Autor: Suad Avdiu

Ky është vetëm një nga disa raste që tregojnë një rritje shqetësuese të sulmeve nga qentë endacakë në Shkup. Në të shumtën e rasteve, viktimat shpesh janë kalimtarë rasti, përfshirë të moshuar edhe fëmijë. Sulmet zakonisht ndodhin në lagje të banuara dhe në afërsi të shkollave, çka e bën situatën edhe më alarmante. Qytetarët raportojnë incidente të shpeshta në zona të ndryshme të qytetit, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë publike. “Qentë, të them të drejtën ka nga dy a tre, ja ku janë dy a tre atje tek çajtorja përballë, tha një qytetar.”Duhet të grumbullohen, pra duhet gjetur mënyrë…

Read More

Një hajdut dje paradite i ka këputur me forcë një varëse nga qafa një gruaje nga Shkupi, njoftoi policia. Incidenti ka ndodhur në një stacion autobusi në qendër të Shkupit. Më 10.04.2026 në ora 20:30 në SPB Shkup, S.M. nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 10:30, në një stacion autobusi në zonën e Qendrës në Shkup, një person me përdorim të forcës fizike ia ka marrë stolitë që ajo mbante. Po merren masa për zbardhjen e rastit, thonë nga policia.

Read More

Një akt përkujtimor në dukje i zakonshëm në Demir Kapi është shndërruar në një nga debatet më të forta politike dhe identitare në Maqedonia e Veriut, shkruan Gazeta Flaka Organizata lokale e VMRO-DPMNE vendosi lule në Kockoren në Udovë, në nderim të luftëtarëve të rënë kundër fashizmit gjatë Lufta e Dytë Botërore. Por fotografia që shoqëroi këtë akt ndryshoi gjithçka: në vendngjarje dominonin flamujt serbë. Reagimi ishte i menjëhershëm. Grupimi joformal në Facebook “Korridor 8” ngriti pyetje që tejkalojnë një ceremoni të vetme: A po instrumentalizohet historia? Kujt i shërbejnë këto simbole? Dhe ku po shkon vendi? Nga “Sërbski Svet”…

Read More

Të rinjtë deri në 23 vjeç, të punësuar në sektorin e prodhimit, do të përfitojnë mbështetje financiare prej 3000 denarësh çdo muaj. Këtë e garanton ligji i ri për shtesa rinore, e propozuar nga Ministria e Ekonomisë, e që mori dritë jeshile në seancën e fundit të Qeverisë. Sipas zëdhënëses së Qeverisë, Venera Azizi Latifi, ligji është pjesë integrale e Planit Operativ për Punësim. “Ky ligj në fakt është edhe një bazë e planit aksional të punësimit, apo planit operativ siç e njeh qytetari ndryshe, për vitin 2026. Ky plan operativ për momentin është duke u rrumbullakuar, plus vien edhe…

Read More

Më 10.04.2026, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar kanë privuar nga liria personin M.S. (38) nga Gostivari. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në një objekt hotelierik, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë dhe substancë të bardhë pluhur, ndërsa në objektin hotelierik është gjetur gjithashtu marihuanë. Më 11.04.2026, rreth orës 02:00, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Çegran kanë privuar nga liria personin U.I. (57) nga fshati Forinë, Gostivar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar substancë e bardhë pluhur dhe substancë e bardhë në formë…

Read More

Dibër, 11 prill Zhurnal.mk – Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në doganën e Bllatës, që lidh Shqipërinë me Maqedonia e Veriut. Sipas informacioneve të siguruara në terren, vargu i makinave shtrihet nga rrethrrotullimi i Maqellarës deri në Dibra e Madhe, duke kaluar mbi 10 kilometra në të dyja krahët e kufirit. Fluksi i lartë i lëvizjes vjen pasi banorët e qarkut të Dibrës janë nisur masivisht drejt shtetit fqinj për t’u furnizuar me karburant. Burime bëjnë me dije se çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut është rreth 700 lekë më i ulët për litër krahasuar me Shqipërinë, çka…

Read More

Abuzimet në rrjetet sociale janë shfaqur si kërcënimi kryesor për privatësinë e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024, thuhet në raportin vjetor të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përcjell Zhurnal.mk. Nga gjithsej 249 ankesa të paraqitura, plot 247 kanë të bëjnë me keqpërdorime në hapësirën online, duke dëshmuar se interneti dhe rrjetet sociale janë kthyer në arenën kryesore të shkeljes së të drejtave personale. Sipas raportit, rastet më të shpeshta përfshijnë profile të rreme dhe të hakuara, publikim të paautorizuar të fotografive dhe videove, si dhe keqpërdorim të të dhënave personale. Këto nuk konsiderohen më…

Read More

Shkup, 11 prill Zhurnal.mk – Nikollçe Ugrinov, zëvendësdrejtor i Postës së Maqedonisë, sonte në emisionin “Biznis 21” në TV21 tregoi në çfarë gjendjeje ndodhet sot Posta e Maqedonisë. Ugrinov tha se në vitin 2025, Posta regjistroi humbje prej 5 milionë eurosh. “Vitin 2025 e përfunduam me humbje prej rreth 5 milionë eurosh. Dhe nuk ka dallim nga viti 2024. Kjo humbje rritet nga muaji në muaj”, tha Ugrinov. Sa i përket vonesës së dërgesave, Ugrinov tha se ato nuk vonohen aq sa paraqitet në media. “Ka ankesa ditore nga rreth 10 qytetarë, ose në muaj rreth 240 ankesa”, deklaroi Ugrinov.

Read More

Shtatë parti të vogla, të cilat në zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoninë e Veriut garuan për rreth 200 vende këshilltarësh në 15 komuna, kryesisht të vogla – si Konçe ose Debërcë, nuk fituan asnjë mandat, por pavarësisht kësaj siguruan financim nga shteti për katër vitet e ardhshme. Për ta realizuar këtë atyre u duheshin shumë pak vota, për shembull 37 vota në Konçe, të cilat sipas përllogaritjeve të BIRN, sigurojnë një të ardhur vjetore prej rreth 80 mijë eurosh, transmeton Portalb.mk. Një fakt interesant në lidhje me këto zgjedhje është se të 33 partitë dhe koalicionet që morën pjesë në to…

Read More

Një tërmet me epiqendër në zonën Dellçevë – Berovë, rreth 120 kilometra në juglindje të Shkupit, është regjistruar gjatë natës në ora 00:22. Sipas të dhënave nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, tërmeti kishte magnitudë lokale prej 3.1 sipas shkallës Rihter. Sipas informacioneve të deritanishme, lëkundjet janë ndjerë nga banorët e qyteteve Pehçevë, Berovë dhe rrethinë, me intensitet prej shkallës III-IV sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Read More