Autor: Suad Avdiu

Katër persona janë privuar nga liria, ndërsa janë paraqitur shtatë kallëzime në Kumanovë, Tetovë, Shkup dhe Kërçovë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. “Më 03.04.2026 në ora 10:15, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria M.M. (32) nga rajoni i Kumanovës, pasi për një periudhë më të gjatë kohore fizikisht e ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij dhe i është kanosur. Më 03.04.2026 në ora 21:26 në SPB Tetovë, një grua 31-vjeçare nga Tetova raportoi se në shtëpinë e tyre familjare ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj I.M. (31). I.M. është privuar nga liria dhe është ndaluar…

Read More

Protesta e nesërme e studentëve në Shkup është jo vetëm e drejtë e tyre e plotë, por edhe detyrim i tyre për rolin e shoqëror që e kanë. Në interpretimin tim, ajo: – Është protestë kundër profesorëve të tyre, si edhe kolegëve të tyre studentë të gjeneratave të mëparshme, që kanë heshtur para kësaj padrejtësie shumëvjeçare. – Është protestë ndaj mashtrimit shumëvjeçar të atyre që rrihnin gjoks se shqipja është zyrtarizuar me Marrëveshjen e Ohrit dhe me ligjet e ndryshme që ishin miratuar ndërkohë, deri në vitin 2018. – Është protestë ndaj atyre që e kishin edhe kryetarin e Kuvendit,…

Read More

Shkruan: Baton Haxhiu Njëri e shiti barazinë si arritje, tjetri e dorëzoi si realitet, dhe shqiptaret mbetën pa zë në shtet Ali Ahmeti e mbylli ciklin e tij politik duke e kthyer perfagësimin në iluzion. VLEN po e varros até qe kishte mbetur, pa koncept, pa drejtim dhe pa përgjegjësi. Vitet e fundit nga Ali Ahmeti te VLEN, perfagësimi shqiptar nuk u transformua, u zhduk. Njëri ndërtoi narrativën e rreme të barazisë, VLEN e zbraz çdo përmbajtje të saj. Dhe sot, për herë të parë pas dekadash, shqiptarët nuk janë ё faktor në shtet, por dëshmi e nje dështimi politik…

Read More

Gazetari Marin Mema ka reaguar lidhur me debatin për të drejtat gjuhësore të studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut, duke kërkuar që provimet në universitete të mund të jepen në gjuhën shqipe. Në një deklaratë publike, Mema theksoi se kjo e drejtë nuk duhet të kufizohet vetëm në fusha të caktuara si jurisprudenca, por të vlejë për çdo provim. “Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut duhet të kenë të drejtë t’i japin provimet në gjuhën shqipe! Jo vetëm provimet në jurisprudencë (debati aktual), por çdo provim duhet të jetë në shqip!”, u shpreh ai. Ai shtoi se çdo pengesë ndaj…

Read More

Për këto gati dy vite në opozitë, BDI nuk ka lënë gjë pa keqpërdorur, vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën e vet politike, madje edhe shqetësimet e studentëve. Sot, pa asnjë kredibilitet moral, përpiqet të instrumentalizojë edhe një çështje që vetë e ka lënë peng. E njëjta parti, me disa ministra të Drejtësisë, sot derdh lot krokodili për një problem që nuk e zgjidhi kur e kishte gjithë pushtetin në dorë. Njëkohësisht, është për t’u habitur se si gjatë 20 viteve pushtet të BDI-së, kur arsimi u nëpërkëmb dhe shumë padrejtësi mbetën pa zgjidhje, nuk u pa as edhe…

Read More

Sot në Shkup do të mbahen dy gara sportive, duke sjellë regjim të veçantë të komunikacionit në disa pjesë të qytetit. Në mëngjes zhvillohet gara malore “Vodno-Matka Trails 2026”, me ndërprerje të përkohshme të trafikut në intervale të shkurtra. Ndërsa nga ora 10:00 do të mbahet edhe një garë rrugore në bulevardin “Ilinden”. Autoritetet njoftojnë se komunikacioni do të ridrejtohet dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet e policisë.

Read More

Aktivisti dhe njëri nga organizatorët e protestave së studentëve të Jurisprudencës, Mevlan Ademi, është ftuar sot në polici për të dhënë deklaratë lidhur me organizimin e protestave të fundit. Para tij në stacion policor është marrë në pyetje edhe kolegu i tij, Jon Selimi, bashkëorganizator i protestave studentore. “Me të nisur në stacion policor njoftimin për protestën e së hënës, kolegu Jon Selimi është mbajtur për një kohë ndërda është marrë në pyetje. Po mbrëmë, policia më çoi ftesë që të paraqitem në stacion për bisedë, konkretisht ti përgjigjem pyetjeve që i ka policia për mbarëvejtjen e protestës. Pyetjet dje…

Read More

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë do të ulet akciza për karburantet. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, akcizat për dizelin do të ulen për 4 denarë për litër, ndërsa për benzinat për 2 denarë për litër. Mickoski paralajmëroi se do të rifillojnë bisedimet me OKTA-n, duke pasur parasysh se më 6 prill skadon zbritja e tyre për karburantet, transmeton Alsat-M. “Me mbledhjen e nesërme të qeverisë janë përmbushur kushtet që akcizat për dizelin t’i ulim për 4 denarë për litër, ndërsa për benzinat për 2 denarë për litër, kështu që dizeli do të korrektohet, supozoj të hënën për rreth 3 denarë”,…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit (03/04 – 04.04.2026), në gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 15 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 10 prej tyre janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi në disa qytete, përfshirë Shkupin, rrugën rajonale Shkup–Tetovë (te nyja për në fshatin Grupçin), si dhe në Gostivar, Koçan dhe Kërçovë. Ndërkohë, katër shoferë janë ndaluar për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit në Shkup, Kavadar dhe Makedonska Kamenicë. Një tjetër rast është regjistruar në Kërçovë, ku një shofer ka drejtuar automjet edhe…

Read More