Autor: Suad Avdiu

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, po qëndron për vizitë politiko-ekonomike në Budapest, ku pritet të takohet me kryeministrin hungarez Viktor Orbán për të diskutuar bashkëpunimin ekonomik, marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale. Vizita përfshin edhe pjesëmarrjen në forumin e biznesit mes Hungarisë dhe Maqedonisë së Veriut, me synim thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e kontakteve të reja ndërmjet kompanive të dy vendeve. Megjithatë, kjo vizitë po zhvillohet në një moment të ndjeshëm politik dhe gjeopolitik, të shoqëruar me dyshime dhe tensione në raportet mes Hungarisë dhe Bashkimit Evropian, raporton Portalb.mk. Sipas raportimeve të fundit, duke iu referuar burimeve diplomatike evropiane, Bashkimi Evropian ka…

Read More

Martesat e vajzave shqiptare me serbë në Serbi vazhdon të jenë temë aktuale. Edhe një 15-vjeçare nga Shqipëria dyshohet se u bë nuse në Serbi. Kështu u theksua në emisionin e Klan Kosova sot kur u fol mbi këtë temë nga panelistë të ftuar. Lidhur me këtë, dhe martesat e grave shqiptare në Serbi, gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti tha se bazuar në dokumentarin e saj në “MAT”, rreth 50 gra shqiptare janë të martuara me serbë në veri të Kosovës. Shumica, sipas Ahmetit, vijnë nga Shqipëria, transmeton Klankosova.tv. “Po flasim për komunat serbe, brenda territorit të Kosovës, pra…

Read More

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk ka pritje konkrete nga vendimi i gjykatës në procesin ndaj krerëve të UÇK-së, duke shtuar se i takon gjykatës ta përfundojë procesin, Ajo ka ngritur shqetësimin për kohëzgjatjen e paraburgimit të të akuzuarve, duke e cilësuar atë si të gjatë. “Nuk kam asnjë mendim dhe asnjë pritje nga Gjykata. Ajo duhet ta përfundojë procesin. Tepër gjatë janë mbajtur të akuzuarit në paraburgim shtrohet pyetja pse kaq gjatë. Mirëpo, nuk më takon mua në këtë fazë të jap as rekomandime apo udhëzime gjykatës së votuar nga Kuvendi i Kosovës se çfarë duhet…

Read More

Ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani sot ka akuzuar OBRM-PDUKM-në se po minon procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut. Osmani përmes profilit të tij në Facebook ka theksuar tre arsyeje të ngecjes së procesit eurointegrues të vendit. “Janë tre arsye që veprojnë njëkohësisht dhe e bëjnë këtë kurs të qëndrueshëm. 1. Sponsorizimi i jashtëm. Kjo qeveri është ndërtuar me mbështetje nga një elitë politike evropiane skeptike ndaj BE-së, e njohur si kanal i ndikimit rus brenda Unionit. Kjo mbështetje nuk synon përshpejtim të integrimit, por zbehje dhe relativizim të tij në Ballkan. 2. Mungesa e kundërpeshës së brendshme. Faktori shqiptar ka…

Read More

Albinfo.ch sjell rrëfimin e jetës së një mërgimtari shqiptar në Zvicër. Mustafa Osmani me prejardhje nga Veshalla e Malësisë së Tetovës ka lënë gjurmë të një punëtori të zellshëm e të pashembullt në historinë e një kompanie të madhe prodhuese. Jeta e Mustafës në Zvicër ka nisur në fillim të viteve të 70-ta bashkë me gruan e re Hirijete që e kishte marrë menjëherë pas martese me vete në Zvicër. Historia 44 vjeçare e punëtorit me prejardhje nga Tetova mund të shkruhet me dy fjalë: Jetoi për të punuar! Këto dy veti e karakterizojnë itinerarin e Mustafa Osmanit që sapo…

Read More

Një shtetas i huaj është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës, pasi është kapur me substancë narkotike gjatë hyrjes në Kosovë. Siç raporton Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 29 mars 2026 rreth orës 17:00, kur autobusi i kompanisë “Auloni Tours”, që po hynte nga Shqipëria në Kosovë, është ndaluar për kontroll rutinë. Sipas informatave, gjatë verifikimit të dokumenteve, zyrtarët policorë kanë ndjerë aromë të dyshuar të marihuanës nga pjesa e përparme e autobusit, çka ka ngritur dyshime për posedim të narkotikëve. Pas selektimit në vijën e dytë dhe kontrollit të detajuar, në çantën e të dyshuarit Dogukan Dycgyn Keles është…

Read More

Një tragjedi e re familjare në Maqedoni. Një vrasje tronditi Rosomanin pasi, sipas informacioneve fillestare, një djalë vrau nënën e tij, njoftojnë nga AIM. Ngjarja u konfirmua nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Kavadar, ekipi i të cilit shkoi menjëherë në vendin e thirrjes, por mundi të konfirmonte vetëm vdekjen. “Ekipi ynë konfirmoi një plagë fatale me thikë në qafë. Për shkak të ashpërsisë së lëndimit, gruaja vdiq në vend”, tha mjeku Ratko Grkov nga Shërbimi i Urgjencës së Kavadarit.Më shumë informacione rreth rastit priten të jepen nga policia./Telegrafi/

Read More

Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për miratimin e dhënies së pagës së 13-të për të gjithë punonjësit që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës, shkruan Insajderi. Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti u shpreh se ky hap vjen si vlerësim për punën e shërbyesve publikë dhe si përmbushje e një zotimi të dhënë më parë. Sipas tij, ky vendim është një shprehje konkrete e mirënjohjes për kontributin e tyre në funksionimin e institucioneve dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët. “Siç kemi premtuar, po e realizojmë këtë zotim duke dëshmuar se përgjegjësia ndaj punëtorëve përkthehet në…

Read More

Shkruan: Enver Robelli Hap pas hapi… një lajm i mirë nga kryeqyteti i Zvicrës (Nga seria: Vajzat e mërgatës shqiptare) Në fund të viteve 1970-të, gjyshi i Shasime Osmanit erdhi nga Maqedonia e varfër në Zvicrën që kërkonte krahë pune. Më 1993, në Zvicër u shpërngul i ati, ndërsa në vitin 1999 – vitin e çlirimit të Kosovës – Shasimja erdhi me të ëmën në tokën helvetike. Një çerek shekulli më vonë, më 2024, Shasimja, studente e drejtësisë në Universitetin e Bernit, u zgjodh asambleiste në parlamentin e qytetit të Bernit. Po çfarë ndodhi sot? Sot u mbajtën zgjedhjet për…

Read More

Nga Bashkimi Demokratik shprehen se tashmë zyrtarisht u anulua Korridori 8, segmenti Trebenishtë-Qafë Thanë, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë. Ata theksojnë se për një muaj kanë ngritur këtë çështje, kurse pushteti i ka cilësuar këto si shpifje, ndërsa, siç thonë nga BDI, doli e vërteta në shesh. “Edhe një projekt i anuluar, edhe një e drejtë e mohuar nga kjo qeveri. Një gjë u premtojmë, do të mbani përgjegjësi”, thonë nga BDI. Për anulimin e Korridorit 8 në Strugë, u shpreh deputeti nga Struga, Bekim Qoku, i cili mbrojti Qeverinë duke thënë se fakti që ka arritur kjo…

Read More