Autor: Suad Avdiu
Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën për Ora24.tv lidhur me akuzat e fundit të Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët, ka thënë se nuk ka pse mërzitet z.Taravari për VLEN, sepse VLEN jo vetëm që është i bashkuar, por po bëhet një. Ai u shpreh se Taravari me ASH-në e tij prej në krye të VLEN-it, përfundoi në bisht të BDI-së. Nuk i ka punët në terezi as me BDI-në “Kalkulimet në analizat e sollën ASH-në në këtë derexhe, i besuam dhe në fund përfundoi në BDI. Te VLEN ka pasur ofertën të ketë 5 komuna, përfundoi…
Rukë Haradinaj, nëna e cila ia dha lirisë së Kosovës Luanin e Shkëlzenin, në një rrëfim tejet emocional tregoi se si çdo ditë e ndjenë mungesën e djemve dëshmorë. Ajo foli se si “ju flet” varreve të tyre duke ndarë momente të dhimbshme me të bijtë e saj. “Si të çohem këtu te kulla, e çeli dritaren. U bie dielli. Oh moj nanë është kah rrezon dielli, po diell i mirë ju paska ra. Të lumët ju që e keni rreze dielli tana herët. Se janë shku për vend të vet”, tha ajo në një intervistë në T7. Nëna Rukë,…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësim lidhur me vendimin e fundit të ministrit Ivan Stoilkoviç për të ndërprerë marrëdhënien e punës me pesë punonjës shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. Sipas BDI-së, vendimi përbën “ka elemente të qarta të një procesi të kontestueshëm, si në aspektin procedural ashtu edhe në atë material”. “Sipas të dhënave të paraqitura: – Procedura disiplinore është zhvilluar jashtë afateve ligjore, duke e bërë atë juridikisht të pavlefshme. – Vendimi është marrë pa prova të mjaftueshme dhe pa përcaktim të përgjegjësisë individuale. – Ka indikacione serioze për ndërtim të mëvonshëm të argumenteve dhe justifikimeve…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër tre personave, të dyshuar si bashkëkryes për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, sipas Kodit Penal. Sipas njoftimit, në fillim të muajit mars, të pandehurit kanë kryer vjedhje në ambientet e fabrikës Zhelezara, ku kanë marrë lloje të ndryshme kabllosh me vlerë totale prej 196.500 denarësh, në pronësi të një kompanie nga Kavadari. Gjatë kryerjes së veprës, ata kanë dëmtuar edhe një kabllo që ishte pjesë e një instalimi publik elektrik, duke shkaktuar dëm shtesë në vlerë prej rreth 800.000 denarësh. Prokuroria bën të ditur se të dyshuarit janë kapur në flagrancë,…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha më të gjata me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -3 deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 13 deri në 19 gradë. Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 19 gradë.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes Arbana Pasholli, duke i cilësuar si të pavërteta pretendimet për “shuarje” apo “degradim” të Njësisë së Punëve të Brendshme në Dibër. Në reagimin e tij publik, Iseni thekson se nuk ekziston asnjë vendim apo procedurë që synon mbylljen ose dobësimin e kësaj njësie, duke garantuar opinionin se struktura aktuale mbetet funksionale. Ai nënvizoi se ruajtja e përfaqësimit të drejtë mbetet një parim i pandryshueshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se ky standard jo vetëm që do të ruhet, por edhe do të përmirësohet në përputhje…
Deputeti i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet e fundit rreth zbatimit të Ligjit për Gjuhët, duke vlerësuar si “heronj të ditës” dy inspektorët e Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve. Sipas Ademit, ata kanë konfirmuar qartë se ligji për gjuhët është lex specialis, ndërsa provimi i jurisprudencës nuk mund të përdoret si test për njohuri gjuhësore – një qëndrim që, siç tha, ka qenë i qartë që nga fillimi. Ai akuzoi zyrtarët qeveritarë për “interpretime absurde” dhe përpjekje për të shtrembëruar ligjin, duke theksuar se kjo përbën fyerje të inteligjencës së qytetarëve. Në reagimin…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se “nuk ka kushte politike për ndryshimet kushtetuese” Sipas Taravarit, një qëndrim i tillë, pa afate dhe plan konkret, është i paqartë dhe shqetësues për të ardhmen evropiane të vendit. Ai ngriti pyetjen nëse Qeveria ka vendosur të mbyllë përfundimisht rrugën drejt Bashkimi Evropian. “Çdo ditë pa ndryshime kushtetuese është një ditë më larg Evropës dhe më afër izolimit”, theksoi Taravari. Ai i bëri thirrje koalicionit VLEN që të reflektojë dhe të përballet me përgjegjësinë politike, duke rikujtuar premtimin për realizimin…
Sot është një ditë tejet e veçantë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Më 24 mars shënohet ditëlindja e tij, ndërsa sot Kurti mbushi plot 51 vjet. Ditëlindja e tij lidhet edhe me një ngjarje historike të Kosovës, ditën kur nisën edhe bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe, në vitin 1999, 24 vjet pasi lindi ai.
Rukë Haradinaj, nëna që i humbi dy djemë në luftë dhe një tjetër pas luftës, ka rrëfyer për mërzinë e saj në pranverë, kur afrohen dhe vijnë datat që shënojnë përvjetoret e humbjes së tre djemve. Mes lotësh, Rukë Haradinaj ka rrëfyer humbjet e mëdha të saj dhe kujton datat tragjike që ia thyejnë zemrën. “Qetash nisë, 24 mars, 16, 15 është përvjetori i dy djemve, 6 maj është i Luanit, rend… Pranvera është e rëndë për mu”, thotë ajo. “Unë e di që kam shoqe boll, por gjithkush mërzitet për vete, se kjo luftë u kanë”, ka thënë ajo…
