Autor: Suad Avdiu

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali është autorizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, si përfaqësues zyrtar për të mbrojtur Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, gjatë procedurës parlamentare në Kuvend. Sali nga VLEN do të ketë mandat të plotë për të prezantuar dhe arsyetuar para deputetëve dispozitat e propozim-ligjit. Pra, themelohet Trup koordinues qeveritar me në krye zëvendëskryeministrin shqiptar që do të monitorojë dhe garantojë zbatimin e saj. Kjo nuk ka ndodhur për 22 vite. Ligji për pëfaqësim të drejtë tashmë ka marrë dritë jeshile duke inkorporuar edhe sugjerimet e Komisionit të Venecias. Vjen…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 12 deri 20 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira dhe periudha diellore.

Read More

Gjykuar ne baze te Kronikes së zezë, Kujanova sikur eshte shnderruar ne qytet të çudirava. Nuk kalon dite pa ndodhur ndonje rast i vecantë që i përket kronikës së zezë. Sipas informacioneve te Sektorit per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë, babai e ka sulmuar vajzën e tij 15 vjeçe. Ngjarje e tille e pazakontë ka ndodhur me daten 7 prill 2026, rreth pres 7:00 te mengjesit. “15 vjeçarja e ka denoncuar babain” me iniciale F.L., per te cilin thote “se e ka sulmuar fizikisht”. Lajmin e ketille e ka konfimuar edhe Policia e Kumanoves (SPB), e cila ka sqaruar se…

Read More

Në një ndeshje shumë të rëndësishme për kreun e tabelës, Kf Kumanova triumfoi ndaj Kf Butelit me rezultat 3-2, duke konfirmuar formën e shkëlqyer këtë sezon. Tre golat e fitores erdhën nga tre emra kyç: Blendi Aliu hapi serinë e golave, Orges Elezi realizoi të dytin, ndërsa Ubejd Muadini vulosi fitoren me golin e tretë, duke i siguruar skuadrës tri pikë të arta. Me këtë fitore, Kf Kumanova e thellon diferencën në krye të tabelës me 5 pikë më shumë se Kf Buteli. Pas 18 ndeshjeve, skuadra ka regjistruar 16 fitore dhe 2 barazime, një statistikë që flet për dominimin…

Read More

Ne Policinë e Kumanoves eshte denoncuar një rast, sa trishtë po aq edhe interesant, njofton portali “Kumanova Sot”. Ne fakt, kumanovari 23 vjeç e kishte nxjerr thikën dhe revolen me qëllim që përleshej fizikisht me një të mitur 16 vjeç, por më pastaj ai kishte hëngër dajak nga i mituri dhe disa persona tjerë. Kjo ngjarje e rende, sipas Policisë së Kumanovës, kishte ndodhur mbrëmë, kurse paradite rreth orës 8:00, policët e kishin privuar nga liria 16 vjeçarin kumanovar. Sipas Sektorit per Pune te Brendshme (SPB), mbreme (7 prill) rreth ores 22:00 ne fushen e sportit ne afersi te Sallës…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump pak orë pasi njoftoi armëpushimin me Iranin, tha se ShBA-të kishin arritur “gjithçka që donin të bënin ushtarakisht” në Iran dhe se ishte “një fitore e plotë nga kjo pikëpamje dhe çdo pikëpamje tjetër”. Ai tha se mendonte që marrëveshja “është e mirë”, por nëse nuk është, ShBA-të do të kthehen në luftë: Ne kthehemi menjëherë tek ajo, shumë lehtë”, tha ai në një telefonatë për Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Read More

Në pikën kufitare “Bogorodicë”, zyrtarët doganorë kanë parandaluar një tentativë për kontrabandim të bizhuterive prej ari me vlerë prej 581.900 denarë (rreth 9.460 euro), përcjell TV21. Sipas Drejtorisë së Doganave, personi që tentoi kontrabandimin kishte për qëllim të shmangë pagesën e taksave në shumën prej 207.738 denarë. Bizhuteritë e arit u sekuestruan. “Në Bogorodicë, zyrtarët doganorë parandaluan një tentativë për kontrabandim të bizhuterive prej ari me vlerë prej 581.900 denarë, për të cilat kryerësi kishte tentuar të shmangë pagesën e taksave në shumën prej 207.738 denarë. Bizhuteritë e arit u sekuestruan, ndërsa ndaj kryerësit nga Drejtoria për Hetime është ngritur…

Read More

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut pati tensione gjatë seancës së sotme, ku deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopce, i drejtoi pyetje ministrit të Transportit, Aleksandar Nikollovski, lidhur me Ilir Metën, mëson TS. Nikollovski deklaroi se e ka mik Metën dhe se sipas tij, Shqipëria nuk ka vepruar mirë duke e arrestuar. Pas kësaj, ai replikoi ndaj Snopçes duke përmendur Arben Taravarin dhe një takim me Edi Ramën, duke aluduar nëse ishte kërkuar ndihmë për rastin GJOKA. Debati u përshkallëzua më tej kur Halië Snopce akuzoi Nikollovskin se ka qenë bashkëpunëtor i regjimit të Nikola Gruevskit dhe se vazhdon…

Read More

Zëvendëskryeministri Arben Fetai theksoi rëndësinë e miratimit të Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke e cilësuar si hap historik për rikthimin e drejtësisë dhe barazisë reale në institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Për vite me radhë, parimi i përfaqësimit të drejtë është keqpërdorur përmes mekanizmave të paqarta, duke u kthyer në instrument të kalkulimeve politike,” tha Fetai. Ai shtoi se i ashtuquajturi “balancues”, që duhej të garantonte barazi, në praktikë u shndërrua në mjet manipulimi dhe punësimesh të motivuara nga interesa të ngushta partiake. Ligji i ri, sipas Fetait, mbyll zbrazëtitë juridike dhe vendos standarde të…

Read More

Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë, traditave dhe kulturës rome, ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet komuniteti rom në të gjithë botën. Kjo ditë është deklaruar zyrtarisht në vitin 1990 në Poloni, gjatë Kongresit të katërt të Unionit Ndërkombëtar Rom, në nderim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve romë, i mbajtur në prill të vitit 1971. Romët kanë zhvilluar traditat e tyre në muzikë, poezi, kërcim dhe pikturë. Muzika tradicionale rome është ndoshta pjesa më e njohur e kulturës rome. Ajo ka…

Read More