Autor: Suad Avdiu

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot nga komuna e Ilindenit, duke u përgjigjur pyetjeve gazetareske në lidhje me karburantet, tha se janë përmbushur kushtet për të ulur akcizën për naftën me 4 denarë, dhe për benzinën me 2 denarë për litër. Një seancë qeveritare është caktuar për nesër në orën 11:00 për të miratuar masa për t’u mbrojtur nga rritja e çmimeve të karburanteve. Tregu i naftës u mbyll të enjten për shkak të festave të Pashkëve dhe llogaritjet tona tregojnë se nafta duhej të ishte rritur me rreth 7 denarë, ndërsa benzina me 1.5 deri në 2 denarë. Me ndryshimin e…

Read More

Sportistët e Shkupit do të kenë mundësi deri më 22 prill të shfrytëzojnë Thirrjen Publike për ndarjen e mjeteve financiare për programe, projekte, aktivitete programore dhe manifestime në fushën e sportit me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2026. Afati për aplikim është deri më 22 prill, transmeton Portalb.mk. “Të drejtë për pjesëmarrje në Thirrjen publike kanë klube sportive, shoqata sportive, institucione sportive, të regjistruar në Regjistrin Qendror me seli në qytetin e Shkupit, të cilët i plotësojnë kriteret e Rregulloreve dhe kanë depozituar dokumentacionin e nevojshëm”, thuhet në Konkurs. Në këtë Thirrje do të mbështeten manifestime sportive tradicionale,…

Read More

LSDM sot ka reaguar pas humbjes së zgjedhjeve të Viktor Orbanit në Hungari. Nga atje thonë se qytetarët e Hungarisë e kanë thënë me zë të lartë dhe qartë: “MJAFT autokracia”, “Pas 16 vitesh sundimi të Viktor Orban, regjimi i tij jodemokratik ka rënë. Në zgjedhjet historike parlamentare, Tisza, e udhëhequr nga Peter Magyar, arriti një fitore bindëse. Kjo nuk është vetëm një fitore për një parti. Kjo është një fitore për demokracinë mbi autokracinë, për Evropën mbi ndikimin rus dhe kinez, dhe për sundimin e ligjit mbi korrupsionin. Organizata kriminale e VMRO-DPMNE ka mbetur pa aleatin e saj të…

Read More

Shkup, 13 prill, Zhurnal.mk –  “Regjimi jodemokratik i Orbanit ra, pikërisht ashtu siç kemi paralajmëruar muaj më parë. Organizata kriminale VMRO mbetet pa aleatin e saj të vetëm në BE. Nuk ka më fshehje për Gruevskin në Budapest, e as kombinime biznesi”, shkroi në rrjetin social X lideri i opozitës maqedonase (LSDM), Venko Filipçe, pasi partia opozitare “Tisa” e Peter Magyar fitoi zgjedhjet parlamentare në Hungari. “Sonte Hungaria tha mjaft është.” Kështu e përshkroi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, rezultatin e zgjedhjeve të sotme parlamentare në Hungari. Në postimin e tij, Filipçe porositi prerë: nuk ka më fshehje për Gruevskin në Budapest.…

Read More

Ambasadorja izraelite në Maqedoni, Vivian Eisen, publikoi një video të përpjekjes për t’i vënë flakën sinagogës në Shkup. Në video shihen dy persona që kërcejnë mbi një gardh dhe i afrohen hyrjes së ndërtesës. Pastaj ata spërkasin lëng të ndezshëm, pastaj hedhin një pishtar dhe ndezin zjarr. “Një incident thellësisht shqetësues antisemit në Maqedoninë e Veriut, i pari që nga viti 1945, godet vetë vlerat e bashkëjetesës që komuniteti hebre i vlerëson. Unë mbështes komunitetin dhe u bëj thirrje autoriteteve të vendit të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë”, tha ambasadori Eisen, i cili gjithashtu postoi videon në platformën X.

Read More

Shkup, 13 prill, Zhurnal.mk – Pas Kuvendit Zgjedhor te PDSh-se Dega Saraj, krert e PDSh-se kane keshuar kumtese per opinion. Ja kumtesa partiake: “Në kuadër të procesit të ristrukturimit dhe fuqizimit të organizimit të brendshëm, Partia Demokratike Shqiptare zhvilloi Kuvendin Zgjedhor të Degës në Saraj. Me mbështetje unanime, për kryetar të Degës u zgjodh z. Ylber Çilafi, ndërsa njëkohësisht u formua edhe kryesia e re, e cila do të angazhohet në realizimin e prioriteteve dhe forcimin e mëtejshëm të degës. Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i partisë, z. Menduh Thaçi, i cili theksoi rëndësinë e unitetit dhe angazhimit konkret për…

Read More

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të moderuara. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende herë pas here do të jetë më e fuqishme nga drejtimi juglindor. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të moderuara, me erë mesatare deri të fuqishme nga drejtimi juglindor. Sipas njoftimeve nga DPHM, nga nesër deri të enjten moti do të jetë i ndryshueshëm, me reshje të përkohshme lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 21 gradë Celsius./Alsat.mk.

Read More

Dy persona nga Shkupi janë arrestuar nën dyshime se kanë grabitur një grua në urën “Goce Delçev” në Shkup. Sipas njoftimit të Policisë, stolitë e grabitura janë gjetur te personat në fjalë. “Më 11.04.2026 rreth orës 15:30, zyrtarë policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup (SPB- Shkup) privuan nga liria A.M. (39) dhe A.S. (28), të dy nga Shkupi, pas një kallëzimi të mëparshëm nga një grua 74-vjeçare nga Shkupi. Ajo kishte raportuar se rreth orës 13:05, në urën “Goce Delçev” në Shkup, ata i kishin marrë me forcë stolitë personale që ajo kishte me vete. Sendet e…

Read More

MPB njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria pesë vozitës për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, dy (në Kumanovë dhe në Dibër) kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, një shofer në autostradën “Miqësia” ka drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa dy të tjerë (në Kërçovë dhe në Çashkë) kanë drejtuar automjet me ndalim aktiv për drejtim. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse. “U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe…

Read More

Shkup, 12 prill, Zhurnal.mk – Ish-diplomati Muhamed Halili ka goditur ashpër BDI-në dhe koalicionin e saj në një kolumnë të titulluar “EPSTEIN-at e politikave shqiptare”. Ai ka akuzuar se protesta e studentëve të drejtësisë për të drejtën e provimit në gjuhën shqipe, e cila sipas Kushtetutës dhe Ligjit për gjuhët është legjitime, është keqpërdorur nga funksionarë të BDI-së dhe AKI-së. Halili shkruan se në vend që të jenë mirënjohës për kontributin e shqiptarëve, disa ministra e deputetë të BDI-së kanë treguar sjellje të padenjë dhe pa moral, duke e kthyer protestën në një shfaqje të turpit politik. Ai kujton se gjatë…

Read More