Autor: Suad Avdiu

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 7 deri 15 gradë celsius. Gjatë fundjavës moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje të shiut.

Read More

Alsat mëson ekskluzivisht se ekipet mobile të Doganës së Maqedonisë së Veriut mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Tabanoc kanë ndaluar autobusin e kompanisë Durmo Tours. Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 600 fishekë, kalibër i armëve të vogla dhe armë të gjata. Jo zyrtarisht mësohet se municioni i kapur është i njërit prej shoferëve që e ka drejtuar autobusin, i cili sasinë e kishte fshehur në një vend special. Dogana dhe Prokuroria Publike pritet të dalë me versioni zyrtar. Ndaj njërit prej shoferëve nuk përjashtohet masa e paraburgimit./ Alsat.mk

Read More

Ari ka shënuar rënie nën 4.500 dollarë për ons herët sot, duke zgjeruar humbjet teksa konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon të nxisë paqëndrueshmëri të gjerë në tregje dhe të mbajë presion mbi metalin e çmuar. Ari u tregtua me rreth 4.426 dollarë për ons në mëngjes, në rënie prej 1.6 për qind gjatë ditës. Rënia e fundit erdhi pas një shitjeje të fortë dhe të paqëndrueshme në javët e fundit. Çmimet e arit kanë rënë me 15 për qind që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt dhe po tregtohen dukshëm nën nivelin rekord të janarit 2026 prej 5.595…

Read More

Më 26.03.2026 në orën 00:21 në SPB Shkup, nga Burgu i Idrizovës, është raportuar se ka shpërthyer zjarr në çatinë e ndërtesës së repartit të mbyllur-ambulancës. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, dhe nuk ka persona të lënduar. Është kryer inspektim dhe po merren masa për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Read More

Zëvendësdrejtori “kukull” i Doganave paska zbuluar dje një “arritje historike”: vendosjen e mbishkrimeve në shqip në pikat kufitare në mandatin e tij. Sa për informim: Këto mbishkrime ekzistojnë prej vitesh – që nga 2023-2024, madje në disa pika edhe më herët. Kur nuk ke çfarë të tregosh, fillon të përvetësosh punën e të tjerëve. Kur nuk ke ndikim real (këtë e dëshmojnë aktivitetet në vet faqen zyrtare të Doganave), atëherë të mbetet vetëm propaganda. Por propaganda ka një kufi: faktet. Prandaj, një sfidë publike për “arkitektin” e rremë të këtyre mbishkrimeve: Publiko foto nga momenti kur TI i ke vendosur…

Read More

Pamjet që po i shihni vijnë nga Kroacia. Ky vend është goditur nga kthesa e papritur e motit me reshje të dendura të borës dhe erërave të fuqishme buzë Adriatikut. Kroacia ka ndezur “alarmin e kuq” për përkeqësimin e motit, kurse shërbimet metereologjike shpërndajnë mesazhe njoftimi duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar nëse lëvizin drejt zonave të goditura. Në disa autostrada shtetërore kroate trafiku zhvillohet në kushte dimri. U bëhet thirrje qytetarëve që nëse kanë ndërmend të udhëtojnë drejt Kroacisë, të ndjekin motin dhe të kenë me vete pajisjet dimërore. Stuhia me erëra dhe borë po drejtohet…

Read More

Deputeti i BDI-së Arbër Ademi e ka quajtur skandaloz propozimin e Avokatit të Popullit, Faton Selami që ia ka bërë Qeverisë që të nis me ndryshimet ligjore me qëllim që të lejohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sipas Ademit, qëndrimi është problematik, pasi nuk ka nevojë për ndryshime ligjore derisa çështja vetëm se është e rregulluar me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, pra nuk bëhet fjalë për mungesë harmonizimi ligjore, por mungesë vullneti për ta zbatuar. E dyta, sipas Ademit, Avokati i Popullit ka shprehur qëndrim të gabuar derisa thotë se provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe…

Read More

Një incident dhune ka ndodhur mesditën e djeshme në një nga kazinotë e qytetit të Tetovës, ku dy persona kanë rënë pre e sulmit fizik. ​Sipas njoftimit zyrtar nga SPB Tetovë, personi me iniciale B.S. (43) nga fshati Trebosh, rreth orës 12:30 është paraqitur vetë në polici pasi ishte denoncuar për dhunë. Ai akuzohet se rreth orës 11:30, brenda ambienteve të një kazinoje, ka sulmuar fizikisht personat A.A. (68) nga Dobroshti dhe 26-vjeçaren J.Sh. nga fshati Xhepçisht. ​Policia njofton se po punon në dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilit ndaj autorit të sulmit do të vijojë parashtresa përkatëse…

Read More

Tetëdhjetë e një persona, punonjës të TEC Manastir, kërkuan ndihmë mjekësore në ISHP Spitalin Klinik të Manastirit sot deri në orën 15:00 për shkak të problemeve me stomakun. Në një deklaratë për mediat, Haralambos Sidiropoulos, specialist i sëmundjeve infektive, theksoi se të gjithëve u është ofruar ndihmë mjekësore dhe shumica e tyre janë dërguar për trajtim në shtëpi. “81 persona kanë ardhur në departamentin tonë me probleme me stomakun, të vjella dhe temperaturë. Të gjithë kanë të njëjtën pamje klinike dhe si shkak përmendën konsumimin e lazanjës me salcë në kuzhinën e TEC Manastir. Shumica e punonjësve kanë një formë…

Read More