Autor: Suad Avdiu
Aleanca për Shqiptarët, krahu i udhëhequr nga Ziadin Sela, ka njoftuar për një pritje të ngrohtë dhe mbështetje të madhe nga diaspora shqiptare në Cyrih të Zvicrës, përcjell tetova1 Sipas njoftimit, Sela së bashku me deputeten Ilire Dauti u mirëpritën nga qindra bashkëatdhetarë në një organizim të Shoqatës Kulturore simotër “Lëvizja Shqiptare” në Zvicër. Njoftimi i plotë: “Pritje e ngrohtë dhe mbështetje madhështore nga diaspora shqiptare, në Cyrih të Zvicrës Kryetari, Ziadin Sela dhe deputetja, Ilire Dauti, u mirëpritën nga qindra bashkëatdhetarë në Cyrih të Zvicrës, në një organizim të Shoqatës Kulturore simotër “Lëvizja Shqiptare” në Zvicër. Në një atmosferë…
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka reaguar publikisht lidhur me debatin për gjuhën në të cilën zhvillohet provimi i jurisprudencës, duke drejtuar kritika ndaj BDI-së për mosveprim ndër vite. Përmes një postimi në Facebook, Beqiri parashtroi disa pyetje publike, duke vënë në fokus periudhën nga viti 2002 deri në vitin 2024, kur sipas tij, funksionarët e BDI-së kanë qenë pjesë e institucioneve dhe proceseve shtetërore. Ai theksoi se provimi i jurisprudencës gjatë gjithë kësaj periudhe është mbajtur në gjuhën maqedone, ndërsa, sipas tij, të gjithë funksionarët e BDI-së e kanë dhënë provimin në këtë gjuhë. Beqiri gjithashtu nënvizoi…
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka nisur kontrolle të shtuara për të luftuar ekonominë joformale dhe për të rritur disiplinën fiskale në vend. Fokusi i aksionit janë subjektet që ushtrojnë veprimtari dhe realizojnë qarkullim pa sistem fiskal të regjistruar, transmeton TV21. Sipas të dhënave zyrtare, 6.451 tatimpagues aktivë me të punësuar nuk kanë pajisje fiskale për evidentimin e pagesave në para të gatshme. Nga këta, 3.115 janë të regjistruar edhe për TVSH, çka tregon se bëhet fjalë për biznese me aktivitet të rregullt. Kontrollet në fazën e parë do të përqendrohen pikërisht te këto subjekte për t’i detyruar të…
Sot në orët e para të së dielës, (29 mars), u ndërrua ora. Në orën 02:00, akrepat e orës shkuan 60 minuta para. Kjo do të bëjë që të humbasim 1 orë nga gjumi i mëngjesit, duke u zgjuar më herët. Qëllimi i ndryshimit të orës është për të përfituar sa më shumë nga energjia diellore si dhe kursimi i energjisë elektrike. Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor, kur akrepat do të kthehen 1 orë pas. Si lindi koncepti i orës verore? Ishte viti 1907 kur anglezi William Willett paraqiti idenë e “Kohës…
Nuk dihet kur do të lirohen 128 milionë euro nga programi IPARD 3. Komisioni Evropian nuk ka dhënë afate konkrete për shqyrtimin e raportit që qeveria e Maqedonisë e dorëzoi lidhur me skandalin e korrupsionit me drejtorin e Agjencisë së Pagesave, Ile Stoilev, që çoi në pezullimin e pagesave. Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, në emisionin Biznis 21 tha se në takimin në Bruksel kërkuan që raporti të shqyrtohet sa më shpejt, por nuk morën përgjigje konkrete, vetëm një sinjalizim që do të merret në shqyrtim. “Diskutuam për raportin e dorëzuar, që të shqyrtohet sa më shpejt dhe ai në…
Moti sot do të jetë i vranët me kushte për reshje lokale të shiut në pjesën lindore të vendit. Temperatura minimale do të jetë nën 0 gradë celsius, kurse temperatura ditore do të arrijë deri në 18 gradë celsius. Stabilizim të motit do të ketë nga dita e hënë, kurse të martën dhe deri në fundjavë moti pritet të jetë i ndryshueshëm me reshje të shiut, posaçërisht në pjesën perëndimore të vendit.
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 24 të këtij muaji, në ora 15:30, në SPB Shkup, 45-vjeçari nga Shkupi ka denoncuar se është mashtruar nga një person. Sipas denoncimit, personi i është paraqitur, është prezantuar si i punësuar në polici dhe i ka ofruar që t’i kthejë paratë – 40 mijë euro që i ka investuar në firmë të huaj në të cilën ka qenë i punësuar dhe që ka ndaluar me punë. Nga policia shtojnë se pasi që nuk është kryer shërbimi, denoncuesi ka dyshuar se personi është mashtrues dhe ka denoncuar. Ministria e Punëve të…
Nesër kthehet në funksionim ora verore, ku akrepat zhvendosen 60 minuta përpara. E diela e fundit e muajit mars shënon kalimin në orën verore, një moment kur akrepat e orës zhvendosen një orë përpara. Ndryshimi ndodh në orën 02:00 të mëngjesit të 29 marsit, kur ora kalon menjëherë në 03:00. Ky ndryshim, sjell edhe zgjatjen e orëve me dritë natyrore gjatë ditës dhe më pak orë në errësirë. Ky rregull, është në fuqi në të gjithë Evropën që prej vitit 1981, ku është vendosur që akrepat të lëvizin 60 minuta përpara në pranverë dhe të kthehen një orë pas në…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, pret që të hënën Komisioni Rregullator të shpallë çmime më të ulëta për benzinat, ndërsa çmimi i naftës të mbetet i pandryshuar ose të ketë një rritje minimale. “Pres të hënën ulje për 2 denarë të benzinave pa plumb, dhe çmim të njëjtë ose rritje minimale prej gjysmë denari për naftën. Ulja e TVSH-së nënkupton drejtpërdrejt efekt pozitiv”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër. Mes tjerash, Mickoski tha se për momentin nuk po mendohet për masa kufizuese apo ndalesa. “Nuk kemi nevojë për kufizime dhe ndalesa tani për tani. Kemi sasi të mjaftueshme. Po e ndjekim…
Portali MKD.mk dhe agjencia Market Vision publikuan sot një sondazh lidhur me rejtingun e partive politike dhe liderëve të tyre në Maqedoninë e Veriut. Sipas këtij sondazhi të zhvilluar nga data 2 deri më 18 mars, ja si qëndron rejtingu i partive në pyetjen se cilën do e votoni nëse do ketë zgjedhje: • VMRO-DPMNE kryeson me 24% • VLEN me 5.1% • LSDM me 4.9% • BDI me 4.8% • E majta 3.1% • ZNAM 2.1% Në pyetjen se cilit lider politik qytetarët i besojnë më shumë, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, prin me 25.2%. Ndërsa, 41.3% e të anketuarve nuk…
