Autor: Suad Avdiu
Pagesë prej rreth 94 milionë denarësh është realizuar sot për rreth 2.430 fermerë, si mbështetje financiare në bujqësi, informuan pasdite nga Mjinistria e Bujqësisë, PYlltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. “Gjithsej 89.465.370 denarë për 2.381 përfitues në kuadër të nënmasës 1.1 – pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme bujqësore për oriz, nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2025. Pastaj, 3.313.888 denarë sipas masës 7 – mbështetje financiare për magazinimin e grurit dhe elbit nga prodhimi vendor, pastaj 1.060.218 denarë në kuadër të nënmasës 1.1 – mbështetje financiare për orizin (arpë) e dorëzuar, nga Programi për zbatimin e fondit…
Udhëtimi drejt Evropës mund të ndryshojë ndjeshëm në ditët në vijim. Sistemi i Hyrjes/Daljes (EES) i BE-së, i cili filloi një shpërndarje graduale më 12 tetor të vitit të kaluar në 29 vende evropiane, do të bëhet plotësisht funksional që nga 10 prilli 2026. Kjo do të thotë që vulat e pasaportave do të zëvendësohen me hyrje dhe dalje të regjistruara në mënyrë dixhitale, së bashku me refuzimet e hyrjes për udhëtarët me qëndrim të shkurtër jo-BE. Informacioni biometrik si imazhet e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve, së bashku me të dhënat personale nga dokumenti i udhëtimit që përdoret, do…
SPB Tetovë informon se është ndaluar një 47-vjeçar, i cili ka kërcënuar prindërit e tij. Nga SPB thonë se pas arrestimit, tek ai është vërtetuar prania e alkoolit në gjak. “Më datë 05.04.2026 në orën 13:30 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin O.S. (47) nga Tetova. Paraprakisht, në orën 12:40 në Stacionin Policor të Tetovës, babai i tij 76-vjeçar ka denoncuar se për një periudhë të gjatë kohore ai dhe bashkëshortja e tij janë viktima të dhunës në familje nga ana e djalit të tyre”. “Sipas denoncimit, O.S., në gjendje të dehur, çdo ditë ka thyer sende…
Strugë, 6 prill – Kryetari i Komunës së Strugës ka marrë padi penale për “kryerje të pakujdesshme të detyrës”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas informacionit, ai ka emëruar ushtrues të detyrës drejtor të ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” një person me arsim të pamjaftueshëm dhe certifikatë të njohjes së gjuhës angleze, si dhe që nuk përmbushte disa kushte të Ligjit për Ndërmarrjet Publike. “Zyra e jashtme për punë kriminale në Strugë ngriti kallëzim penal kundër Kryetarit të Komunës së Strugës M.Q. (65) nga fshati Bixhevë, Strugë, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës…
Njëri nga organizatorët Mevlan Ademi para protestuesve parashtroi kërkesat e studentëve. Ai tha se kjo protestë nuk duhej të ndodhej kur dhe se studentët në vitin 2026 të dilnin në rrugë për gjuhën e tyre, raporton SHENJA. “Po ja ku jemi. Para se të jemi studentë, profesionistë, ne jemi shqiptarë. Dhe kur preket gjuha preket vet themeli ynë. Gjuha shqipe është mënyra se si jetojmë, si flasim dhe si kemi ardhur deri këtu”, deklaroi Ademi, raporton SHENJA. Ai tha se shqipja assesi nuk negociohet, dhe se ligji e njeh të drejtën e tyre për të përdorur gjuhën amtare. “Kjo është…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë të hënën se nuk është arritur ndonjë marrëveshje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me çështjen e presidentit të vendit, por që takimet po vazhdojnë dhe se palët po përpiqen të arrijnë deri te një zgjidhje. “Po provojmë të gjejmë zgjidhje të përbashkët, konsensuale, me takime. Kjo është rruga që duhet ndjekur përpara. Do ta ndjekim këtë rrugë sa herë që mundemi për t’i shmangur zgjedhjet”, ka thënë ai pas një takimi pothuajse dyorësh me Kurtin në ambientet e Kuvendit. I pyetur nëse LDK-ja pati emra konkretë për…
Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka uruar studentët për protestën e organizuar sot, duke premtuar se çështja e jurisprudencës do të zgjidhet dhe provimi do të jepet në gjuhën shqipe. “I përgëzoj studentët për protestën dinjitoze dhe vetëdijen e lartë qytetare që e dëshmuan sot. Kërkesa e tyre është e drejtë dhe, siç ju kam premtuar edhe në takimin tonë të parë, këtë çështje do ta zgjidhim. Për herë të parë pas pavarësisë së shtetit Provimi i Jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe! Ndërsa elita milionere e ish-pushtetit, e cila tentoi…
Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Ferit Hoxha përmes një shkrimi në Twitter ka shprehur përkrahjen e tij për protestën e studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Hoxha thotë se përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë e garantuar nga Kushtetuta e RMV-së. “E kam ndjekur me vëmendjen më të madhe shqetësimin e shprehur dhe kërkesën e drejtë dhe legjitime të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për dhënien e provimit në gjuhën shqipe. Përdorimi i gjuhës amëtare është një e drejtë themelore, e garantuar nga Kushtetuta e…
Pritet që për disa muaj nga sot, të lëshohen edhe katër salla, me të cilat do të përmbyllim procesin prej 10 sallash të tilla bashkëkohore, do të thosha, shumë moderne këtu. Gjithashtu, pres që nga fillimi i verës të kemi mundësinë të shohim edhe një projekt tjetër që do të përfundojë, e ai është në spitalin “8 Shtatori”, ku gjithashtu do të kemi salla operacioni super moderne dhe me këtë do të jemi praktikisht shteti numër një në rajon, kur bëhet fjalë për këtë lloj të sallave të operacionit. Kuptohet që në shëndetësi ka shumë punë për të bërë. Kuptohet…
Ka vazhduar marshuta e studentëve shqiptar të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhës shqipe. Mes kërkesave të tyre është edhe dorëheqja e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, i cili ka deklaruar se provimi i jurisprudencës nuk mund të mbahet në gjuhën shqipe, raporton SHENJA. Protestuesit do të ndalojnë para ministrisë së drejtësisë.
