Njësiti i Drejtorisë së Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës, me urdhëresë të Prokurorisë Speciale, ka bastisur banesën e Shkëlzen Gashit.
Kështu ka bërë të ditur Rron Gjinovci, i cili ka publikuar edhe pamje.
Sipas asaj që ka bërë të ditur Rron Gjinovci, policia ka shkuar në banesën e Gashit për të mbledhur prova, ndërsa ai është shoqëruar nga policia, por ende nuk është arrestuar.



