Autor: Suad Avdiu

Në Maqedoni nuk ka qull të kontestuar HiPP me karrota dhe patate, njoftoi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. “Deri më sot, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) nuk ka marrë njoftim përmes Sistemit të Alarmit të Shpejtë të Bashkimit Evropian (RASSF) se një produkt i pasigurt ushqimor për fëmijë HiPP (paketë 190 gramëshe në kavanoz qelqi me aromë karote dhe patate) është vendosur në tregun e Maqedonisë, i cili është subjekt i tërheqjes dhe hetimit në Austri dhe disa vende evropiane”, thuhet në njoftim. Agjencia thotë se po e monitoron situatën dhe do të reagojë në kohën e duhur nëse…

Read More

Më 22.04.2026 në ora 02:20 në një fshat të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria T.M.(43), duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij 41-vjeçare. Gjatë ndërmarrjes së masave dhe alkooltestimit të kryer, është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,68 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzim përkatës.

Read More

Albulena Uka, e lindur në Bajgorë të Mitrovicës dhe mbesë e heroit Mehe Uka, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka përfunduar me rezultate të larta dhe tashmë është zyrtarisht avokate në New York, SHBA. “Sot u betova në Kushtetutën e SHBA-së se do ta ushtroj profesionin tim me integritet. Është një nder i madh dhe një përgjegjësi edhe më e madhe”, ka deklaruar Uka. Më herët, ajo ka qenë asistente në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, ku ka kontribuar në përgatitjen akademike të shumë studentëve. Suksesi i saj po konsiderohet një frymëzim…

Read More

Kamioni me traga të Kosovës ka dal nga autosrada, me ç’rast është rrokukullisur në kanalin përreth autostradës. Me këtë rast dy persona janë lënduar, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Sipas tyre, aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 6:30, kur në MPB ishte denoncuar rasti për rrokullisjen e kamionit të tipit “Mercedes” me targa të Kosovës, dikur rreth 1000 metra nga kthesa e autostradës për në drejtim të Bllacës.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar mundësinë e shkuarjes vazhdimisht në zgjedhje të reja parlamentare, në rast të pamundësisë për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës, përcjell TV21. Sipas tij, zgjedhjet e reja në këtë situatë nuk do të sillnin zgjidhje afatgjatë, por do të krijonin një cikël të përsëritur krizash politike. Kurti gjithashtu ka paralajmëruar për pasojat financiare që mund të sjellin zgjedhjet e reja. “Nëse shkojmë në zgjedhje të reja, ato kushtojnë së paku 10 milionë euro për organizim nga KQZ-ja. Nëse shkojmë në zgjedhje të reja, për shkak se nuk do të funksionojë Kuvendi i…

Read More

MPB njofton se më 21.04.2026 në ora 17:00 në Stacionin Policor të Gallatës është denoncuar se në fshatin Gradec të Gostivarit, gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një shtëpi private, ka ndërruar jetë I.A.(48) nga Tetova. Sipas denoncimit, gjatë përpjekjes për të zhbllokuar një kabllo të bllokuar të kranit, ka ardhur deri te thyerja e një pjese metalike të konstruksionit, e cila e ka goditur I.A. në pjesën e kokës. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i DPB Gostivar. Me urdhër të prokurorit, trupi është…

Read More

Nisja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt misionit ndërkombëtar në Gaza nuk do të varet drejtpërdrejt nga institucionet e Kosovës, por nga vendimmarrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga gjenerali i Forcës Stabilizuese që do të jetë amerikan dhe pritet ta udhëheq operacionin. Gjenerali amerikan pritet të përcaktojë kohën e nisjes, mënyrën e angazhimit dhe kohëzgjatjen e misionit, në përputhje me planifikimet operative në terren. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova, ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati. Sipas tij, mbështetja logjistike për këtë mision pritet të sigurohet nga SHBA-ja, pasi kapacitetet për transport dhe organizim…

Read More

Kumanovë – Një nxënës 10-vjeçar nxënës i klasës së pestë është sulmuar dje nga qentë endacakë brenda oborrit të shkollës fillore “Toli Zordumis”,në Kumanovë duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e nxënësve. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:45, gjatë pushimit të madh. Sipas informacioneve tre qen endacakë kanë sulmuar nxënësin e klasës së pestë me inicialet K.S., duke shkaktuar panik te nxënësit dhe personeli i shkollës. Pas incidentit, fëmija është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa rasti është denoncuar në polici nga prindi i tij. Familja kërkon reagim urgjent nga institucionet kompetente dhe ndërmarrjen e masave konkrete për largimin…

Read More

Kuvendi i RMV-së do të mbajë seancën e 98-të, me disa pika në rend të ditës, përfshirë një projekt-amendament legjislativ të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, duke ndjekur një procedurë të shkurtuar, e cila krijon kushte për eliminimin e arsyeve objektive për krijimin e modelit qeveritar kalimtar, ose teknik. Zgjidhja e propozuar ligjore, me zbatimin e saj të vonuar, siç thuhet në shpjegimin nga propozuesi – Qeveria, synon të sigurojë stabilitet, siguri ligjore dhe mbrojtje të interesit publik të qytetarëve përmes një përfundimi të plotë dhe konsistent të reformave të nisura. “Për shkak të nevojës për përdorim racional…

Read More

Në përputhje me Ligjin e ri për arsim të mesëm, këtë vit maturantët do t’i nënshtrohen tre llojeve të provimeve përfundimtare: maturës shtetërore, maturës shtetërore profesionale dhe maturës shtetërore artistike. Sipas kalendarit të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), provimet eksterne për maturën shtetërore 2025/2026 do të zhvillohen në dy termine kryesore. Më 6 qershor, gjimnazistët do t’i nënshtrohen testimit në një nga lëndët me zgjedhje: gjuhë angleze, frënge, gjermane, ruse, italiane, matematikë apo histori. Ndërsa më 11 qershor, ata do të japin provimin në gjuhë dhe letërsi amtare – maqedonase, shqipe, turke apo serbe. Për nxënësit e shkollave profesionale, provimi…

Read More