Autor: Suad Avdiu
Edhe mëngjesi i sotëm ka nisur me ankth për nxënësit dhe prindërit në Tetovë. Disa shkolla fillore dhe të mesme kanë pranuar sërish kërcënime për mjete shpërthyese përmes postës elektronike. Policia ka evakuuar menjëherë nxënësit dhe stafin, ndërsa ekipet antiterror po kontrollojnë objektet. Kjo situatë e përsëritur po shkakton revoltë të madhe te prindërit, të cilët shprehen të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre dhe ndërprerjen e vazhdueshme të mësimit. Deri më tani, të gjitha alarmet e mëparshme kanë rezultuar të rreme, por autorët mbeten ende të paidentifikuar, duke lënë qytetin në gjendje pasigurie.
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale informon se procesi i mbledhjes së vauçerëve për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter po ecën pa probleme dhe me dinamikë të shtuar në terren. Nga gjithsej 4.070 vauçerë të dhënë, 2.084 janë mbledhur tashmë në periudhën nga 18 marsi deri më 25 mars, që përfaqëson më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm, transmeton Portalb.mk. Sipas të dhënave të marra nga qendrat ndërkomunale të punës sociale, që nga 25 marsi 2026, deri në orën 18:00, janë mbledhur gjithsej 2.084 vauçerë, me dinamikën ditore që tregon interes të vazhdueshëm dhe aktivitet të shtuar midis qytetarëve në…
Institucionet bullgare po vendosin se çfarë të bëjnë me gjashtë lopë, të cilat para pak ditësh kaluan kufirin nga Maqedonia në afërsi të fshatit Gjueshevë të Qustendilit, njofton Radioja Kombëtare Bullgare. Kafshët janë kapur dhe janë vendosur në një objekt të përkohshëm blegtoral të komunës, ndërsa një komision i shërbimeve të autorizuara bullgare dhe maqedonase po vendos se si do të veprohet në këtë rast. Nuk dihet nëse këto gjashtë lopë janë pjesë e gjedheve që lëvizin lirshëm në zonën e Koritës së Kriva Pallankës, duke shkaktuar tension të madh mes banorëve dhe pronarëve, problem ky që autoritetet kompetente maqedonase…
Vitin e kaluar, 1.855 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë fituar titujt magjistër ose specialist, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Kjo është një shifër e ngjashme me atë të vitit 2024 më e lartë për gjysmë për qind. Rritja është përqindërisht më e theksuar te doktorët e shkencave, vitin e kaluar doktoruan 245 qytetarë, që është madje 14 për qind më shumë se në vitin 2024, kur u regjistruan 215 doktorë të rinj të shkencave. Mbi 60 për qind e magjistrave, specialistëve dhe doktorëve të rinj që kanë fituar këto tituj në vitin 2025 janë gra, tregojnë të dhënat e…
Moti sot në Maqedoninë Veriut do të jetë vranësira dhe diell, ndërsa gjatë fundit të ditë pritet të ketë reshje lokale të shiut. Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri 21 gradë celsius.Nesër moti pritet të jetë me reshje shiu, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës./Telegrafi/
Pesë të punësuar shqiptarë janë larguar nga puna në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. Për këtë reagoi opozitarja BDI, duke thënë se procedura disiplinore është zhvilluar jashtë afateve ligjore dhe pa prova të mjaftueshme për përgjegjësi individuale. Sipas tyre, masa e ndërprerjes së marrëdhënies së punës është joproporcionale dhe lë hapësirë për dyshime mbi arbitraritet në vendimmarrje. Bashkimi Demokratik për Integrim: -Publikimin e plotë të të gjitha procedurave dhe vendimeve që kanë çuar në këto largime. -Hetim institucional për respektimin e procedurave ligjore në këtë rast. -Rishqyrtim të menjëhershëm të vendimeve, në përputhje me ligjin dhe standardet e administratës publike.…
I dënuari në rastin e njohur si “Rasti Alfa”, Agim Islami, ka reaguar sërish përmes një postimi publik, duke rikujtuar se edhe kjo pranverë e gjen pas hekurave, në pritje të drejtësisë. “Pranvera sjell shpresë dhe kënaqësi… shpresoj që këta përfaqësuesit tanë shqiptarë nuk do të lejojnë që edhe kjo verë të kalojë pa asnjë rezultat për çështjen e Rastit Alfa. Është pranvera e 18-të në burg, me besimin se drejtësia do të triumfojë një ditë”, ka shkruar Islami, përcjell INA. Rasti “Alfa” lidhet me vrasjen e një pjesëtari të njësisë speciale policore “Alfa” në Shkup në vitin 2008, një…
Kandidatura e Republikës së Koresë, e cila për sekretar të përgjithshëm të Unionit Ndërparlamentar – UNP e kandidon Sangas Xhun ishte në fokus të takimit midis Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, dhe Ambasadorit të Republikës së Koresë në Shkup, Kim Dongbae. Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me ambasadorin e Republikës së Koresë, Sh.T. Dongbae Kim, ku diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Rikonfirmuam marrëdhëniet e mira dhe miqësore, si dhe shprehëm përkushtimin për avancimin e bashkëpunimit parlamentar, si në planin bilateral ashtu edhe në atë multilateral. Theksuam rolin…
Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti ka reaguar ndaj gënjeshtrave të shpërndara në opinion se gjuha shqipe nuk perfillet në Pikën Kufitare Bllatë. “Jo, jo – gabim e keni, gjuha shqipe aty është!” – deklaron Dauti, duke theksuar se realiteti në terren flet krejt ndryshe nga ajo që po plasohet në opinion. Sipas tij, tentativat për të krijuar një narrativë të rreme bien poshtë përballë fakteve konkrete dhe të verifikueshme nga çdo qytetar që kalon në këtë pikë kufitare. “Qytetarët e shohin vetë realitetin dhe nuk mashtrohen nga shpifje të tilla,” thekson ai. Dauti shton se fotografia e realizuar sot, më…
Një 48-vjeçare shqiptare, residente në Savona, është vënë nën hetim për tentativë vrasjeje, pasi dyshohet se ka helmuar në mënyrë të përsëritur vjehrrën e saj 73-vjeçare, e cila është me aftësi të kufizuara. Sipas hetimeve paraprake, gruaja dyshohet se ka përdorur helm për minj duke e përzier me ushqimin e të moshuarës. Sipas mediave italiane, viktima është shtruar disa herë në spital, ku analizat mjekësore kanë zbuluar nivele të larta të substancave toksike në gjak, duke çuar në dyshimet për helmim të qëllimshëm. Rasti është zbuluar pas hetimeve të thelluara mjekësore dhe ndërhyrjes së autoriteteve. Gjykata në Savona ka vendosur…
