Autor: Suad Avdiu

BDI reagon përmes një komunikate duke theksuar se deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski në Kuvend, lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe, përbën një nga momentet më shqetësuese në diskursin politik që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. “Pretendimi se gjuha shqipe mund të përdoret “sa të doni”, por se gjuha zyrtare është vetëm maqedonishtja, nuk është thjesht një deklaratë politike, është një rikthim i drejtpërdrejtë në logjikën e Kushtetutës së vitit 1991, dhe nenin e dikurshëm 7 të saj duke injoruar Amendamentin V të vitit 2001, i cili është themel i rendit kushtetues dhe i balancës ndëretnike në vend.…

Read More

Nesër në Shkup do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të mbajtjes së një gare atletike, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Sipas njoftimit, më 29 mars 2026, me fillim nga ora 10:00, do të zhvillohet një garë në gjatësi prej 10 kilometrash. Itinerari i garës do të nisë nga Vodno e Mesme, do të vazhdojë përgjatë rrugës rajonale R2138 deri te parkingu i manastirit Shën Pantelejmon dhe do të kthehet në të njëjtën rrugë. Për mbarëvajtjen e ngjarjes, Njësiti për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut,…

Read More

Kur guximi bëhet biznes: Rrugëtimi i ndërrmarjes Depo Aziri – Kumanovë Depo Aziri është një kompani private, e themeluar më 26 shkurt 2016, ndërsa aktivitetin e saj zyrtar e nisi më 7mars 2016. Pas kësaj nisme qëndron themeluesi dhepronari, Fati Aziri – një i ri, i sapodiplomuar në studimet postdiplomike në shkencat juridike, pa përvojë paraprakenë fushën e tregtisë. Hyrja në këtë sektor ishte një sfidë në vetvete. Megjithatë, mbështetja e palëkundur e familjes dhe e miqve u bë shtylla kryesore që i dha forcë këtij rrugëtimitë ri. Hapat e parë të bashkëpunimit u vendosën me kompani të njohura si…

Read More

Nëse vazhdon trendi i rritjes së çmimit të derivateve në bursë, kryeministri thotë se hapi i ardhshëm do të jetë ulja e çmimit të akcizës dhe të marzhës. Kryeministri Hristijan Mickoski thekson se si Qeveri po e ndjekin situatën dhe se do të veprojnë në kohë në bazë të nevojës. Ndërsa të njejtën gjë e tha edhe për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, për çka u shpreh se inspektorët e tregut janë terren dhe po e ndjekin situatën. “Kuptohet që hapi i radhës do të ishte që pas këtyre dy javëve nëse vazhdon rritja në burs, do të pasojë…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj qëndrimit të Avokati i Popullit i Maqedonisë së Veriut lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore për jurisprudencë, noteri dhe përmbarim, duke e cilësuar atë si interpretim të papranueshëm dhe juridikisht të pabazuar. Në një konferencë për media, deputeti i BDI-së, Ilir Hasani, theksoi se qëndrimi i institucionit në fjalë cenon drejtpërdrejt një të drejtë të garantuar me Kushtetutë dhe ligj. “Është e papranueshme që e drejta për përdorimin e gjuhës shqipe në provime shtetërore të trajtohet si e drejtë që realizohet vetëm me kërkesë të kandidatit. Kjo e drejtë…

Read More

Katër djemtë shqiptarë të cilët u ndaluan në Serb i mësohet se do të lirohen menjëherë. Ata mësohet se do të hetohen më pas në gjendje të lirë. Lajmin e ka njoftuar kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla përmes një postimi në “Facebook”. Sipas autoriteteve serbe ata “kanë nxitur urrejtje kombëtare” përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale. Ata janë identifikuar me iniciale A. S. 37 vjeç, E. V. 42 vjeç, E. G. 48 vjeç dhe A. C. 18 vjeç, ndërsa akuzohen për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare. Sipas Policisë serbe, A.…

Read More

Bordi i Guvernatorëve të NBA-së, organi që bashkon pronarët e tridhjetë ekipeve të Ligës Amerikane të Basketbollit, ka votuar për të autorizuar ligën për të eksploruar zgjerimin e mundshëm me dy skuadra të reja, një në Seattle dhe një në Las Vegas. Për qytetin e Paqësorit, ky do të ishte një rikthim i Seattle Supersonics, që ka luajtur për 41 sezone, nga viti 1967 deri në vitin 2008. Ndërsa Las Vegas pret çdo vit Ligën Verore të NBA-së, një kampionat ku garojnë talente të reja në zhvillim. “Qëllimi ynë ishte ta zgjidhnim këtë çështje në një mënyrë ose në një…

Read More

Fitorja historike e Kosovës ndaj Sllovakisë me rezultat 4-3 ka bërë jehonë të madhe në mediat turke, konkretisht nga gjiganti mediatik NTV, i cili po ndjek me vëmendje rivalin e radhës së kombëtares turke. Turqia do të përballet të martën me Kosovën në finalen e madhe të “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Sipas raportimit të NTV, vëmendje e veçantë i është kushtuar rolit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të cilin thuhet se ka “ndërhyrë drejtpërdrejt” për të motivuar kombëtaren para ndeshjes vendimtare. Në artikull theksohet se në Kosovë është krijuar një atmosferë e jashtëzakonshme mobilizimi, ndërsa…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në konferencën për shtyp të mbajtur sot prezantoi projektligjin e ri për barna, si pjesë e reformës më të gjerë në sektorin shëndetësor. Ligji i ri, siç kumton Ministria e Shëndetësisë, ka për qëllim modernizimin e sistemit të barnave dhe harmonizimin e tij me standardet evropiane, me fokus në përmirësimin e cilësisë së trajtimit dhe rritjen e sigurisë së pacientëve. Me këtë zgjidhje ligjore parashikohen procedura më të shpejta për miratimin dhe regjistrimin e barnave, shkurtimi i kohës për vënien e tyre në dispozicion, si dhe vendosja e një sistemi për monitorimin e furnizimit dhe…

Read More

Brenda dhjetë ditëve të fundit, rajoni i Pologut është bërë shënjestër e hajdutëve që po vjedhin arkat e xhamive. Rasti më i fundit ka ndodhur dje në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku keqbërësit kanë hyrë me forcë mes mesditës dhe orës 15:00. ​Sipas policisë, autorët kanë thyer arkën e kontributeve vullnetare dhe kanë marrë paratë. Ky është rasti i tretë pas vjedhjeve në fshatrat Merditë të Gostivarit dhe Vrapçisht, ku në këtë të fundit u kap një 65-vjeçar. SPB Tetovë po punon për zbardhjen e këtyre krimeve që kanë shqetësuar besimtarët pak ditë para festës së Bajramit.

Read More