Autor: Suad Avdiu

Rasti i Feride Demirovës, e cila ka përfituar ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur sërish opinionin publik pasi avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli në emisionin “Pretres me Landov”. Sipas tij, në këtë lëndë janë të akuzuar disa persona për organizim të lojërave të fatit pa licencë dhe pastrim parash, por ai pretendon se prokuroria duhet të vërtetojë se mjetet janë fituar në mënyrë të paligjshme. Avokati thekson se Demirova ka arsimim të kufizuar dhe nuk do të mund të organizonte e vetme aktivitete të tilla. Ai ngriti edhe akuza serioze për presion të pretenduar nga ana e…

Read More

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në “Dialog të Lajmi” u shpreh se do të ndodh takimi midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Gazetari: Pasi Ahmeti tha se nëse nuk e fton Mickoski, ky vetë do ta ftojë kryeministrin. Mbase këtë do ta bëjë në shenjë mirëkuptimi se “Mickoski është rritur me gurabija, me keksa, është i ri dhe akoma i qet buza tamël”.  E citova z. Ahmeti nga tubimi para zgjedhjeve të fundit parlamentare? Ademi: Pjesëmarrja e zotit Ahmeti në takimin e liderëve ka qenë e përgatitur, ne…

Read More

Vitet kalojnë, por koha nuk e prek madhështinë e atyre që ranë për liri. Në përvjetorin e rënies së dëshmorit të Kosharës Ismet Mustafa, kujtojmë jo vetëm sakrificën, por edhe rininë e përjetshme të tij. Ai mbeti përgjithmonë ai 29-vjeçari që zgjodhi Atdheun mbi jetën. Në krah të luftëtarëve të lirisë, nën udhëheqjen e komandantit legjendar Agim Ramadani- Katana, u shkrua historia që nuk vjetrohet kurrë. Sepse dëshmorët nuk plaken. Ata jetojnë në çdo frymëmarrje lirie, në çdo hap drejt së ardhmes. Lavdi e përjetshme!

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska deklaroi se kanë mohuar të gjitha deklaratat e rreme në lidhje me pakon e tre ligjeve për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, dhe njëra prej tyre është se autonomia e universiteteve do të hiqet. Ajo e deklaroi këtë gjatë fjalimit të saj para Qeverisë në prezantimin e sotëm të zgjidhjeve të reja ligjore. “Procesi i hartimit të ligjeve ishte plotësisht transparent. Procesi i përgatitjes së zgjidhjeve ligjore nuk ishte parimi i vitit 2018 kur ligjet u miratuan nga kabineti ministror pa debat publik”, deklaroi Janevska dhe shtoi se është e rëndësishme që…

Read More

Mësuesi i shkollës shqipe në Zvicër, Vaxhid Sejdiu, është vlerësuar me çmimin “Shqiponja e Artë” në kuadër të Samiti i IV i Diasporës, i cili u zhvillua në Tiranë. Ky çmim jepet për kontribut të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe në diasporë. Sejdiu është i njohur për punën e tij me nxënësit shqiptarë në Zvicër, ku ka kontribuar në mësimin dhe përhapjen e kulturës shqiptare. Ceremonia e ndarjes së çmimeve mblodhi figura të ndryshme të diasporës shqiptare nga shumë vende të botës, duke vlerësuar individët që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Read More

BDI në një njoftim për media ka reaguar në lidhje me pagesën që ish-kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani e merr nga Komuna e Çairit. Nga BDI thonë se Ramadani as as nuk jeton në Çair, as nuk është taksapagues i Çairit, as nuk ka lidhje me nevojat reale të qytetarëve të Çairit. “Megjithatë, nga buxheti i qytetarëve të Çairit paguhet rregullisht një aktivist partiak, ndërsa edukatoret dhe mësimdhënëset në çerdhet e Çairit kanë mbetur gjashtë muaj pa pagesën prej vetëm 100 eurosh dhe po largohen një nga një nga vendet e punës. Ky është realiteti që…

Read More

Të gjitha sugjerimet që zënë vend, janë të arsyeshme, ministria e Arsimit dhe Shkencës ka treguar mjaftë kujdes që të mos jetë vesh i shurdhur ndaj sugjerimeve që i kanë dhënë universitetet, tha në “Click Plus” zv. ministri i arsimit Driton Sulejmani në lidhje me debatin për Ligjin për arsimin e lartë. Sulejmani tha se qëllimi është që përmes këtij ligji të sigurohet cilësia në arsim e lartë, duke besuar se një pjesë e konsiderueshme e sugjerimeve do të merren parasysh duke theksuar se jo të gjitha, pasi sipas tij, edhe ministria e Arsimit ka politikat arsimore. Sulejmani bëri të…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri 12, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 17 deri 23 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm/Telegrafi/

Read More

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me Ministrin për pajtim, bashkëpunim rajonal dhe stabilitet shoqëror, Usame Zukorlić. “Gjatë takimit zyrtar me Ministrin për pajtim, bashkëpunim rajonal dhe stabilitet shoqëror, Usame Zukorlić, zhvilluam një diskutim konstruktiv mbi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit shoqëror dhe avancimit të bashkëpunimit rajonal. Në këtë kontekst, u theksua nevoja për forcimin e dialogut ndërinstitucional dhe identifikimin e mundësive konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, me synim promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon”, ka shkruar zv/kryeministri Sali.

Read More

Pasagjerët në disa aeroporte evropiane po përballen me pritje deri në tre orë në kontrollet kufitare për shkak të Sistemit të ri të Hyrjeve/Daljeve (EES) të Bashkimit Evropian. Zyrtarët e aeroportit po paralajmërojnë se situata do të bëhet e padurueshme me afrimin e sezonit të verës, raporton The Guardian. Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI) raportoi radhë të gjata me orë të tëra në aeroportet në Francë, Gjermani, Belgjikë, Itali, Spanjë dhe Greqi. Olivier Jankovec, drejtor i degës evropiane të ACI-t, i tha Financial Times: “Kjo situatë në javët e ardhshme, dhe veçanërisht gjatë sezonit kulmor të verës, do të jetë thjesht…

Read More