Autor: Suad Avdiu
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, në mëngjes në pjesët lindore do të ketë kushte për shi të lehtë lokal. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht veriore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 6, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 17 gradë. Në Shkup, në mëngjes me kushte për shi të lehtë, e më pas me vranësira të ndryshueshme me periudha më të shkurtra me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa maksimale do të…
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel. Ahmeti e cilësoi Engelin si një nga miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve, duke theksuar se për më shumë se tre dekada ai ishte një zë i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Jam i trishtë për humbjen e një miku të madh të shqiptarëve. Ai do të kujtohet ndër gjenerata si një mbështetës i jashtëzakonshëm dhe kontribues i rëndësishëm në të gjitha proceset tona në…
Katër të plagosur në St. Gallen , arrestohet një shtetas i Serbisë pa adresë fikse në Zvicër Në një operacion në shkallë të gjerë të zhvilluar të enjten pasdite, u gjetën katër persona, disa prej të cilëve të plagosur rëndë. Dy prej tyre u desh të transportoheshin me helikopter në spital. Policia kantonale e St. Gallenit ka arrestuar një burrë 51-vjeçar. Sipas policisë, burri i arrestuar është nga Serbia dhe nuk ka adresë fikse në Zvicër. “Gjatë hetimit, u konfirmua dyshimi i fortë për një krim”, shkruan policia kantonale e St. Gallenit në një deklaratë, shkruan srf.ch, albinfo. Një burrë…
Donald Trump ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Viktor Orban, duke u bërë thirrje qytetarëve hungarezë të votojnë për kryeministrin aktual në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë të diel. Në një mesazh të publikuar në platformën Truth Social, Trump e cilësoi Orbanin si një aleat të afërt dhe një lider të fortë, duke vlerësuar performancën e tij në drejtimin e vendit. Ai theksoi se Orban ka punuar për forcimin e ekonomisë, hapjen e vendeve të punës dhe ruajtjen e rendit, si dhe për frenimin e emigracionit të paligjshëm. Trump gjithashtu vuri në dukje marrëdhëniet e mira mes…
Zjarrfikësit në Komunën e Gostivarit do të përfitojnë një rritje të pagave, që arrin deri në 40 për qind në pagën bazë. Ky vendim vjen në bazë të marrëveshjes së re për harmonizimin e pagave të nënshkruar mes tyre dhe kryetarit të komunës, Valbon Limani. Sipas kumtesës nga komuna, rritja e pagës bazë do të realizohet përmes sistemit të pikëve dhe pozicioneve të punës, duke reflektuar përvojën dhe përgjegjësinë e secilit zjarrfikës. Kjo rritje pritet të ndikojë drejtpërdrejt dhe menjëherë në të ardhurat mujore të tyre. Përveç kësaj, marrëveshja parasheh edhe një rritje shtesë graduale prej 21 për qind, e…
Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti në një intervistë për A2 CNN ka folur për presionin e vazhdueshëm që ajo ballafaqohet nga ana e pushtetit në Maqedoninë e Veriut. Dauti thekson se kjo nuk është hera e parë pasi sipas saj sa herë që ajo kërkon të drejtën e saj që dokumentet ti ketë edhe në gjuhën shqipe ajo ballafaqohet me presion në mënyrë permanente. Ajo kujtoi edhe momentet kur ajo është shkarkuar nga komisioni për politike sociale pasi kishte kërkuar që edhe ish pjestarët e UÇK-së të trajtohet si forcat e policisë së Maqedonisë së Veriut duke kërkuar…
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj, ka konfirmuar se është beqar. Në një postim të tij të fundit në Instagram, ai shpalli një ndryshim në jetën e tij personale dhe theksoi se ka vetëm respekt të ndërsjellë për të kaluarën. “Do të doja të ndaj me ju që kam përjetuar një ndryshim në jetën time personale dhe aktualisht jam beqar. Ka vetëm respekt të ndërsjellë, dhe jam mirënjohës për të kaluarën. Fokusi im tani është në rritje, disiplinë dhe të ardhmen. Faleminderit për mirëkuptimin dhe për respektimin e privatësisë sime”, shkroi Klodi. klodian mihaj
“Me ngrohjen e motit filloi edhe sezoni i zjarreve në vendin tonë. Siç edhe mund të shihet, deponia mbi fshatin Haraçinë, ka disa ditë që po digjet. Nga zjarrfikësit thonë se deti tani kanë intervenuar por zjarri vazhdon të jetë aktivë”. Banorët e Haraçinës thonë se tani e disa ditë po përballën me kundërmimin e erës së keqe dhe tymit. ”Po, e pash nga poshtë që dilte tym por kush e ka ndezur nuk e di, kjo u pengon qytetarëve? Po, sigurisht që pengon”, tha një qytetar. “A u pengon kjo që po ndodh në deponi? Po, shumë na pengon.…
Në SPB të Shkupit është raportuar se personi i vdekur A.S. (65) nga Shkupi është gjetur në një lokal shitjeje të një kompanie private në zonën e Bit Pazarit. Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Bit Pazarit shkuan në vendngjarje dhe në një bisedë me ta, punonjësi B.S. (28) nga Shkupi deklaroi se A.S. kishte ardhur në objekt për t’i vizituar. Sipas raportit, pasi punonjësi ishte ngjitur zyrtarisht në katin e pestë të objektit, ai e kishte njoftuar A.S. se ashensori nuk po funksiononte, dhe duke zbritur poshtë dëgjoi se alarmi i ashensorit ishte aktivizuar sepse dyert e ashensorit në…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në emisionin Click Plus në TV21 nuk i ka dhënë përkrahje studentëve, por ka shprehur rezerva lidhur me iniciativën që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, duke theksuar se në të drejtën është thelbësore saktësia e gjuhës dhe qartësia e shprehjes. Duke folur për këtë temë, ajo theksoi se do të përmbahet nga një qëndrim përfundimtar, por paralajmëroi se gjuha juridike ka një peshë të veçantë dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e vendimeve gjyqësore. “Në të drejtën ekziston nocioni i gjuhës juridike. Të rëndësishme janë saktësia dhe qartësia, sepse nga kjo varet cilësia e…
