Autor: Suad Avdiu

Bashkimi Evropian nga 10 korriku 2027 do të vendosë një rregull të ri me të cilin kufizohen pagesat me para në dorë deri në maksimum 10.000 euro në të gjitha vendet anëtare, përcjell TV21. Rregullorja e re do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në blerjen e automjeteve, pasi një pjesë e madhe e transaksioneve, veçanërisht për automjetet e përdorura, deri tani shpesh janë kryer me para në dorë. Sipas rregullave të reja, të gjitha pagesat mbi 10.000 euro do të duhet të realizohen përmes transferit bankar, kreditit ose mënyrave të tjera pa para në dorë. Nuk lejohet as shmangia e…

Read More

Ansambli Muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Tetovë ka paraqitur zyrtarisht vërejtjet ndaj Draft Strategjisë për Zhvillimin e Kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2026–2030, ku mes tjerash thuhet se ky Ansambël funksionon me kapacitete të kufizuara dhe nuk e përjashton racionalizimin e tij, raporton Portalb.mk. Tekstin e strategjisë sipas të cilës Ansambli i Tetovës ka “kapacitet të kufizuar hapësinor për veprim, me dy persona të punësuar”, për çka si zgjidhje Strategjia parasheh se “në periudhën e ardhshme pesëvjeçare do të racionalizohet rrjeti i institucioneve kombëtare”, nga Anambli Muzikor e konsiderojnë se nuk e pasqyron gjendjen reale dhe…

Read More

Nga VLEN thonë se “është për të ardhur keq të shihet se si BDI po përpëlitet në baltën e vet”. Nga VLEN theksojnë se për 20 vjet me radhë sa ishte pjesë e pushtetit, përtej populizmit bosh, të ashtuquajturat arritje të tyre për shqiptarët nuk patën kurrëfarë peshe reale politike. “Tani po dalin në shesh të gjitha manipulimet e tyre. Në vend që në mënyrë sistematike dhe afatgjatë të zgjidhnin çështjet për të drejtat e shqiptarëve, ata na lanë trashëgimi mjete të mangëta e gjysmake, që në thelb shërbyen vetëm si mbulesë për pasurimin kriminal të funksionarëve të BDI-së”. “Është…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe reshje shiu, të cilat më të dendura do të jenë në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri 9, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri 21 gradë celsius. Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu.

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se SHBA-të po e zgjasin armëpushimin me Iranin me kërkesë të Pakistanit, ndërsa pret një propozim të unifikuar nga Irani. Në një postim në Truth Social, ai thotë se armëpushimi do të zgjatet “derisa të paraqitet propozimi i tyre dhe të përfundojnë diskutimet, në një mënyrë ose në një tjetër”. Më parë, Trump tha se armëpushimi do të përfundonte “të mërkurën në mbrëmje sipas kohës së Uashingtonit”, megjithëse nuk dha një kohë specifike. Ministri i informacionit i Pakistanit tha se armëpushimi do të përfundojë në orën 4:50 të mëngjesit sipas orës pakistaneze…

Read More

Një lajm i hidhur ka vjen sot nga komuna e Vrapçishtit, ku në një aksident tragjik në vendin e punës ka humbur jetën Imer Ameti nga Tetova, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. ​Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Gradec, ku gjatë angazhimit në një objekt ndërtimi, ish-luftëtari u godit fatalisht nga rrëzimi i një krani. Përkundër përpjekjeve, plagët e marra rezultuan të papërballueshme për të.

Read More

Pagat në Zvicër kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke bërë që një pjesë më e madhe e të ardhurave të mbetet në dispozicion të qytetarëve. Sipas të dhënave të Federal Statistical Office (FSO), pagat nominale janë rritur mesatarisht me 1.8%, ndërsa pagat reale kanë shënuar një rritje prej 1.6%. Kjo do të thotë se fuqia blerëse e qytetarëve është rritur për të dytin vit radhazi, në një periudhë kur inflacioni mbetet i ulët, në vetëm 0.2%. Sipas statistikave, kjo është rritja më e fortë e pagave reale që nga viti 2009, duke tejkaluar edhe rritjet e regjistruara…

Read More

Prej i vogël jam mësuar në rrethana multietnike, kemi luajtur nëpër xhami. Pasi përfundoi fakultetin, shkoi në Norvegji si pjesë e një nisme, ku ishin mbledhur njerëz nga ish-Jugosllavia për të diskutuar për kohërat e luftës. Këtu Aleksandar Petkovski e gjeti frymëzimin për të mësuar gjuhën shqipe. “Ndryshe nga shqiptarët të cilët kanë mbështetje institucionale, që ta mësosh gjuhën maqedonase në shkollën fillore, në shkollën e mesme, ne si maqedonas nuk kemi mundësi”, tha Aleksandar Petkovski, dekan i fakultetit juridik në UNT. -Ju ku e mësuat? “Unë e kam mësuar në klasa private, kam shkuar 4 vite, në vitin 2001…

Read More

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor rrezikojnë të humbasin së bashku më shumë se 700 milionë euro nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian (BE) deri në mesin e këtij viti për shkak të dështimit në zbatimin e reformave, paralajmëroi Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Koss. Nga këto 700 milionë, humbja e mundshme për Maqedoninë do të ishte 49.2 milionë euro. “Javën e kaluar, u shkrova autoriteteve në rajon për të përshpejtuar reformat, përndryshe qytetarët e tyre do të humbasin. Plani i Rritjes është rreptësisht i bazuar në rezultate dhe i kufizuar në kohë. Aktualisht, mbi 700 milionë euro janë…

Read More