Autor: Suad Avdiu
Pelisteri ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në javën e 25-të të elitës, duke triumfuar 2:1 ndaj Shkëndijës së Tetovës në një përballje mjaft dramatike. Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 35-të, kur Spirovski shfrytëzoi një rast brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë për 0:1. Megjithatë, reagimi i vendasve ishte i shpejtë. Vetëm shtatë minuta më vonë, Ibraimi riktheu baraspeshën, duke barazuar rezultatin në 1:1. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej pa fitues, në skenë doli Kerim. Futbollisti i futur nga pankina realizoi në kohën shtesë të pjesës së dytë, duke i siguruar Pelisterit…
Deputetja e VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kritikuar ashpër sjelljen e disa përdoruesve në hapësirën online, veçanërisht ndaj grave, përcjell tetova1 Në reagimin e saj, ajo vë në pah kontrastin mes imazhit që individët paraqesin në profilet e tyre dhe mënyrës së komunikimit në komente, duke theksuar se “trimëria” e tyre kufizohet vetëm pas tastierës. Sipas saj, shumë prej tyre paraqiten si familjarë të përkryer dhe me vlera të larta morale, por në komentet online përdorin gjuhë fyese dhe mungesë respekti. Deputetja kritikon këtë fenomen si një formë hipokrizie, duke nënvizuar se është e…
Një tërmet është ndjerë pasdite në Manastir, ndërsa sipas EMSC magnituda ka qenë 4.7 sipas shkallës Rihter, me epiqendër në Greqi.Tërmeti ka ndodhur në afërsi të Lerinës.
Në lidhje me Ligjin për Arsimin e Lartë, Aleanca për Shqiptarët tha se është ligj që i hap rrugë diskriminimit ndaj universiteteve shqiptare dhe shtoi se, ky ligj krijon padrejtësi të reja. Tutje, ASH tha se po kërkojnë barazi dhe drejtësi, që siç theksoi, barazi në gjuhë e financim, drejtësi në punësim. “Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se barazi e drejtësi. Barazi në gjuhë. Diplomat në gjuhën shqipe duhet t’u garantohen studentëve edhe në UKM, UGD dhe në të gjitha universitetet e tjera, ashtu siç garantohen në UT dhe UNT. Drejtësi në punësim. Universitetet shqiptare vazhdojnë të funksionojnë me…
Më datë 03.04.2026 në orën 23:00 në SPB Tetovë, një grua 23-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se në shtëpinë familjare është shqetësuar psiqikisht dhe fizikisht nga bashkëshorti i saj jashtëmartesor F.R. (23) nga Tetova. pas denoncimit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin F.R. dhe i njëjti është ndaluar për procedurë të mëtejshme, pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Ish-presidenti Stevo Pendarovski i dërgoi një paralajmërim të fortë udhëheqjes së LSDM-së, duke theksuar se partia ndodhet në një kryqëzim kritik dhe pa ndryshime të thella mund të përballet me rënie të mëtejshme dhe margjinalizim politik. Pendarovski vuri në dukje një paradoks: edhe pse VMRO-DPMNE ka humbur pjesë të mbështetjes së saj tradicionale, LSDM nuk ka arritur ta shfrytëzojë këtë dhe të tërheqë votuesit opozitarë. “Kur nuk e bëtë këtë, receta është e qartë, ose ndryshoni strategjinë politike dhe qasjen ndaj qytetarëve, ose sillni njerëz të rinj që dinë të arrijnë shtresat e ndryshme të elektoratit”, theksoi ai. Ish-presidenti shtoi…
Pas vitesh ngecjeje dhe zvarritjeje, interkoneksioni 400 kV mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë tashmë po hyn në fazën e realizimit. Bëhet fjalë për një projekt me peshë strategjike për vendin dhe rajonin, që forcon lidhjen mes dy shteteve dhe i jep shtysë të re bashkëpunimit energjetik. Ky projekt ka peshë të shumëfishtë. Ai forcon sigurinë energjetike, rrit stabilitetin e sistemit të transmetimit dhe hap mundësi të reja për integrim më të thellë në tregun rajonal dhe evropian të energjisë. Në të njëjtën kohë, me këtë interkoneksion po mbyllet edhe hallka e fundit energjetike e Korridorit 8 Pan-Evropian, duke i…
Arbër Ademi Të hënën, më 6 prill, studentët do të protestojnë për të drejtën e tyre. Si profesor i tyre, ndihem keq që studentët që i kemi mësuar dhe i mësojmë për drejtësi dhe ligj, sot duhet të protestojnë për drejtësi dhe për zbatim të ligjit. Si baba i dy fëmijëve që nesër do të jenë studentë, nuk mund të jem indiferent. Sepse ajo që u ndodh studentëve sot, mund t’u ndodhë fëmijëve tanë nesër. Dhe si njeri, nuk mund të hesht përballë padrejtësisë. Prandaj do të jem në krah të studentëve. Sepse ata nuk po kërkojnë asgjë më shumë…
Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit i përfundon sot mandati i saj dhe ia dorëzon këtë detyrë kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes sot në orën 16:00, bëri të ditur zyra e presidentes Osmani. Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, më 4 prill 2021, me 71 vota “për” zgjodhi presidente të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin. Osmani u zgjodh pas raundit të tretë të votimit ku votuan 82 deputetë. 71 nga deputetët votuan për Vjosa Osmanin, 11 vota rezultuan…
Të paralajmërosh se në regjistrimin e ardhshëm do të përfshihet vetëm popullata rezidente, ndërsa qytetarët jorezidentë të lihen jashtë, nuk është çështje teknike. Është agjendë politike për përjashtim. Mërgata nuk mund të fshihet me vendim administrativ. Qytetarët jorezidentë janë pjesë e pandashme e këtij shteti. Ata kanë familje, prona, investime dhe të drejta që askush nuk mund t’ua mohojë. Edhe më shqetësuese është përpjekja që kjo të arsyetohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky është manipulim i pastër. Pas sulmeve ndaj gjuhës shqipe, diskriminimit në arsimin e lartë, devijimit të Korridorit 8 dhe deklaratave të papërgjegjshme për ndryshimet kushtetuese, tani…
