Autor: Suad Avdiu

Shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti, i ka dalë në mbrojtje studentëve shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët pritet të protestojnë nesër pasi kërkojnë që Provimin e Jurispodencës ta mbajnë në gjuhën shqipe. “Të shesësh gjuhën, është sit ë bësh tregti me shpirtin kombëtar”, nis reagimin Mehmeti, ndërsa thotë se studentët do të protestojnë edhe kundër prindërve të tyre, të cilët gjatë tri dekadave të shkuara nuk ia dolën ta mbrojnë gjuhën shqipe, gjuhën pa të cilën nuk do mund të mbijetonin si popull dhe do të tjetërsoheshim”. “Dhe për tri dekada me radhë, çdo katër vjet, BDI-ja…

Read More

Kreu i PDSH, Menduh Thaçi, ka reaguar ashpër ndaj protestave të studentëve për mungesën e mundësisë për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke i cilësuar ato si manipulim politik. Thaçi në emisionin podcast “FOL”, në TV Festa në Kumanovë, deklaroi se, megjithëse studentët mund të kenë të drejtë dhe mund të përkrahen, mënyra e organizimit të këtyre protestave përbën, sipas tij, “formën më perfide të legjitimimit të dështimeve” të BDI, transmeton Zhurnal.mk. Ai shtoi se kjo qasje është mashtrim ndaj opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duke e krahasuar situatën me periudha…

Read More

Deputetja e VLEN-it, Kaltrina Beqiri, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), duke i akuzuar për hipokrizi në raport me çështjet studentore. Ajo theksoi se është ironike që pikërisht BDI sot përpiqet të japë leksione për mbështetjen e studentëve, ndërsa për 22 vite në pushtet, sipas saj, nuk ka arritur të zgjidhë problemet kryesore me të cilat përballen studentët, duke përfshirë kushtet në konvikte, cilësinë e arsimit dhe standardin studentor. Beqiri vlerëson se protestat aktuale të studentëve janë pasojë direkte e dështimeve shumëvjeçare të kësaj partie, ndërsa përpjekjet e saj për t’u paraqitur si mbështetëse i…

Read More

Propozimi për vendosjen e një takse prej 10 euro për automjetet që hyjnë në Prishtinë nga komunat tjera ka nxitur reagime të shumta. Kjo madje po shihet si kufizim i të drejtave të qytetarëve të Kosovës, i cili mund të krijojë kaos duke i nxitur komunat tjera vendosjen e tarifave për qytetarët e Prishtinës. Vendosja e kësaj tarife parashihet sipas nenit 14 të rregullores për tarifat, ngarkesat dhe gjobat komunale, rregullore kjo e cila tanimë Komuna e Prishtinës e vendosur në dëgjim publik por që ka marrë kundërshtime të shumta si në Kuvendin komunal, ashtu edhe nga komunat tjera. Sipas…

Read More

Pavarësisht se autoritetet morën masa për çmimet e karburanteve, ato nuk do tw ulen. Qeveria në seancë të jashtëzakonshme uli akcizën për karburantet: për naftën me 4 denarë, ndërsa për benzinën 2 denarë. Gjithashtu, vazhdoi masa për uljen e TVSH-së për karburantet nga 18% në 10%, si dhe zbritja për karburantet që marrim nga Kompania “Okta” do të vazhdojë deri në fund muajit. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, nëse këto masa nuk do të ishin ndërmarrë, çmimi i naftës do të arrinte deri në 102 denarë. “Kur të mblidhen dhe analizohen të gjitha këto, atëherë arrijmë në një çmim që për…

Read More

Kompania që është përzgjedhur nga tenderi për të kryer punimet është vendore dhe sipas projektit të miratuar, edhe segmenti i dytë i rrugës Shkup-Bllacë do të jetë me statusin e autostradës dhe jo të magjistrales, siç kanë qarkulluar zëra në opinion se mund të ketë ndryshim që projekti të kushtoj më lirë, thonë udhëheqësit e Ministrisë së transportit dhe lidhjeve. Sikurse Ministri Aleksandër Nikollovski ashtu edhe Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli patën thanë për TV21 që më së voni në janar 2026 do të fillojnë punimet për segmentin e dytë në terren. Edhe ky afat i caktuar u shkel dhe nuk dihet…

Read More

Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të Çairit 2026 e cila u mbajt më 4–5 prill në Çair, me temë qendrore “Imazhi politik i gruas shqiptare: lidershipi, paqja dhe identiteti evropian”, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mori pjesë në ceremoninë e hapjes, ku mbajti adresimin e tij zyrtar. Mexhiti theksoi rëndësinë thelbësore të përfshirjes së grave në proceset vendimmarrëse dhe rolin e tyre në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të zhvilluar. “Për shumë kohë, politika dhe vendimmarrja publike janë ndërtuar pa përfshirjen e perspektivës së grave. Por realiteti është i qartë: pa gratë në vendimmarrje,…

Read More

Një reagim publik nga studentja Janina Dardhishta ka rikthyer në vëmendje rëndësinë e aktivizmit studentor në Maqedoninë e Veriut. Duke iu referuar fillimit të viteve 2000, ajo kujton protestat e studentëve shqiptarë për legalizimin e Universiteti i Tetovës, një kauzë që atëherë konsiderohej e pamundur, por që sot është realitet. Në mesazhin e saj, ajo thekson se ndryshimi nuk vjen duke pritur, por përmes veprimit dhe guximit. Sipas saj, brezi i ri ka përgjegjësi të vazhdojë këtë rrugë dhe të mos heshtë përballë padrejtësive. Ajo bën thirrje që protesta e nesërme të mos shihet si një ditë e zakonshme, por…

Read More

Në mbështetje të studentëve që kërkojnë dhënien e provimeve në gjuhën shqipe, po rritet zëri publik për realizimin e kësaj të drejte themelore. Kjo kërkesë konsiderohet e drejtë dhe legjitime, duke u parë si pjesë e barazisë në arsim dhe në shoqëri. Sipas profesorit dhe diplomatit të karrierës, Halim Hyda, kjo e drejtë mund të pengohet përkohësisht, por nuk mund të ndalet. Ai thekson se ky moment shënon fillimin e një lëvizjeje më të gjerë të studentëve dhe rinisë, drejt arritjes së barazisë së plotë në çdo aspekt të jetës së shqiptarëve në RMV. Kërkesat e studentëve po marrin gjithnjë…

Read More

“Pushteti në Maqedoninë Vriore ndoshta bën mirë të mos sillet ndaj protestave të studentëve shqiptarë në vitin 2026, siç qe sjellë pushteti jugosllav ndaj demonstratave të studentëve shqiptarë në vitin 1981. Por, ndoshta bën mirë: ndoshta kërkon fatin e Jugosllavisë! Ku i dihet! Shpesh ndryshimet e mëdha nisin me shkaq që nuk duken aq të mëdha”. *Hysamedin Feraj, profesor universitar në Tiranë dhe përfaqësues i lartë i VV’së

Read More