Autor: Suad Avdiu

“Dje Bilalli, sot Izet Mexhiti paska reaguar. Dje thoshin se gjuha shqipe është zyrtare, sot thonë se është zgjidhje gjysmake. Bilalli thotë se s’ka ligj fare dhe asgjë s’është bërë. Ndërkohë padronët e tyre thonë të kundërtën: se me Ligjin për Gjuhët shqiptarët paskan fituar më shumë të drejta se që u takojnë. Këta pretendojnë të jenë bashkëkryetarë, por sopata nuk u pret në një vend. As nuk u ka prerë ndonjëherë. Paramendojeni sa joserioz janë: atë që e deklarojnë dje, e demantojnë sot vetë. Të nesërmen ku ta dijmë se çfarë do të thonë. Si t’u thonë, ashtu deklarohen.…

Read More

Sot vendi ynë do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm pranveror. Paraditja nis me vranësira, ndërsa gjatë mesditës pritet kthjellim gradual dhe intervale me diell. Temperaturat do të arrijnë deri në 17°C, duke e bërë pjesën më të ngrohtë të ditës. Pasditja do të jetë kryesisht e kthjellët, ndërsa në mbrëmje rikthehen vranësirat e lehta. Erërat do të fryjnë të dobëta deri mesatare nga veri-lindja.  Në përgjithësi, një ditë e qetë, pa reshje dhe e përshtatshme për aktivitete jashtë.

Read More

Gjatë kësaj vizite, ministri qëndroi në çerdhet e komunës së Likovës, në Qendrën për Persona me Nevoja të Veçanta në fshatin Orizare, si dhe vizitoi lokacionin ku planifikohet ndërtimi i një çerdhe të re, e cila do të shërbejë për banorët e fshatrave Llojan dhe Vaksincë. Prezent ishte edhe deputeti i zonës, z.Rijad Shaqiri. Vizita kishte për qëllim vlerësimin e kushteve ekzistuese dhe mbështetjen e projekteve që lidhen me përmirësimin e shërbimeve sociale dhe kujdesin për fëmijët dhe personat me nevoja të veçanta në komunën tonë

Read More

Autoritetet italiane kanë hapur një hetim për vrasje të dyfishtë pas vdekjes së një nëne dhe vajzës së saj adoleshente pas një vakti nate Krishtlindjesh vitin e kaluar, pasi prokurorët thanë se analizat paraprake të gjakut treguan se dyshja kishte helmin ricinë në sistemin e tyre. Antonella Di Ielsi, 50 vjeç, dhe Sara Di Vita, 15 vjeç, u trajtuan në Spitalin Cardarelli, në Italinë jugore , më 24 dhjetor me dyshime për helmim nga ushqimi, por vdiqën dy ditë më vonë. Testet e gjakut më vonë zbuluan substancën vdekjeprurëse ricinë në gjakun e viktimave, thonë prokurorët. Simptomat e helmimit nga…

Read More

Të paktën tetë persona humbën jetën dhe një fëmijë mbeti i plagosur pas shembjes së një shtëpie në Kabul, si pasojë e një tërmeti me magnitudë 5.9 që goditi Afganistanin. Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive, pas ngjarjes tragjike ekipet e emergjencës ndërhynë për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar dëmet. Ndërkohë, Qendra Gjermane e Kërkimeve të Gjeoshkencave bëri të ditur se tërmeti kishte magnitudë 5.9 ballë dhe goditi zonën e Hindu Kushit. Sipas të njëjtit burim, thellësia fokale e lëkundjeve ishte rreth 177 kilometra. Autoritetet lokale vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa pritet një bilanc më i detajuar…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia ka hequr mikrofonin gjatë fjalimit kryeministrit Albin Kurti. Teksa Kurti fliste në foltoren e Kuvendit, Musliu u ngrit në këmbë duke shkuar dhe duke e marrë vetë fjalën. “A ka mundësi të kthehesh në temë kryeministër sepse i ke pasur katër vjet me qeverisë dhe nuk ke realizuar asnjë projekt. Kthehu në temë e mos na shit përralla. Thirre kabinetin qeveritar këtu dhe mbajeni rendin. Kryeministër kthehu në temë”, i ka thënë ajo Kurtit. Pas qetësimit të situatës, Kurti ka bërë “lutje për ruajtje të qetësisë institucionale dhe përgjegjësinë e përfaqësuesit…

Read More

“Nëse nuk anëtarësohemi në BE gjysma e Maqedonisë së Veriut, do të marrin pasaporta bullgare”. Kështu ka deklaruar lideri i opozitës maqedonase, Venko Filipçe. Çështja e BE-së, sipas tij, nuk është më çështje e politikës së zakonshme, e qeverisë apo e opozitës, por tha se është çështje e së ardhmes së shtetit dhe popullit. Filipçe në një emision në RTVM, paralajmëroi se ngecja në integrimin evropian përbën një rrezik serioz për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve të tij. VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË “Gjysma e Maqedonisë do të marrin pasaporta bullgare, do të emigrojnë, do të përdorin përfitimet e…

Read More

Ministri i Sportit, Borko Ristovski, është përfshirë në listën e ministrave të qeverisë që janë të gatshëm për një riorganizim, ku, siç raportoi Focus në fund të vitit të kaluar, tashmë përfshiheshin Ministrat e Drejtësisë dhe Kulturës, Igor Filkov dhe Zoran Ljutkov. Sipas informacioneve të fundit që kemi marrë, këta tre ministra pothuajse me siguri do të përfshihen në riorganizimin e qeverisë që Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi për periudhën maj-qershor. Gjegjësisht, burimet tona thonë se Mickoski ka qenë i pakënaqur me Filkovin dhe Ljutkovin për një kohë, por kohët e fundit ai ka pasur edhe vërejtje serioze ndaj Ristovskit, sepse,…

Read More

Shkup, 03 Prill, Zhurnal.mk – Qyteti i Tetovës ka mirëpritur këtë javë delegacionet e larta të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon (UBSHR), në një takim që shënon një gur themeli për konsolidimin e bashkëpunimit ndërshqiptar në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Takimi mblodhi kryetarë komunash dhe përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, si dhe përfaqësues të komunave arbëreshe nga Italia, duke i dhënë ngjarjes një karakter të plotë kombëtar dhe kulturor. Strategjia 2026-2028: Fokus te fondet e BE-së dhe zhvillimi i qëndrueshëm Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, vëmendja kryesore u përqendrua te…

Read More

Festave të pranverës qytetarët më nuk po ju gëzohen, siç thonë, për shkak të shtrenjtimeve të çmimeve të produkteve ushqimore. Sikurse në festën myslimane të Bajramit që sapo e kemi lënë pas, në këtë fundjavë të Pashkëve katolikë dhe fundjavën tjetër të Pashkëve ortodoks, të gjithë thonë se po fryhen çmimet sikurse domatet dhe specat që kanë arritur në 3,5 euro/kg. “Çmimet duhet të lirohen, të bëhet çarja për popullatën se përndyshe është katastrofë skamje në çdo anë. A po vërejni ngritje të çmimeve në këto festat e pranverës? Askush nuk është duke ju gëzuar më festave, vetëm sa për…

Read More