanë bërë një hap të avancuar duke e…

Read More

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIESEL (D-E V), ulen për 0,50 denarë për litër, krahasuar me çmimet me pakicë të përcaktuara me vendimin e datës 09.09.2025 për çmimet maksimale të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport. Me këtë ndryshim: Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 75,50 den/litër, Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 është 77,50 den/litër, Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) është 69,00 den/litër. Ndërsa çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon, duke mbetur në nivelin e përcaktuar më 09.09.2025, pra 69,00…

Read More

Ligji për tregtinë e padrejtë hyri në fuqi më shumë se një vit më parë dhe pritej t’i jepte fund problemeve me çmimet që kanë vazhduar prej kohësh. tani pritet që ai të ndryshohet, sepse disa tregtarë ende nuk e respektojnë atë, prandaj, qeveria njofton një rritje dhjetëfish të gjobave për shkelësit – nga 20 mijë euro që është aktualisht, gjoba do të arrinte në 200 mijë euro Fisnik PASHOLLI Shkup, 15 shtator – Ligji për tregtinë e padrejtë hyri në fuqi më shumë se një vit më parë dhe pritej t’i jepte fund problemeve me çmimet që kanë…

Read More

Rritja është kryesisht e ndikuar nga turistët e huaj, numri i të cilëve është shtuar me 15.1 për qind, ndërsa numri i turistëve vendas ka shënuar një rënie të lehtë prej 0.1 për qind. Ky ndryshim tregon për një potencial gjithnjë e më të madh në tërheqjen e turistëve ndërkombëtarë, si dhe për nevojën për politika më të fokusuara në stimulimin e turizmit të brendshëm   Albina REKA Shkup, 15 shtator – Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) në muajin korrik të vitit 2025, numri i përgjithshëm i turistëve që vizituan Maqedoninë ishte 209.932, një shifër…

Read More

Uji për pirje në Shkup është i sigurt dhe cilësor, konfirmon raporti javor laboratorik i NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup. Sipas analizave të kryera nga Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 9 deri më 12 shtator 2025, të gjitha mostrat e testuara korrespondojnë m me standardet e përcaktuara me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm. Në periudhën e theksuar janë marrë 179 mostra për fiziko-kimike dhe 179 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 54 pika matëse në qytetin e Shkupit. Rezultatet tregojnë se asnjë mostër nuk devijon nga normat e…

Read More

Më shumë se 4 tonë marihuanë, 18 mijë bimë narkotike, dhjetëra kilogramë heroinë, kokainë, amfetaminë si dhe mbi 100 armë zjarri dhe mbi 1000 fishekë u shkatërruan sot në mënyrë të kontrolluar në furrën industriale të kompanisë Makstil – Shkup, përcjell INA. Operacioni u zhvillua në prani të Ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, drejtuesve të MPB-së, Agjencisë për Menaxhim me Pasuri të Konfiskuar, Komisionit Shtetëror për Shkatërrimin e Lëndëve Narkotike dhe Komisionit Kombëtar për Armë të Lehta dhe të Vogla. “Sot po shkatërrojmë sasi rekord: mbi katër tonë marihuanë, 18 mijë bimë narkotike, 79 kilogramë lule marihuane dhe…

Read More

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar sot se synojnë ndërtimin e një shkolle të re dhe modern për fëmijët me nevoja të posaçme. Mexhiti ka thënë se Çairi do të jetë komunë për të gjithë, raporton SHENJA. “Çairi do të jetë komunë për të gjithë. Vizioni ynë është ndërtimi i një mjedisi të barabartë dhe të qasshëm, ku qytetarët me nevoja të posaçme gëzojnë mbështetje të plotë dhe kushte dinjitoze. Të gjitha objektet dhe institucionet komunale do të përshtaten me standarde të qasjes, duke siguruar hyrje, shërbime dhe infrastrukturë të përshtatshme për këtë kategori…

Read More

BDI është partia që dha lejen për punë në depon e mbeturinave elektronike në Trubarevë, një objekt për mbeturina që ndodhet në një vendbanim, menjëherë pranë qytetit të Shkupit. Nënshkrimi në lejen për të punuar i përket një ministri, një zgjedhje personale e Ali Ahmetit dhe një miku të ngushtë dhe personal të Bujar Osmanit. BDI sot po përpiqet t’ua kalojë përgjegjësinë të tjerëve, por qytetarët e dinë se kjo parti është fajtorja kryesore për katastrofën ekologjike që po përjeton Shkupi dhe e gjithë Maqedonia e Veriut. Bujar Osmani është në një situatë të vështirë kur filloi të fajësojë anëtarët…

Read More

Safije Sadiki shkruan në profilin e saj. Sot pata një takim të frytshëm me kryetarin e klubit të shahut Flamurtari nga Struga, z. Arlind Jonuzi. Biseduam për rëndësinë e mbështetjes së sportit të shahut dhe krijimin e kushteve që ky sport intelektual të zhvillohet edhe më shumë në vendin tonë. Shahu është sport që forcon logjikën, përqendrimin dhe strategjinë tek të rinjtë – ndaj mbështetja e klubeve të tilla është një prioritet për ne.

Read More

Janë sekuestruar 204 kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi, vlera e të cilave vlerësohet në 700 mijë denarë. Rasti u zbulua nga doganierët në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një pasagjeri, shtetas i SHBA-së. “Pasagjeri, megjithëse mbante me vete një sasi të madhe parash për qëllime koleksionimi, është drejtuar për në kanalin e gjelbër. Për shkak të dyshimeve, ai është përzgjedhur për një kontroll të detajuar, gjatë të cilit në dy valixhet dhe çantat që mbante me vete u zbuluan kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi”, informoi sot Drejtoria doganore. Kundër pasagjerit është nisur procedura përkatëse para gjykatës…

Read More