Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI-së janë garanci për të ardhmen

28 Qershor, 2026

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

28 Qershor, 2026

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

28 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 29 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut për President në Kosovë, Zhurnal mëson emrat që po përfliten?!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu30 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shumica parlamentare në Kosovë po shqyrton të mundësi për të tejkaluar ngërçin institucional që ka kapluar vendin lidhur me çështjen e presidentit të ardhshëm të vendit, duke kërkuar persona të ndryshëm për të pasur përkrahjen e nevojshme të së paku dy të tretave të deputetëve, mëson Zhurnal.mk.

E një nga mundësitë është edhe propozimi i një kandidati(e) për këtë pozitë i cili(a) do të ishte nga jashtë Kosovës, por me shtetësi të Kosovës, me shpresë se në këtë mënyrë do të krijohej konsensusi i mjaftueshëm ndërpartiak për të siguruar të paktën 80 vota të deputetëve në kuvendin 120-anëtarësh, dhe për të evituar thellimin e krizës dhe shkuarjen në zgjedhje të reja parlamentare.

Si emër më serioz për momentin që përflitet në këtë drejtim është ai i deputetit Avni Dehari, mëson Zhurnal.mk.

Bëhet fjalë për një deputet të LVV-së me prejardhje nga Kumanova, e që tërë jetën e tij ia ka kushtuar çështjes kombëtare, me theks të veçantë çështjes së çlirimit të Kosovës. Ai ka kontribuar politikisht edhe pas luftës dhe shpalljes së pavarësisë, duke u shndërruar në një nga ikonat e politikës kosovare, që gëzon respekt jo vetëm në radhët e Vetëvendosjes, deputet i së cilës vazhdon të jetë për të tretin mandat radhazi, por edhe tek partitë tjera kosovare. Mbi të gjitha, Dehari gëzon reputacion pozitiv edhe tek pjesa e madhe e opinionit politik dhe apolitik në Kosovë, që sipas burimeve, e bënë atë një figurë mjaft serioze edhe për postin e presidentit.

Mes emrave të tjerë që përfliten nga Maqedonia e Veriut si kandidat për president të Kosovës për të tejkaluar gërçin politik, Zhurnal.mk mëson se po përmendet edhe emri i ambasadorit në Nju Jork, Blerim Reka.

Me prejardhje nga Tetova, Reka gjatë kohë është aktiv në skenën politike, por edhe më gjatë në skenën akademike kosovare. Reka më herët ishte Minister për Integrime Evropiane në qeverinë e Albin Kurtit.

Si emër i tretë nga Maqedonia e Veriut përmendet emri i Ilir Xhaferit, djalit të Arbër Xhaferit. Viteve të fundit ai është shkëputur tërësisht nga e kaluara paksa problematike në rininë e hershme, duke u transferuar në një intelektual të vërtetë gjurmëve të babait të tij. Më shumë se figura e tij, Ilir Xhaferin, sipas burimeve, kandidat për president të mundshëm të Kosovës e bën emri i babait të tij, Arbër Xhaferit, i cili nga shumëkush konsiderohet si ideolog politik e frymëzues i shumë politikanëve shqiptarë në Ballkan.

Burimet shpresojnë se edhe nëse nuk u pëlqen Ilir Xhaferi, shumë deputetë nga partitë opozitare në Kosovë, do ta kenë vështirë të votonin kundër djalit të Arbër Xhaferit.

Një emër tjetër që përflitet është edhe ai i kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Ajo ka qenë mjaft aktive edhe në politikën kosovare si këshlltare e kryeministrit Albin Kurti, por ka krijuar reputacion të respektuar edhe në mesin e partive tjera politike në Kosovë. Sipas burimeve, propozimi dhe zgjedhja e saj eventuale, do të vazhdonte traditën e vendosur pozitive që Kosova të udhëhiqet nga presidente femër, e njëkohësisht do të mund të ngrente në një nivel më të lartë çështjen e shqiptarëve të Luginës në negociatat midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Lexuar: 265

Lajme te ngjashme

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Lajmet e fundit

Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI-së janë garanci për të ardhmen

28 Qershor, 2026

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.