Autor: Suad Avdiu
Një pjesë e rrugës “Malush Kosova” në kryeqytet është shembur, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin për banorët e zonës. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e sakta që kanë çuar në shembjen e rrugës. Lidhur me situatën ka reaguar Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, e cila ka bërë të ditur se si pasojë e rrëshqitjes së dheut është dëmtuar edhe rrjeti i ujësjellësit. Si rrjedhojë, furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht në disa rrugë, deri në sanimin e gypit. Sipas njoftimit, zonat e prekura janë: “Mehmet Shpendi”, “Bislim Islami”, “Don Stjefan…
Siç njoftojnë nga MPB, dje nga Ndihma e Shpejtë është raportuar se në një shtëpi në Kisella Vodë të Shkupit është gjetur një grua e vdekur. Bëhet fjalë për N.A.L e moshës 43 vjeçare nga Shkupi, njofton Telegrafi. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është vërtetuar vdekja. Po ashtu është bërë edhe këqyrja e vendit të ngjarjes, kurse me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.
Mbi 40 ton vezë të paetiketuara nga Serbia janë asgjësuar në deponinë e Drislës në Shkup, pasi inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), në koordinim me Doganën, parandaluan një tentativë për import të paligjshëm në vend, përcjell INA. Aksioni është zhvilluar në pikën kufitare Tabanoc, ku gjatë një kontrolli të detajuar u zbuluan gjithsej 572.400 vezë të freskëta, të fshehura pas paletave të para me mall të deklaruar rregullisht. Në një dërgesë u gjetën 270.000 vezë, ndërsa në tjetrën 302.400 të tjera – të gjitha pa shënime dhe pa origjinë të deklaruar. Sipas AUV-së, ekzistonin dyshime serioze se…
Policia e Gostivarit ka arrestuar personin me iniciale V.S. (30), pasi është denoncuar nga vjehrra e saj 73-vjeçare për sulm fizik brenda shtëpisë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj nuses do të ngrihet padi përkatëse.
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke u bërë gati për dislokim në Gazë, dhe po e presin vetëm dritën e gjelbër nga institucionet shtetërore. Kosova është zotuar se do të dërgojë trupa në këtë vend të shkatërruar nga lufta në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS), mekanizëm që është paraparë të formohet me themelimin e Bordit të Paqes – nismës së presidentit amerikan, Donald Trump për arritjen e paqes në botë. Krahas vendimit për dërgimin e trupave në Gazë, Kuvendi duhet të miratojë edhe marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm. Komandanti i Forcës Ndërkombëtare…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përditësuar një postim në rrjetet sociale lidhur me Raportin e Transformimit BTI 2026 për Evropën Juglindore, pasi pati reagime të shumta për mënyrën se si ishte paraqitur Kosova në hartën shoqëruese të publikimit. Në versionin fillestar, Kosova ishte paraqitur me vija të ndërprera, një format që në kartografi përdoret shpesh për territore me status të diskutueshëm, çka nxiti kritika dhe reagime nga përdorues të rrjeteve sociale që kërkuan sqarime për këtë paraqitje grafike. Veprimtari Agim Aliçkaj në një prononcim për “Bota sot”, ka kritikuar ashpër Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, duke e akuzuar për…
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka deklaruar se ndeshja finale me Turqinë do të jetë historike. Ai tha se, nëse Kosova kualifikohet për herë të parë në Kupën e Botës, kjo do të përbëjë një “pavarësi të dytë” për vendin. Muriqi gjithashtu la të kuptohet se ky mund të jetë një nga ciklet e fundit të tij me fanellën e Kombëtares. “Pa dyshim që Turqia është favorite. Avantazhi ynë është se luajmë në shtëpi. Ata kanë lojtarë si Kenan dhe Arda, të cilët luajnë edhe në ekipe të mëdha si Real Madridi. Janë vlera të mëdha për futbollin…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj iniciativave të fundit që, sipas tyre, synojnë të anashkalojnë zbatimin e drejtpërdrejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimet për kandidatët juristë, duke i cilësuar këto përpjekje si “mashtrim” dhe shmangie të obligimeve ligjore. Në reagimin e tyre, nga BDI theksojnë se çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet e jurisprudencës nuk kërkon zgjidhje të reja, por vetëm respektim të ligjit ekzistues. “Çfarëdo iniciative e re që synon të anashkalojë zbatimin e drejtpërdrejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimet për kandidatët juristë përbën një mashtrim të madh…
Organizatorët e ekspozitës, së shfaqur së fundmi në Prishtinë: “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, Integra dhe Admovere u kanë kërkuar falje familjarëve të viktimave civile të luftës. Përmes një postimi në Facebook, Integra dhe Admovere thanë se qëllimi i ekspozitës ishte të nderojë viktimat civile të luftës dhe të kontribuojë në ruajtjen e kujtesës kolektive për krimet e kryera në Kosovë, shkruan KlanKosova.tv. “Qëllimi i ekspozitës sonë ka qenë i qartë dhe i pandryshueshëm: të nderojë viktimat civile të luftës dhe të kontribuojë në ruajtjen e kujtesës kolektive për krimet e kryera në Kosovë. Në asnjë moment dhe në asnjë formë…
Kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski në një dalje për media theksoi se nuk pret që të ketë zgjedhje të parakohshme paralmentare, por siç shtoi zgjedhjet të mbahen në afatin e rregullt në vitin 2028, transmeton TV21. Mickoski, potencoi se Maqedonia e Veriut duhet të fokusohet te reformat. “Thashë që këtë vit nuk kemi ndërmend të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare, se qëllimi ynë janë zgjedhjet e rregullta parlamentare në vitin 2028, e kemi thënë shumë herë, megjithëse është politikisht e volitshme të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare pavarësisht rezultateve të tilla pas fitores bindëse në zgjedhjet lokale, por nuk mendoj…
