Autor: Suad Avdiu
Për shkak të depërtimit të një mase të re ajri shumë më të ftohtë nga veriu drejt Evropës jugore dhe juglindore, mbi Italinë jugore, e veçanërisht mbi Detin Jon, do të formohet një sistem ciklonik sekondar i thellë, i cili do të ndikojë ndjeshëm në motin në Maqedoninë e Veriut, duke filluar nga mbrëmja e së martës dhe në ditët në vijim, duke sjellë reshje të reja të dendura. Në zonat më të ulëta reshjet do të jenë në formë shiu, ndërsa në zonat më të larta dhe në malet mbi 1.000 metra do të jenë në formë dëbore, ku…
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, në një intervistë në Alsat, ka folur për Korridorin 8, ku tha se ky projekt i madh infrastrukturor do të kalojë edhe kah qyteti i Strugës. “Nuk di ndonjë korridor tjetër ku do të kalojë Korridori 8. Duhet të bëjmë distinkcion të qartë në mes zgjidhjes teknike, dhe projektit si interes strategjik i vendit që lidh disa vende të NATO-së dhe BE-së. Është ndër korridoret më të rëndësishme të vendeve pan-evropiane, pjesë e të cilit do të jetë edhe Maqedonia e Veriut. Të thuhet se Korridori 8 nuk do të kalojë kah Struga…
Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Dilaver Rushiti nga fshati Çerkez i Kumanovës. I ndjeri ishte pjesëmarrës në luftë dhe njihej si një luftëtar i përkushtuar, i cili dha kontribut të rëndësishëm në përpjekjet për liri. Ai jetoi për vite me radhë si invalid i luftës. Lajmi për vdekjen e tij ka prekur familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë, të cilët e kujtojnë si njeri të respektuar dhe me vlera të larta njerëzore. Ngushëllime të sinqerta i janë shprehur familjes, farefisit dhe miqve të të ndjerit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para tre ditësh në komunën e Aerodromit, ku një zënkë në komunikacion ka përfunduar me dhunë brutale. Një lexues i “Sloboden Pechat” ka dërguar pamjet e incidentit ku shihet se si një shofer i makinës “BMW” godet qëllimisht drejtuesin e një trotineti. Sipas dëshmitarit që filmoi skenën, ngjarja nuk ishte thjesht një aksident, por një veprim i qëllimshëm. Pasi drejtuesi i trotinetit fluturoi mbi kapakun e makinës dhe ra në asfalt, shoferi i makinës doli jashtë dhe nisi ta sulmonte fizikisht personin që ishte i shtrirë në tokë. ”Isha dëshmitar i një dhune brutale…
MPB njofton se më datë 29.03.2026, në ora 16:47, në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Shkup është raportuar se në një objekt të braktisur në zonën e komunës së Aerodromit është gjetur i vdekur personi me iniciale M.K. (38 vjeç) nga Shkupi. Sipas informacioneve të para nga policia, pranë trupit të pajetë është gjetur edhe një pistoletë. Vdekja është konstatuar në vendngjarje nga mjeku kompetent. Viktima ishte denoncuar si i zhdukur që nga data 03.03.2026, pasi ishte larguar nga shtëpia e tij dhe nuk ishte kthyer më. Ekipet policore kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër…
Njësiti i Drejtorisë së Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës, me urdhëresë të Prokurorisë Speciale, ka bastisur banesën e Shkëlzen Gashit. Kështu ka bërë të ditur Rron Gjinovci, i cili ka publikuar edhe pamje. Sipas asaj që ka bërë të ditur Rron Gjinovci, policia ka shkuar në banesën e Gashit për të mbledhur prova, ndërsa ai është shoqëruar nga policia, por ende nuk është arrestuar.
Artisti i njohur shqiptar, Gjesti në konsultim me avokatët e tij, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kompanisë “Onima”, stafit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Para mediave, ai tha se nuk kërkon asgjë më shumë pos parave të tij. “Kemi bërë kallëzim penal ndaj Onima. Nuk po lypi kurgjo ma shumë e as ma pak, veç me qenë i lirë dhe parët e mia”, u shpreh këngëtari.
Shumica parlamentare në Kosovë po shqyrton të mundësi për të tejkaluar ngërçin institucional që ka kapluar vendin lidhur me çështjen e presidentit të ardhshëm të vendit, duke kërkuar persona të ndryshëm për të pasur përkrahjen e nevojshme të së paku dy të tretave të deputetëve, mëson Zhurnal.mk. E një nga mundësitë është edhe propozimi i një kandidati(e) për këtë pozitë i cili(a) do të ishte nga jashtë Kosovës, por me shtetësi të Kosovës, me shpresë se në këtë mënyrë do të krijohej konsensusi i mjaftueshëm ndërpartiak për të siguruar të paktën 80 vota të deputetëve në kuvendin 120-anëtarësh, dhe për…
Pakënaqësia e grumbulluar prej muajsh mes studentëve shqiptarë po kulmon me një mobilizim të hapur publik, që rrezikon të shndërrohet në një prej përplasjeve më të forta për të drejtat gjuhësore në arsimin e lartë në vend. Ajo që filloi si një kërkesë institucionale për të mundësuar zhvillimin e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, tashmë është kthyer në një lëvizje më të gjerë qytetare, e cila synon të vë në provë jo vetëm institucionet arsimore, por edhe vetë funksionimin e parimit të barazisë në një shoqëri multietnike, shkruan gazeta KOHA. Të ngjajshme Publikohen çmimet e reja të derivateve të…
Policia në disa qytete të vendit ka regjistruar një sërë rastesh kriminale, përfshirë drogë, vjedhje, dhunë dhe mashtrime. SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal ndaj M.S. (38) nga Kumanova për shkak të dyshimeve për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike”. “Më 19.07.2025 në Kumanovë, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet, të cilin e ka drejtuar i denoncuari, me ç’rast në bagazhin e tij personal ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë”, njofton policia.TS
