Autor: Suad Avdiu

Policia njofton se janë ndaluar katër persona, të cilët sipas një denoncimi, kryenin grabitje në Parkun e Qytetit. Sipas MPB-së, të njëjtit dyshohen se u kishin marrë para disa të miturve duke i kërcënuar me thikë. “Më 11.04.2026, rreth orës 21:00, zyrtarë policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria S.A. (20), N.D. (40) dhe dy të mitur nga Shkupi, për shkak të kryerjes së veprës penale “grabitje” në afërsi të fontanës në Parkun e Qytetit në Shkup, ku nën kërcënim me thikë u kishin marrë para disa të miturve. Menjëherë pas denoncimit, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse dhe…

Read More

Një arritje e madhe për sportin shqiptar. Në një përballje jashtëzakonisht të fortë të zhvilluar në Linz të Austrisë, Lavdrim Rexhepi, kumanovari që jeton në Wels, ka arritur të fitojë titullin Kampion Europe në kick-boks. Ai mposhti kundërshtarin serb Cicmilloviq në një ndeshje spektakolare, e cila u zhvillua në një sallë të mbushur plot me tifozë, ku shumica ishin shqiptarë nga e gjithë Evropa. Performanca e tij ishte dominuese dhe plot karakter, duke treguar forcë, disiplinë dhe shpirt luftarak deri në fund. Një tjetër moment krenarie për shqiptarët në arenën ndërkombëtare.

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se pritet një ulje e çmimeve të karburanteve nga java e ardhshme, bazuar në analizat e kryera dhe lëvizjet në bursat botërore. Siç theksoi ai, sipas llogaritjeve, benzina me oktan 95 dhe 98 duhet të bëhet më e lirë me rreth 1.5 denarë për litër, ndërsa karburanti dizel pritet të ulet me rreth 2.5 denarë. Kryeministri theksoi se vendi ka sasi të mjaftueshme të naftës dhe derivateve të naftës dhe se furnizimi është i qëndrueshëm, pavarësisht rritjes së konsumit i cili, sipas tij, arrin deri në 30 për qind më shumë se mesatarja në ditë të…

Read More

Përfaqësuesit e Lëvizjes Studentore Shqiptare, Besar Sejdiu dhe Jon Selimi, kanë reaguar ashpër ndaj interpretimeve publike që, sipas tyre, po relativizojnë kërkesën legjitime të studentëve shqiptarë për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke aluduar qartë ndaj qëndrimeve të fundit të shprehura nga të tjerët në publik. Në reagimin e tij, Besar Sejdiu kërkon përgjegjësi nga të gjithë ata që dalin publikisht dhe komentojnë në emër të studentëve, duke theksuar se kauza për gjuhën shqipe nuk mund të përdoret për opinione individuale që devijojnë thelbin e kërkesës. “Lutje publike për të gjithë ata që flasin në emër të…

Read More

Besimtarët ortodoksë sot festojnë festën më të madhe të krishterë Pashkët – Ringjalljen e Krishtit. Ringjallja e Krishtit u njoftua në mesnatë në të gjithë tempujt e Kishës Ortodokse të Maqedonisë dhe sot mbahen liturgjitë e ringjalljes. Festa e Pashkëve Ortodokse shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit. Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, përcjell TV21. Ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores,…

Read More

Prof. Dr. sc. Jeton Shasivari Nuk e prisja se, një recension i imi profesional i deklaratës publike të Kryetares së Republikës Prof. Dr. sc. Siljanovska-Davkova me kërkesë të shumë studentëve nënshkrues të peticionit për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, do të shkaktojë reagime nga “burime brenda partiake” të tipit godite autorin (personin) e jo shkrimin (topin), dhe jam i kënaqur që shumë studentë më kontaktuan sërish dhe kishin kuptuar qartë thelbin e çështjes: Kryetarja e Republikës në asnjë pjesë të deklaratës së saj, nuk është kundër provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. “Përkushtimin” e atyre që sot derdhin lot…

Read More

Mbi 450 bursa shtetërore janë ndarë për studime në universitetet më prestigjioze në botë, por autoritetet kanë evidencë të qartë vetëm për rreth 100 studentë që janë kthyer dhe janë punësuar në Maqedoninë e Veriut. Pjesa tjetër mbetet jashtë radarit institucional, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ende nuk ka një pasqyrë të plotë për efektet e këtij programi milionësh, raporton Portalb.mk. Të dhënat e fundit të siguruara nga MASh tregojnë se janë ndarë 252 bursa në ciklin e parë (179 të përfunduara), 200 në ciklin e dytë (152 të përfunduara) dhe 7 në ciklin e tretë. Por, kur bëhet fjalë për rezultatin final,…

Read More

Sot moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare e ndryshueshme, ndërsa temperatura do të lëvizë nga 5 deri në 20 gradë. Temperaturat minimale të mëngjesit do të variojnë nga 2 gradë në Mavrovë deri në 8 gradë në Gjevgjeli, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të variojnë nga 14 gradë në Berovë deri në…

Read More

Partia në pushtet VMRO-DPMNE akuzon ish-kreun e LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarin aktual Venko Filipçe se duhet të përgjigjen nëse është arritur marrëveshje për përqindje nga shitja e banesave në Tetovë në rastin e biznesmenit “Daka”. Sipas VMRO-DPMNE-së, përmes ndryshimeve të planit urbanistik në Tetovë në vitin 2020, projekti është vlerësuar në rreth 200 milionë euro, ndërsa përmenden edhe pretendime për përfitime personale dhe përfshirje në audio-incizime që po qarkullojnë në publik. “Prandaj, LSDM, Zaev dhe Filipçe janë të detyruar të përgjigjen nëse është rënë dakord edhe për një përqindje nga shitja e banesave, të cilat në atë kohë ishin…

Read More

Arrestohet kumanovari për shkak se vozist në kahjen (drejtimin) e kundërt në njërin nga bulvardet e Kumanovës. Sipas Sektorit per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë, bëhet fjalë për kumanovarin 51-vjeçar i cili u kap duke lëvizir në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” (Oktomvriska Revolucija) Kumanovë, pra duke mos respektuar rregullat e trafikut. “Me datën 10 prill rreth orës 4:00 të mengjesit, policia e SPB Kumanoves e arrestoi personin me iniciale O.D. (51) nga Kumanova”, njoftoi Ministria per Pune te Brendshme (MPB). Pas dokumentimit te plotë te rastit, Policia e Kumanoves ben me dije se do te ndermerren masa ligjore qe parashihen…

Read More