Autor: Suad Avdiu
Shkup, 16 prill – Qarkullimi në industri, në përgjithësi, është rritur për 1,6 për qind në shkurt të këtij viti, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, kumtoi Enti shtetëror i statistikave. Ndikim më të madh ndaj rritjes së qarkullimit të përgjithshëm në industri në shkurt 2026, në krahasim me shkurtin 2025, kanë grupet: Prodhim i peodukteve ushqimore me 3.1 për qind, Prodhimi i pajisjes elektrike me 4.2 për qind dhe Prodhimi i makinave dhe pajisjeve, të papërmendura në një vend tjetër me 17.7 për qind. Qarkullimit në industri, në përgjithësi, gjatë muajit shkurt të vitit 2026, krahasuar me periudhën…
Familjarët e të dënuarit Enver Hoxha i njohur si pjesë e Grupit të Kumanovës, kanë ngritur shqetësime për bastisje dhe veprime të vandale sot në qelinë e tij në Burgun e Idrizovës, duke kërkuar reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse, përcjell INA. Ata bëjnë të ditur se rasti është njoftuar në Ambasadën Gjermane, pasi që Enveri është shtetas gjerman, te avokatët e tij dhe Avokati i Popullit, me qëllim që të hetohet dhe të sigurohet mbrojtja e të drejtave të tij. Ish-pjestari i UÇK-së, Enver Hoxha ishte pjesë e grupit të dënuar për “Rastin Kumanova” të vitit 2015 dhe ndodhet në…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj propozim-ligjit të ri për arsimin e lartë, duke deklaruar se e refuzon kategorikisht atë, pasi sipas partisë, ky draft nuk sjell reformë reale, por hap rrugë për goditje të reja ndaj universiteteve shqiptare në vend. “ASH vlerëson se ligji i propozuar nuk ndërtohet mbi parimet e barazisë, meritës dhe zhvillimit, por mbi “padrejtësi, kontroll dhe kalkulim politik”, prek drejtpërdrejt financimin, vendet e punës, doktoratat dhe meritokracinë në institucionet e arsimit të lartë. Një nga kërkesat kryesore të Aleancës është që diplomat dhe të gjitha dokumentet universitare të lëshohen edhe në gjuhën shqipe, në…
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan e priti presidenten Gordana Siljanovska-Davkova në Zyrën Presidenciale në Dolmabahçe me një ceremoni zyrtare, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Presidencës turke, dy liderët prezantuan delegacionet e tyre dhe më pas zhvilluan një takim. Në takim morën pjesë edhe kreu i shërbimit inteligjent turk (MIT), İbrahim Kalın, drejtori i komunikimeve të Presidencës, Burhanettin Duran, si dhe këshilltari kryesor për politikë të jashtme dhe siguri i presidentit, Akif Çagatay Kılıç. Photo: Ak Parti
Më datë 15.04.2026, rreth orës 22:10, në SPB Shkup, personi me iniciale K.K.L. nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 17:00 është sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në një klasë të një shkolle fillore në zonën e komunës së Aerodromit, derisa denoncuesja së bashku me një koleg tjetër po mbanin mbledhje me prindër. Sulmi fizik ndaj mësueses është kryer nga M.M.G. nga Shkupi, e cila është prind (nëna) e një nxënësi të asaj shkolle. Policia po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.
Ali Ahmeti ka bërë thirrje të fortë për angazhimin e të rinjve, duke e cilësuar Akademinë Politike të Bashkimit Demokratik për Integrim si një projekt strategjik për të ardhmen e vendit dhe të shqiptarëve në rajon. Në një mesazh motivues, Ahmeti theksoi se të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja, por bartësit e drejtpërdrejtë të vazhdimësisë së vizionit shtetformues dhe kombëtar. Sipas tij, investimi në edukimin dhe formimin politik të tyre është detyrim dhe jo zgjedhje. Ai nënvizoi se Akademia Politike e BDI-së përfaqëson një investim konkret në brezat që do të udhëheqin nesër, duke ofruar një program të strukturuar…
Nga Kumanova në Zvicra, një rrugëtim i gjatë, i mbushur me sfida, sakrifica dhe suksese. Kjo është historia e Irfan Kadriji i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Lyz të Bernit. I larguar nga vendlindja që në moshën 17-vjeçare, ai nisi një jetë të re në mërgim, me shumë ëndrra dhe sfida. Sot, falë punës së palodhshme dhe përkushtimit, Irfani është një biznesmen i suksesshëm, duke menaxhuar tre biznese të frekuentuara – dy kafiteri dhe një piceri, ku çdo ditë mirëpriten klientë nga vende të ndryshme. Por, përtej suksesit, zemra e tij mbetet e lidhur fort me vendlindjen. Me…
Ministria e Punëve të Brendshme ka demantuar pretendimet për mungesë të formularëve për patentë shoferi, duke theksuar se institucioni ka rezerva të mjaftueshme për tre vitet e ardhshme, përcjell TV21. Sipas MPB-së, nuk ka asnjë mungesë dhe procesi i marrjes së patentë shoferit po zhvillohet normalisht. “Ministria e Punëve të Brendshme i demanton ashpër dezinformatat e publikuara në rrjetet sociale për një mungesë të pretenduar të formularëve për leje drejtimi. Për opinionin publik bëhet e ditur se nuk ka asnjë mungesë, përkundrazi, MPB ka siguruar rezerva që janë të mjaftueshme për tre vitet e ardhshme. Termini për fotografimin e qytetarëve…
Në kuadër të emisionit “Diaspora” në Televizionin News, vjen rrëfimi jetësor i Fatmir Ibrahimi, me origjinë nga fshati Opajë, i cili prej 48 vitesh jeton dhe vepron në Zvicër. Historia e tij është një pasqyrë e qartë e rrugëtimit të shumë mërgimtarëve shqiptarë, të cilët u detyruan të largohen nga vendlindja në kërkim të një jete më të mirë. IbrahimI kujton vitet e para të largimit si ndër më të vështirat, të shoqëruara me sfida të shumta, punë të rënda dhe përpjekje të vazhdueshme për t’u integruar në një vend të huaj. Megjithatë, me përkushtim dhe punë të palodhur, ai…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kreu 1.221 inspektime të jashtëzakonshme përpara festave të Pashkëve, duke vendosur gjoba në shumën mbi 19.000 euro në ekuivalentin e denarit. Siç raportohet nga AUV, u shkatërruan më shumë se 272 kilogramë ushqim të pasigurt, shumica e të cilëve me origjinë shtazore. Përveç kësaj, mbi 40 ton vezë të pasigurta me origjinë nga Serbia, të cilat u penguan të hynin në treg, u shkatërruan pa rrezik në deponinë e Drisllës. “Për mospërputhjet e identifikuara, u morën 35 vendime për eliminimin e tyre dhe u lëshuan gjashtë paralajmërime”, njoftojnë nga AUV. Kontrollet zbuluan një sërë…
