Autor: Suad Avdiu
Pas triumfit ndaj Rumanisë, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan bisedoi me ministrin e Rinisë dhe Sportit Osman Ashkın Bak, presidentin e Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Ethem Haçiosmanoglu, trajnerin e Ekipit Kombëtar Vincenzo Montella dhe lojtarët e kombëtares. Siç shkruajnë mediat turke, Erdogani fillimisht përgëzoi presidentin e federatës për suksesin e ekipit kombëtar dhe më pas shkëmbeu fjalë edhe me trajnerin Montella e futbollistin Barish Alper Yilmaz. Ai gjithashtu u uroi atyre suksese në ndeshjen finale të play-off kundër Kosovës të martën, më 31 mars 2026, e cila do të luhet në Prishtinë. Turqia u kualifikuar në finale të pla
Drejtori i Drejtorisë së Librave Amë, Faton Fazliu, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja kolektive me sindikatat, e cila parasheh rritje graduale të pagave për të gjithë të punësuarit në këtë institucion gjatë tre viteve të ardhshme. Sipas marrëveshjes, pagat e punonjësve do të rriten me nga 7 për qind çdo vit, duke filluar nga marsi i vitit 2026, ndërsa rritje të njëjta janë paraparë edhe për marsin e viteve 2027 dhe 2028. Fazliu theksoi se që nga dita e parë e marrjes së detyrës, synimi i tij ka qenë që të lërë gjurmë përmes veprave konkrete. “Që nga dita…
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e emëruar të degëve të partisë, ku në fokus kanë qenë zhvillimet aktuale politike në vend dhe forcimi i strukturave organizative të subjektit, përcjell gazeta KOHA. Sipas njoftimit të BDI-së, në këtë takim është diskutuar për konsolidimin dhe strukturimin e mëtejshëm të degëve në të gjitha nivelet, me qëllim rritjen e efikasitetit të organizimit partiak dhe përmirësimin e përfaqësimit politik. Nga partia theksojnë se BDI mbetet një subjekt politik me përvojë dhe përgjegjësi të lartë organizative, që sipas tyre, vazhdimisht ka qenë e përkushtuar në…
Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati, ka njoftuar se vendimi për ndarjen e shpërblimit prej 500 mijë eurove për përfaqësuesen e Kosovës në futboll, pas fitores ndaj Sllovakisë, do të jetë gati për miratim të hënën në mbledhjen e Qeverisë. Murati e bëri njoftimin përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se ky vendim merret me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti. “Mirëmëngjes fitues! Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, ka shkruar Murati. Kryeministri Kurti ka…
Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, në intervistën për Alsat, konfirmoi që Kontrolli i brendshëm ka gjetur parregullsi në veprimin e zyrtarëve policor, lidhur me denoncimet e të ndjerës Ivana Stojanovska. Parregullsi janë konstatuar edhe në veprimet e Qendrës për Punë Sociale në Shkup. Ndërkaq Gjykatën e Shkupit të hënën fillon gjykimi kundër Stojançe Jovanovskit, i akuzuar për dhunë në familje, kërcënim dhe nxitje për vetëvrasje pasi bashkëshortja e tij Ivana Jovanovska i dha fund jetës së saj së bashku me vajzën e tyre gjashtëvjeçare, duke u hedhur nga ballkoni në lagjen Karposh të Shkupit. “Është hapur rishqyrtim të punës nga…
Suksesi i madh i Kosovës ndaj Sllovakisë, duke bërë kështu një hap tutje drejt kualifikimit në Kmapionatin Botëror të futbollit, duket se ka penguar tej mase opinionin në Serbi. Mediumi serb “Mondo” ka reaguar ashpër ndaj atmosferës së krijuar nga tifozët kosovarë në Bratislavë. Në artikullin e publikuar nga ky medium, kritikohen brohoritjet “UÇK” nga tifozët e Kosovës, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe duke kërkuar reagim nga UEFA dhe FIFA. Reagimi i tillë vjen në një moment kur Kosova po shënon një nga sukseset më të mëdha në arenën ndërkombëtare, pasi përmbysi rezultatin ndaj Sllovakisë dhe siguroi…
“Nga muaji prill punonjësit e sektorit shëndetësor do të përfitojnë një rritje pagash prej 5 deri në 7 përqind, si pjesë e një marrëveshjeje afatgjatë që parashihet të mbetet në fuqi deri në vitin 2028”. Kjo është bërë e ditur dje nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë seancës parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve. Qeveria siç mësohet tashmë ka rritur pikëvleftën e kapitacionit për mjekët familjarë, gjinekologët dhe dentistët, ndërkohë që buxheti i përgjithshëm për shëndetësinë këtë vit kap shifrën e afro një miliard eurove, ku janë llogaritur plotësisht rritjet e parashikuara të të ardhurave. Përveç përmirësimit të…
Këshilltari për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun në kabinetin e Kryeministrit, Naum Stoilkovski, thotë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Ato ekzistojnë vetëm në mendjet e Venko Filipçes, Jon Frçkovskit dhe atyre personazheve që kanë mbetur në LSDM. Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thotë Stoilkovski. Stoilkovski foli edhe për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri ku theksoi se zgjedhja e tij është hapi më demokratik i ndërmarrë ndonjëherë nga një qeveri drejt Zyrës së Prokurorit Publik. Siç thotë ai, ky është një njeri me një dosje të pastër. “Është zgjedhur një njeri me një karrierë…
Maqedonia e Veriut sot mbush plot 6 vjet që është pjesë e NATO-s. Më 27 Mars 2020,vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s, ndërsa më 30 mars, flamuri i Maqedonisë, si flamuri i vendit aleat të 30, u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel, përpara Komandës supreme të forcave aleate (SHAPE) – Komanda aleate për operacione në Mons, Belgjikë dhe Komanda aleate për transformime në Norfolk, Virxhinia, SHBA, transmeton Portalb.mk. Angazhimi për integrimin euroatlantik daton që nga viti 1993, kur Kuvendi miratoi një Rezolutë që përcaktonte prioritetet e jashtme politike të vendit, përkatësisht anëtarësimin në NATO dhe BE. Në nëntor të vitit 1995 vendi u bë anëtare e…
Rezoluta për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimin e jurisprudencës nuk dihet nëse dhe kur do del para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, e njëjta është përcjellë për procedurë parlamentare, raporton Portalb.mk. Pasi deputetët e opozitës shqiptare javën e kaluar dorëzuan Rezolutë për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimin e jurisprudencës, si iniciativë që buron nga studentët e drejtësisë, të cilët kanë kërkuar respektimin e një të drejte të garantuar me ligj, Portalb.mk pyeti kabinetin e kryetarit të Kuvendit se kur pritet e njëjta të votohet nga deputetët. “Konform dispozitave të Rregullores së Kuvendit, Kryetari Afrim…
