Autor: Suad Avdiu

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepra penale të vazhdueshme – Kënaqja e epsheve seksuale para tjetrit (neni 190, paragrafi 3) dhe Shfaqja e materialit pornografik fëmijës (neni 193, paragrafi 1) nga Kodi Penal. ​I dyshuari 54-vjeçar, gjatë një periudhe më të gjatë kohore përgjatë viteve 2025 dhe 2026, në shtëpinë e pushimit të familjes në fshat, i ka shfaqur përmbajtje pornografike dhe është vetëkënaqur para djalit të tij 10-vjeçar, duke e detyruar edhe fëmijën që të shikojë dhe të…

Read More

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes shpalljeve publike, kërkon gjithsej 19 kandidatë që do të punësohen në këtë institucion në periudhën e ardhshme. Shpalljet janë publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë për Administratë, përcjell INA. Kërkohen persona të interesuar për pozita si: kontrollorë, referent për paraqitje dhe çregjistrime, arkivist, bashkëpunëtor për kontroll në institucionet shëndetësore, bashkëpunëtorë profesionalë, etj. Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët janë të ngjashme me ato të shumicës së vendeve në administratën shtetërore: të jenë shtetas të Maqedonisë, të njohin në mënyrë aktive gjuhën maqedonase, të jenë madhorë, të aftë për punë dhe…

Read More

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka paralajmëruar intensifikimin e takimeve me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, për të arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri, megjithëse hollësitë e këtyre takimeve nuk janë bërë të ditura. Por burime të RTV21 brenda LVV-së, thonë se bisedimet Kurti-Abdixhiku janë fokusuar jo vetëm në zgjedhjen e presidentit, por edhe në ndarjen e posteve, që përfshinë edhe kryetarin e Kuvendit. Sipas të njëjtave burime të besueshme për televizionin, në një marrëveshje të mundshme LVV-LDK, në vend të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zgjidhej nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ndërsa për presidente do…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Takimi u fokusua në marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, problematikat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të drejtat e tyre me fokus në gjuhën shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në institucione dhe nevojën e bashkimit të faktorit politik shqiptar kur bëhet fjalë për të mbrojtur çështjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të tyre. Për Presidentin Begaj: “Ligji për përfaqësimin adekuat dhe Marrëveshja e Ohrit nuk janë për diskutim, janë për zbatim!” Presidenti Begaj kërkoi angazhimin e…

Read More

LSDM gjatë periudhës së kaluar, thënë më butë, jeton sipas “Liza në botën e çudirave”. Unë më shumë këtë do ta klasifikoja si “LSDM-ja në vendin e gënjeshtrave dhe konstruksioneve”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me akuzat e LSDM-së dhe paralajmërimet për revizion të parave të dhëna nga Hungaria për telekomunikime, energjetikë dhe media. Mes tjerash, ai është shprehur i vendosur se Nëse kthehet Gruevski në Maqedoni do të shkojë në burg, trznsmeton Lideri.mk. Ai përkujtoi paralajmërimet e LSDM-së vitin e kaluar, në të cilat thoshin se shteti do të bankrotojë dhe…

Read More

LSDM shpreson se pas rënies së Orbanit në Hungari pret që të ketë ndikim edhe në mediat në Maqedoni. Nga atje thonë se qeveria e re e Hungarisë ka paralajmëruar reforma të thella në media, ku sipas LSDM-së, do të ketë ndikim edhe në Maqedoni, sepse 40% e hapësirës mediatike në vend kontrollohet nga Orbani. “Qeveria e ardhshme e Tiszës, e udhëhequr nga Peter Magyar, njoftoi një reformë të thellë të medias dhe kthimin e Hungarisë në rrugën evropiane. Maqedonia është tashmë në errësirë mediatike për shkak të medias së Orbanit, e cila kontrollon 40% të hapësirës mediatike, e cila…

Read More

Objektet e përkohshme ilegale në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, ku shiteshin bizhuteri dhe magnete për turistë, janë larguar gjatë natës. ​Nga pamjet e dërguara në redaksi, shihet se punëtorët mbrëmë kanë kryer demontimin e tezgave, me çka është pastruar hapësira në një nga hyrjet më të frekuentuara të Çarshisë. ​Kjo pjesë e Çarshisë për një kohë të gjatë ishte e mbushur me shtanda improvizuese, të cilat, sipas reagimeve të qytetarëve dhe turistëve, prishnin pamjen e hapësirës dhe pengonin lëvizjen e këmbësorëve. Njëkohësisht, përmes tyre realizohej fitim pa paguar tarifën përkatëse për një pjesë të tyre.

Read More

MPB njofton se më datë 13.04.2026, në ora 16:05, në SPB Ohër është raportuar se në rrugën “Klenoec” në Ohër, një automjet i udhëtarëve i llojit “Opel” me targa të Ohrit, i drejtuar nga Z.J. (52) nga fshati Lakoçerej i Epërm, ka përplasur këmbësorin A.N. (55) nga fshati Svinishta dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Në këtë aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special “Shën Erasmo” në Ohër. Pas masave të ndërmarra nga zyrtarët policorë të SPB Ohër, shoferi Z.J. është gjetur dhe me urdhër të prokurorit publik është privuar nga liria, ndërsa…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Pasdite në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë, ndërsa gjatë luginës së Povardarisë do të ketë erë të fortë me shpejtësi deri 60 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri 10, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 17 deri 22 gradë celsius. Deri ditën e enjte moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.

Read More

Nga partia opozitare maqedonase LSDM deklarojnë se e mirëpresin mesazhin e fituesit të zgjedhjeve në Hungari, Peter Magyar, të dhënë në konferencën e sotme për shtyp. Sipas LSDM-së, qeveria e re hungareze nuk do të ofrojë më strehim për persona që i shmangen drejtësisë. Ata theksojnë se Magyar ka deklaruar qartë se Hungaria do të ekstradojë individët që fshihen në territorin e saj, duke e përmendur drejtpërdrejt Nikola Gruevskin si kriminel. Gruevski, i cili u arratis nga drejtësia në vitin 2018, për vite me radhë ka qëndruar në Hungari nën mbrojtjen e ish-kryeministrit Viktor Orbán. Sipas LSDM-së, kjo shënon fundin…

Read More