Autor: Suad Avdiu
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë nisur një protestë, e nxitur nga fakti që nuk u lejohet ta mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare, pra shqipen. Studentët kanë vendosur pankarta në qendër të Shkupit, me mbishkrime për të drejtat e tyre. “Ligji në letër, diskriminim në praktikë”, shkruhet në një njërën prej pankartave, teksa një numër i madh kanë marrë pjesë. Ky provim i domosdoshëm për ushtrimin e profesionit juridik si avokat, gjyqtar apo prokuror, në praktikë zhvillohet kryesisht në gjuhën maqedonase, edhe pse shqipja ka ligjërisht status zyrtar. Argumenti i studentëve është se kjo situatë…
Si përgjigje ndaj pasigurisë së çmimeve ndërkombëtare, “Okta” ka vendosur të vazhdojë deri më 30 prill 2026 zbritjen që ofrohet për shitjen e naftës dhe benzinës tek tregtarët me shumicë dhe pakicë, përcjell TV21. -Zbritja për naftën është 3 denarë për litër, ndërsa për benzinën me 95 dhe 98 oktanë mbetet 2 denarë për litër, bëjnë të ditur nga kompania. Siç theksojnë, iniciativa është vullnetare, duke i mundësuar tregtarëve që përfitimin ta transmetojnë tek konsumatorët përfundimtarë. -Megjithatë, tregtarët me shumicë dhe pakicë mbeten të lirë të përcaktojnë vetë çmimet e tyre të shitjes, theksojnë nga “Okta”.
Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se nga data 10.04.2026 fillon zbatimi i plotë i sistemit për hyrje-dalje në vendet e BE-së (EES – Entry/Exit System), me ç’rast në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian do të zbatohet një mënyrë e re dhe digjitale e regjistrimit dhe kontrollit të shtetasve që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër dhe vijnë nga vende që nuk janë anëtare të BE-së, përcjell TV21. Me futjen e EES, hyrjet dhe daljet do të regjistrohen në mëynrë elektronike, dhe sistemi do të mundësojë përpunimin e të dhënave bazë biometrike (gishta dhe fotografi), me qëllim identifikim…
Osmani: Po përgatitet skenar për zhbërjen e gjuhës shqipe, fton për pjesëmarrje në protestën e sotme
Nënkryetari i BDI-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ka akuzuar VMRO-DPMNE për një strategji të qëllimshme për dobësimin e gjuhës shqipe në aspektin institucional, andaj bëri thirrje për mobilizim për proestën e sotme që mbahet nga studentët. Sipas Osmanit, deputetët e VMRO-DPMNE-së në Parlament në të kaluarën kanë tentuar fizikisht të pengojnë miratimin e ligjit për gjuhën, ndërsa ish-presidenti Gjorge Ivanov kishte refuzuar ta nënshkruajë atë, duke detyruar rikthimin e ligjit për rivotim. Ai rikujtoi se kjo parti e kishte kontestuar ligjin edhe në Gjykatën Kushtetuese gjatë kohës që ishte në opozitë, ndërsa pas ardhjes në pushtet, sipas tij,…
Ramush Haradinaj ka zgjedhur një mënyrë të thjeshtë dhe domethënëse për ta uruar vëllain e tij, Daut Haradinaj, me rastin e ditëlindjes. Ai ka ndarë vetëm një fjali të shkurtër: “Gëzuar ditëlindjen”, duke treguar se ndonjëherë edhe fjalët më të pakta bartin ndjenja të mëdha. Urimi i tij është pritur me interes nga ndjekësit, duke reflektuar lidhjen e fortë familjare mes tyre. Televizioni News
Nga partia opozitare maqedonase LSDM, thonë se politikat katastrofike ekonomike të Qeverisë së Hristijan Mickoskit po i lënë mijëra familje pa punë, pa mjete jetese, në rrugë. Nga LSDM thonë se derisa paratë po pompohen brutalisht përmes tenderëve kriminalë, mbi 1,500 punëtorë kanë mbetur pa punë në periudhën e kaluar. “Kjo do të thotë 1,500 fate njerëzore, tavolina bosh dhe një e ardhme e pasigurt për mijëra qytetarë. Javën e kaluar, “Arteks” nga Koçani pushoi së punuari – 100 punëtorë tekstili mbetën në rrugë, pa punë dhe pa pagat e tyre të larta. Vetëm pak javë më parë, punëtorë u…
Kur studentët dalin në protestë, kjo flet më shumë për dështimin e atyre që për vite kishin pushtetin, sesa për ata që sot po punojnë për të gjetur zgjidhje. BDI sot po e instrumentalizon pakënaqësinë e studentëve dhe po përpiqet të përfitojë politikisht nga një problem që vetë e ka lënë zvarrë. Kjo është skandaloze. Kishte ministra, institucione, mekanizma dhe gjithë pushtetin e nevojshëm për ta mbyllur këtë çështje njëherë e mirë. Nuk e bëri. Jo pse nuk mundi, por sepse ishte e zënë me hajni, me Soravi, me blerje pronash dhe me pazare për llogari të klikës së vet.…
Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Janinë. Epiqendra e tërmetit ishte 2 km në jugperëndim të Asprangelit, Janinë. Ndërsa thellësia u regjistrua në 5 kilometra.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Temperatura maksimale që arrijnë 23 gradë, sipas informacionit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Deri në fund të ditës, moti do të mbetet i qëndrueshëm, me vranësira të lehta deri në mesatare dhe erë të lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi. Nesër pritet mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me temperatura minimale nga 0 deri në 9 gradë, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin nga 19 deri në 25 gradë.
Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025 u regjistrua rritje e sipërfaqes punues në krahasim me vitin paraprak për disa lloje të prodhimeve, ndërsa te disa tjera kemi ulje të sipërfaqes punuese, transmeton Portalb.mk. “Në vitin 2025, janë regjistrua 504 478 hektarë tokë të punueshme. Në tokën e punueshme, është vërejtur një rënie te vreshtat për 1.9%, dhe ndërsa një rritje në pemishte për 1.5%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave. Te prodhimi i lulediellit kemi rritje për 5.8 përqind, te orizi 2.9 %, duhani 3.5 % dhe patatet 2.3 %. Te domatet kemi rënie për 2.6 %, specat 1.4 % dhe…
