Autor: Suad Avdiu
Çmimet e naftës kanë shënuar një rënie të mprehtë pasi u shfaqën sinjale se Shtetet e Bashkuara dhe Irani mund të vazhdojnë negociatat në periudhën e ardhshme. Nafta u ul për më shumë se 4.3 për qind, duke arritur rreth 95 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane shënoi një rënie edhe më të madhe, gati 7 për qind, duke rënë nën 92 dollarë për fuçi. Konflikti në Lindjen e Mesme ka dëmtuar infrastrukturën energjetike dhe ka kufizuar seriozisht trafikun nëpër Ngushticën e Hormuzit, ndërsa të dhënat nga OPEC-ut tregojnë se prodhimi në mars është ulur me 7.9 milionë fuçi në…
Video ku Stojançe e rrah dhe e keqtrajton Ivanën tashmë të ndjerë, u prezantuan në seancën gjyqësore ku ai akuzohet për dhunë dhe nxitje të vetëvrasjes. Vetëm disa orë para vdekjes tragjike të Ivanës, Stojançe e kishte rrahur para Gjykatës Penale në Shkup, në dy raste ka ardhur policia, ka biseduar me ta dhe është larguar. Në pamje është i pranishëm edhe dëshmitari Martin Sazdov. Sipas avokates së familjes së Ivanës, Neda Çallovska, që ky rast të jetë i plotë duhet të kërkohet përgjegjësi edhe nga policia, e cila sipas saj nuk ka vepruar siç duhet. “Prandaj dua të theksoj…
-Në dy vitet që jam drejtor, rroga është vonuar vetëm një muaj dhe në kohën që e parasheh ligji nga data 1 deri në datën 15 ne ju kemi vonuar një ditë, në datën 16 iu kemi dhënë rrogat. Jemi duke u stabilizuar! Në të kaluarën ka qenë problematike se nga 2-3 muaj s’kanë marrë rroga, theksoi Orhan Kurtishi, drejtori i postës së RMV-së. Posta e Maqedonisë pajiset me 100 automjete të reja, por mosha mesatare e të punësuarve është 55 vjeç. Mungesa automjeteve dhe e postierëve në terren në të kaluarën ka bërë që 600 mijë dërgesa të mbeteshin…
Ka shkuar në nëntë numri i të vdekurve nga sulmi që ndodhi në shkollën e mesme “Ayser Calik” në Turqi, ku tetë prej viktimave janë nxënës dhe njëri mësues. Si pasojë e këtij sulmi janë plagosur edhe 13 persona të tjerë. Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Brendshëm turk Mustafa Çiftçi i cili bëri të ditur se gjashtë prej tyre janë në kujdes intensiv dhe tre janë në gjendje kritike. “Si pasojë e këtij incidenti, për fat të keq kemi humbur 9 persona. Tetë prej tyre ishin nxënës dhe një ishte mësues. Përveç kësaj, 13 persona u plagosën. Gjashtë…
Shkup, 15 prill – Rishfaqjet e njëpasnjëshme të ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani, përkrah liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, po lexohen gjithnjë e më shumë si sinjale politike dhe jo thjesht si pjesëmarrje protokollare në aktivitete publike. Në një moment kur raportet brenda koalicionit “VLEN” janë të tensionuara dhe pozicioni i Limanit në Qeveri shihet si i lëkundur, çdo dalje e përbashkët me Ahmetin ushqen dilema për një ripozicionim të mundshëm politik. Në këtë kontekst, paraqitja e tyre në Tiranë, nën organizimin e kryeministrit Edi Rama, merr peshë përtej simbolikës së një samiti, duke ngritur pyetje nëse kemi…
Sot kisha kënaqësinë të pres në takim regjisorin Ibër Deari, njoftoi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pas takimit me regjisorin nga Kumanova (Sllupçani), Ibër Deari. ‘Gjatë këtij takimi zhvilluam një bisedë frymëzuese rreth filmit dhe artit, si dhe rolit të tyre në pasqyrimin e realitetit dhe në zhvillimin kulturor të shoqërisë sonë në përgjithësi. Diskutuam edhe për sfidat dhe mundësitë që kanë artistët në vendin tonë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së tyre dhe projekteve kreative që promovojnë vlerat tona kulturore. Takime e tilla janë gjithmonë një mundësi e mirë për të shkëmbyer ide dhe për të nxitur…
Enti Shtetëror i Statistikave njofton se në muajin shkurt është rritur numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas njoftimeve të ESHS-së, në shkurt 2026, 48.654 turistë kaluan 94.652 netë. Për më tepër, në muajin e përmendur, nga numri i përgjithshëm i turistëve, 32.6 përqind ishin turistë vendas, ndërsa 67.4 përqind ishin turistë të huaj. “Numri i netëve të kaluara në shkurt 2026 ishte 94.652, nga të cilat 38.1 përqind ishin turistë vendas dhe 61.9 përqind ishin turistë të huaj. Në periudhën janar – shkurt 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i turistëve u…
Etem Xheladini Kujt duhet t’i besohet sot, politikëbërsve shqiptarë pjesëmarrës për 35 vite në pushtet, të cilët me një pompozitet të përsëritur deklarojnë se gjuha shqipe është e paprekshme dhe e garantuar institucionalisht, apo realitetit konkret që dëshmon të kundërtën. Ngjarjet e fundit, të shënuara gjatë përvjetorëve dhe eventeve të organizuara nga institucionet shtetërore, e kanë nxjerrë në pah këtë kontradiktë në mënyrë të qartë, madje alarmante. Në këto manifestime zyrtare, të konceptuara për të reflektuar përfaqësimin dhe dinjitetin institucional, është evidentuar një mungesë pothuajse totale e përdorimit të gjuhës shqipe në materiale, mbishkrime dhe në komunikimin publik të ngjarjeve.…
Ish kryeministri Nikolla Gruevski aktualisht është i dënuar vetëm për dy vepra penale, “Shuplakat në Komunën Qendër” për të cilën ka vendim të plotfuqishëm 18 muaj burg efektiv dhe vepra tjetër “Parcelat në Vodno” për të cilën Gruevski është dënuar me 9 vjet burg. Megjithëse se në fuqi ka mbi 10 vjet burg për t’i vuajtur, kthimi i tij në Shkup nuk duket i pamundur. Vepra “Shuplakat në Komunën Qendër” vjetërsohet më 10 shtator 2027, ndërsa për “Parcelat në Vodno” për shkak të dënimit në mungesë, Gruevski ka të drejtë të kërkon përsëritje të procedurës dhe të njëjtën ta ndjek…
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i prof.dr. Halim Hydës, me titull “Diplomacia, nga teoria në praktikë”, një vepër që sjell një trajtim të thelluar teorik dhe praktik mbi zhvillimin, rolin dhe sfidat e diplomacisë bashkëkohore. Libri përfaqëson një ndërthurje të përvojës së gjatë profesionale të autorit në shërbimin diplomatik me analizën akademike të diplomacisë si disiplinë shkencore dhe instrument kyç në marrëdhëniet ndërkombëtare. Përmes kësaj vepre, Prof. Hyda hedh dritë mbi evolucionin historik të diplomacisë, duke e trajtuar atë si art negocimi, por edhe si mekanizëm shtetëror që përshtatet vazhdimisht me realitetet e reja gjeopolitike. Autori…
