Autor: Suad Avdiu
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali në intervistën në PodGo për Telegrafi Maqedoni ka thënë se VLEN po ndërtohet çdo ditë më shumë dhe se me këtë është duke u bërë një vepër shumë e rëndësishme për shqiptarët në vend. “Nëse kontributi është në interes të përgjithshëm, brenda kohës të jetë i instaluar edhe ndjenja e përgjithshme, pra ku është interesi më i madha aty duhet të jetë trajektorja e lëvizjes së grupit. Në VLEN jemi duke e dhënë këtë mesazh, jemi duke e konfirmuar atë që e kemi thënë në fillim, VLEN është një ndryshim i ri në skenën politike”,…
Studentët që kanë punuar në Gjermani përmes programit “Work and Travel” po marrin këto ditë njoftime nga DAP se duhet të paguajnë tatim, raportoi “Studentaria”, ndërsa lajmin e transmetoi edhe Тelma. Sipas informacioneve, studentëve u kërkohet të dorëzojnë deklaratë elektronike tatimore (E-PDD) dhe të raportojnë të ardhurat e tyre, edhe pse ato tashmë janë tatimuar në Gjermani. Për më tepër, atyre u kërkohet të paguajnë rreth 10% tatim mbi shumën e kthyer të tatimit që kanë marrë nga Gjermania, pasi kjo shumë është transferuar në një llogari valutore në Maqedoni. Studentët tregojnë se njoftimet u kanë ardhur si me postë,…
Më 31.03.2026 në orën 01:50 në Gostivar, policia nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë ndaluar M.D. (34) nga Gostivari për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vrasje” njoftojnë nga MPB, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Më konkretisht, më parë në orën 01:30 në Stacionin Policor të Gostivarit, një person mashkull ka raportuar se dyshon për vrasjen e një anëtari të familjes së tij. Oficerët e policisë menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë gjetur K.D. (63) nga Gostivari të vdekur në shtëpi me lëndime të dukshme dhe gjurmë dhune në kokë, pas së cilës, për shkak të dyshimit se…
Një ari u pa mbrëmë në një parking në fshatin Rostushë, duke ecur midis automjeteve. Qentë u mërzitën dhe filluan të lehnin ndaj tij, pas së cilës ai u tërhoq. Një video e postuar në rrjetet sociale nga vendasit tregon një ari të madh. Ende nuk ka të dhëna nëse ka ndonjë të lënduar, por ariu ka të ngjarë të ketë ikur në mal. Nuk është hera e parë që një ari ka zbritur në një zonë të populluar, zakonisht në kërkim të ushqimit.
Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari tha se OBRM-PDUKM kur ka ardhur në pushtet ka ardhur me idenë për t’i bërë një revizion korridorit 8.Ajo tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm infrastrukturor për edhe për lidhjen e shqiptarëve. “Përmes këtij korridori bëhet lidhja e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Është ndoshta në historinë e vendit projekti më i madh dhe më i rëndësishëm edhe financiarisht më i kushtueshëm. Por edhe atëherë nëse ju kujtohet në komisionin për çështje ekonomike, revolta ka qenë e madhe ndaj këtij projekti pikërisht për këto arsye”, tha Ajdari. Ajo tha se me këto qëndrime…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi. Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri 5, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri 15 gradë celsius. Deri ditën e premte moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.
Ish këshilltari i BDI-së në Kumanovë, Fitor Jakupi ka reaguar publikisht pasi është larguar nga marrëdhënia e punës në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin. Sipas një reagimi të tij në rrjete sociale, Jakupi shprehet se fillimisht më 18 dhjetor 2024 i është dhënë një vendim për transferim të përkohshëm nga Kumanova në Shkup, për shkak të nevojave të institucionit dhe ngarkesës së punës. Ky angazhim, që fillimisht ishte paraparë për tre muaj, më pas është zgjatur në mënyrë të njëpasnjëshme deri në fund të vitit 2025. Ai…
Paraburgim prej 30 ditësh për djalin që vrau nënën e tij në Rosoman u miratua sonte nga gjyqtari i procedurës paraprake, njoftuan nga Gjykata e Kavadarit, pasi Prokuroria propozoi paraburgimin. “Prokuroria Publike e Kavadarit lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një 27-vjeçari nga Rosomani i dyshuar për veprën penale – “Vrasje”, informoi Prokuroria. Ata shpjeguan se i dyshuari me dashje, duke kryer dhunë në familje, e privoi nga jeta nënën e tij. Ndërsa gruaja po flinte në njërën nga dhomat, ai e goditi me thikë kuzhine në qafë, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka anuluar samitin e shefave të shteteve të Ballkanit Perëndimor me Kroacinë dhe Slloveninë që është dashur të zhvillohej në muajin maj në ishullin kroat Brijoni. Milanoviq si arsyetim për anulimin e samitin e ka përmendur mosekzistimin e kushteve që në atë takim të ftohet edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për shkak të deklaratave të tij kohëve të fundit. “Prononcimet politike dhe veprimet e ditëve dhe javëve fundit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq janë në kundërshtim të plotë me qëllimet e Procesit Brdo-Brijoni, ato i dëmtojnë raportet ndërshtetërore dhe rrezikojnë paqen dhe stabilitetin…
